Dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se tani është momenti kyç për zhvillimin e ardhshëm të Serbisë, sidomos për aspiratat e saj për anëtarësim në BE
BEOGRAD – Normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm, jo vetëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) por edhe për stabilitetin dhe përparimin e popujve të rajonit, u pajtuan sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Mattew Palmer.
Siç bën të ditur presidenca serbe, dy bashkëbiseduesit, në një bisedë të hapur edhe krahas dallimeve mbi Kosovën, kanë rënë dakord mbi rëndësinë që ka normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Vuçiç dhe Palmer, thuhet më tej, janë pajtuar se tani është momenti kyç për zhvillimin e ardhshëm të Serbisë, sidomos për aspiratat e saj për anëtarësim në BE.
Zyrtari amerikan ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Serbinë, në përpjekjet e kësaj të fundit për aderim në BE.
Presidenti serb dhe zyrtari amerikan theksuan edhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, dhe ranë dakord se ato kontribuojnë drejt një stabiliteti.
Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, premtoi ndihmën e vazhdueshme amerikane për dialogun Prishtinë-Beograd me ndërmjetësim të BE-së, ndërsa me Vuçiçin u pajtuan se bisedimet dashamirëse dhe zbatimi i plotë i marëveshjeve të arritura janë çelësi i zgjidhjes. aa
Komentet