VOAL

VOAL

Vritet një gazetar në Afganistan

January 31, 2016

Komentet

U ftua të merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit si president, Netanyahu anulon papritur pjesëmarrjen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, raportoi të enjten The Times of Israel, duke cituar ndihmësin e lartë të kryeministrit.

Trump do të betohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i SHBA më 20 janar në Kapitol në Uashington, DC. Udhëheqësi izraelit pritej të merrte pjesë në këtë ngjarje.

Ndihmësi i lartë i Netanyahut nuk dha detaje se pse u anulua udhëtimi. Megjithatë, disa raporte të mediave cituan operacionin e fundit të kryeministrit izraelit në prostatë , duke pretenduar se Netanyahu ishte këshilluar të pushonte pas trajtimit mjekësor.

Udhëtimi i anuluar tashmë në Uashington do të ishte udhëtimi i parë i Netanyahut jashtë vendit që kur u lëshua një urdhër arresti kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

Në nëntor, ICC lëshoi ​​urdhër për arrestimin e Netanyahut dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke përmendur krimet e dyshuara të luftës në lidhje me konfliktin në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Vendimi i ICC-së ngjalli reagime të ndryshme në mbarë botën, me disa vende që shprehën synimin e tyre për të respektuar direktivat e gjykatës, pavarësisht nga imuniteti diplomatik. Hungaria, e cila është nënshkruese e Statutit të Romës, tha se nuk do ta zbatonte urdhërin. SHBA, e cila nuk është palë e GJNP-së, ka denoncuar urdhrin për arrestimin e Netanyahut. bw

Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në Gazë

Papa Françesku intensifikoi kritikat e tij ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze si “shumë serioze dhe të turpshme”.

Në adresimin vjetor para diplomatëve, që në emër të Papës e mbajti një nga këshilltarët, Françesku duket se iu referohej vdekjeve të shkaktuara nga i ftohti në Gazë, territor ku pothuajse nuk ka fare energji elektrike.

“Ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë bombardimin e civilëve”, u tha në fjalimin e Papës, që u lexua nga këshilltari i tij.

“Ne nuk mund të pranojmë që fëmijët të ngrijnë për vdekje sepse spitalet janë shkatërruar apo se është sulmuar rrjeti energjetik i vendit”.

Papa pritej që personalisht të mbante fjalimin, por i kërkoi një këshilltari të tij që ta bënte në emër të tij, pasi Ati i Shenjtë është duke u rikuperuar nga një ftohje.

Fjalimi ishte pjesë e adresimit para emisarëve të akredituar në Vatikan nga afër 184 shtete. Ambasadori izraelit në Selinë e Shenjtë ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Françesku zakonisht është i kujdesshëm që të mos mbajë anë në konflikte. Por, së fundi ai ka qenë më i zëshëm për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ka sugjeruar që komuniteti global duhet të hetojë nëse ofensiva përbën gjenocid ndaj popullit palestinez.

Në dhjetor, një ministër izraelit publikisht e kishte kundërshtuar këtë sugjerim të Atit të Shenjtë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Fushata hakmarrëse ushtarake e Izraelit në Gazë ka lënë të vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor. Kjo ministri ka thënë se mbi gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Izraeli pretendon se ka vrarë më shumë se 17.000 militantë, por nuk ka dhënë prova për këtë pretendim.

Izraeli ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit dhe lufta ka detyruar afër 90 për qind të popullsisë, prej 2.3 milionë banorësh, që të zhvendosen, shpesh disa herë. REL

Tensione të reja në Lindjen e Mesme? Izraeli përgatitet për një konflikt të mundshëm me Turqinë

Izraeli duhet të përgatitet për një përplasje të mundshme me Turqinë për mbështetjen e Ankarasë për fraksione të ndryshme në Siri, ka paralajmëruar një panel zyrtar i mbështetur nga qeveria.

Të hënën, Komisioni Nagel, i cili u krijua në gusht 2024 nga qeveria izraelite për të këshilluar për çështjet e sigurisë, dha një raport të gjerë mbi qëndrimin e sigurisë së shtetit hebre. Grupi drejtohet nga profesori Jacob Nagel, ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Raporti theksoi atë që e sheh si ambiciet e Ankarasë për të rivendosur ndikimin e epokës osmane në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se disa fraksione siriane janë në linjë me Turqinë. “Kërcënimi nga Siria mund të evoluojë në diçka edhe më të rrezikshme se kërcënimi iranian”, tha komisioni.

Raporti rekomandoi gjithashtu një ndryshim të madh në strategjinë e mbrojtjes së Izraelit, duke kaluar nga parandalimi në një qëndrim më proaktiv. Kjo do të përfshinte rialokimin e 70% të burimeve të mbrojtjes drejt operacioneve sulmuese dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes 2025 me nëntë miliardë shekelë (2.5 miliardë dollarë), duke e çuar atë në 123 miliardë shekel (34 miliardë dollarë). Komisioni theksoi se vendi do të duhet të mbajë buxhete të larta deri në vitin 2030.

Rënia e qeverisë së sundimtarit sirian Bashar Assad, e cila u rrëzua nga një ofensivë e papritur xhihadiste e udhëhequr nga Hayat Tahrir-al-Sham (HTS) në fund të vitit 2024, solli një shkrirje në lidhjet Ankara-Damask, me zyrtarët turq që premtuan për udhëheqjen e re siriane ndihmë në rindërtim, duke bërë thirrje për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare dhe duke parë një operacion të përbashkët kundër kurdëve militantë.

Ndërkohë, pas rënies së Asadit, Izraeli nisi një fushatë gjithëpërfshirëse bombardimesh në të gjithë Sirinë, duke synuar infrastrukturën e saj ushtarake dhe armatimin e avancuar dhe duke argumentuar se kjo do ta pengonte të binte në “duart e gabuar”. Ushtria izraelite gjithashtu vazhdoi të pushtojë më shumë territor sirian të njohur ndërkombëtarisht, duke u zhvendosur në zonën mbrojtëse të krijuar nga OKB-ja midis vendeve nga Lartësitë Golan.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë, e cila ka qenë historikisht mbështetëse e Palestinës, kanë qenë në një kthesë që nga fillimi i konfliktit të Gazës në tetor 2023. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për “terrorizëm shtetëror” dhe “gjenocid” në enklavë , ndërsa Izraeli ka dënuar mbështetjen e Turqisë për Hamasin. Në nëntor, Erdogan njoftoi se Ankaraja kishte ndërprerë plotësisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. bw

Pasojat e luftës së Izraelit me Hezbollahun! OKB kërkon 370 milionë dollarë shtesë për ndihmë humanitare për qytetarët e Libanit

Kombet e Bashkuara dhe qeveria libaneze bëjnë thirrje për 370 milionë dollarë shtesë për të plotësuar nevojat për ndihmë humanitare në Liban.


OKB thotë se këto para nevojiten për të adresuar nevojat urgjente humanitare të popullsisë së prekur nga lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Në tetor u bë një apel fillestar për donacione prej 426 milionë dollarësh, për të ndihmuar të zhvendosurit me forcë për shkak të bombardimeve izraelite në Liban.

Deri më tani janë ndarë rreth 250 milionë dollarë, sipas OKB-së.

Që prej asaj periudhe, megjithëse “ndërprerja e armiqësive ka ofruar shpresë, më shumë se 125,000 njerëz mbeten të zhvendosur dhe qindra mijëra të tjerë përballen me sfida të mëdha në rindërtimin e jetës së tyre”, Imran Riza, koordinatori i OKB-së për çështjet humanitare në Liban.

Në këto kushte do të kërkohen edhe 371.4 milionë dollarë shtesë “për të mbështetur përpjekjet për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar përkeqësimin e një situate tashmë të rënduar,” shtoi ai.

Ky apel synon kryesisht të ofrojë ndihmë deri në mars për më shumë se një milion shtetas libanezë, refugjatë nga Siria dhe Palestina, si dhe emigrantë të tjerë më të prekur nga kriza humanitare.

Izraeli nisi në shtator të vitit të kaluar një “fushatë” bombardimesh të rënda ajrore dhe dërgoi njësi ushtarake në Libanin jugor, pas gati një viti zjarri kufitar me Hezbollahun, në të njëjtën kohë me luftën në Rripin e Gazës.

Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit më 27 nëntor, më shumë se 800,000 persona të zhvendosur brenda vendit në Liban për shkak të armiqësive kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram

Logot e platformave të kompanisë Meta

 

VOA Marrë nga Associated Press

Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi të martën se po heq programin e saj për verifikimin e fakteve nga një palë e tretë dhe se do ta zëvendësojë atë me Shënimet nga Komuniteti (Community Notes), të shkruara nga përdoruesit. Ky do të jetë një model i ngjashëm me atë të platformës sociale X të miliarderit Elon Musk.

Duke e filluar nga Shtetet e Bashkuara, kompania Meta do ta mbyllë programin e saj për verifikimin e fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Kompania tha se vendosi t’i japë fund këtij programi, pasi vetë ekspertët që verifikonin faktet kishin paragjykimet e tyre dhe sepse ishte shtuar shumë sasia e materialeve që duheshin verifikuar.

Në vend të këtij programi, kompania Meta do të zhvendoset drejt modelit të Shënimeve të Komunitetit, që shfrytëzon mekanizmin e verifikimit të fakteve nëpërmjet mbledhjes së informacionit të kontribuar nga përdoruesit.

“E kemi parë këtë përqasje të funksionojë në X – ku ata fuqizojnë vetë komunitetin e tyre për të vendosur se kur postimet janë ndoshta mashtruese dhe kur kanë nevojë për më shumë kontekst”, tha drejtuesi për çështjet globale në kompaninë Meta, Joel Kaplan.

Zoti Kaplan tha se sistemi i ri do të futet gradualisht gjatë muajve në vazhdim dhe se kompania do të vazhdojë të punojë për ta përmirësuar atë gjatë vitit në vazhdim. Gjatë tranzicionit, kompania Meta do të përdorë etiketimin (labels), në vend të paralajmërimeve të vendosura mbi postime të caktuara.

Agjencia e lajmeve Associated Press merrte pjesë në programin e kompanisë Meta për verifikimin e fakteve, por i dha fund pjesëmarrjes një vit më parë.

Kompania e mediave sociale njoftoi gjithashtu se synon të lejojë më shumë “shprehje të mendimit” duke hequr disa nga kufizimet për tematika janë bërë pjesë e diskutimit konvencional, si emigracioni dhe gjinia, në mënyrë që të fokusohej tek shkelje të rënda dhe të paligjshme, si p.sh. terrorizmi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe drogat.

Kompania Meta tha se përqasja e saj për të ndërtuar sisteme më komplekse për të menaxhuar përmbajtjen e materialeve në platformat e saj e ka “tejkaluar cakun” dhe se pati “bërë gabime të shumta” duke censuruar përmbajtje më shumë se ç’duhet.

Drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg pranoi se ndryshimet janë pjesërisht të nxitura nga zhvillimet politike, përfshirë fitoren në zgjedhjet presidenciale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

“Zgjedhjet e fundit të japin gjithashtu ndjesinë e një pike kthese kulturore, duke u riorientuar sërish për t’i dhënë përparësi lirisë së shprehjes”, tha zoti Zuckerberg në një mesazh me video.

Bordi gjysëm i pavarur i mbikëqyrjes së kompanisë Meta, që ishte krijuar për të shërbyer si një arbitër për vendimmarrjen për çështje të debatueshme, tha se mirëpriste ndryshimet dhe se pret me padurim të bashkëpunojë me kompaninë “për t’i kuptuar ndryshimet me më shumë detaje, për t’u siguruar që përqasja e re të jetë sa më efektive dhe në mbështetje të lirisë së shprehjes, që të jetë e mundur”.

Panik në ajër për 173 pasagjerë, avioni bën ulje të detyruar në aeroportin e Moskës

173 pasagjerët dhe ekuipazhi i një avioni Boeing 737 përjetuan momente paniku kur stabilizuesi i tij nuk funksionoi, duke e detyruar pilotin të bënte një ulje emergjente në aeroportin Vnukovo të Moskës.

Lajmin për uljen e detyruar e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve RIA, të cilën e ka njoftuar vetë linja Utair.

Boeing 737 me 173 pasagjerë në bord ishte nisur nga Shën Petersburg për në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan dhe u ul i sigurt, njoftoi RIA.

Utair njoftoi se ulja e detyruar ishte për shkak të një mosfunksionimi të stabilizatorit, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. bw

Një tërmet i fuqishëm shkaktoi dhjetëra viktima në Kinën perëndimore pranë malit Everest

VOA Marrë nga Associated Press

Një tërmet i fortë la pas vetes të paktën 95 të vdekur në Tibet të martën dhe la shumë të tjerë të bllokuar, ndërsa dhjetëra dridhje që pasuan tronditën rajonin në lartësi të madhe mbidetare të Kinës perëndimore dhe në Nepal.

Transmetuesi shtetëror CCTV publikoi deklarimet e zyrtarëve rajonalë që thanë në një konferencë të shkurtër shtypi se 130 veta janë plagosur.

Video pamjet e transmetuara nga CCTV shfaqën punëtorët e shpëtimit me veshje portokalli duke u ngjitur në grumbuj rrënojash. Media shtetërore tha se mbi 1 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti kishte një fuqi prej 7.1 dhe ishte relativisht i cekët në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Kina tha se tërmeti kishte fuqi prej 6.8 shkallësh.

Epiqendra ishte rreth 75 kilometra në verilindje të malit Everest, i cili shtrihet në kufirin ndërmjet Kinës dhe Nepalit. Zona është sizmikisht aktive dhe është vendi ku pllakat e Indisë dhe Euroazisë përplasen dhe shkaktojnë ngritje në malet Himalaje mjaftueshëm për të ndryshuar lartësitë e disa prej majave më të larta në botë.

Rreth 50 dridhje pasuese u regjistruan në tre orët pas tërmetit dhe zona piktoreske e malit Everest në pjesën kineze u mbyll pas tërmetit.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje të gjithanshme për të shpëtuar njerëzit dhe për të strehuar ata që mbetën pa shtëpi.

CCTV tha se një pjesë e vogël e komuniteteve jetojnë brenda 5 kilometrave nga epiqendra, që është 380 kilometra larg nga Lhasa, kryeqyteti i Tibetit dhe rreth 23 kilometra nga qyteti i dytë më i madh i rajonit, Shigatse, i njohur si Xigaz në kinezisht.

Lartësia mesatare në zonën rreth epiqendrës është rreth 4,200 metra, tha Qendra e Tërmeteve në Kinë në një postim në mediat sociale.

Në Nepal, autoritetet u kërkuan zyrtarëve në zonën malore pranë epiqendrës që të kërkojnë për viktima apo dëme.

Prapa dyerve të mbyllura: Si i gjykoi Rusia kundërshtarët në Krime më 2024

Një fotografi nga një gjykatë në Krime tregon Dilaver Salimovin gjatë proceseve gjyqësore kundër tij në vitin 2024.

 

Ihor Vorotnikov

Më shumë se një dekadë pas aneksimit të paligjshëm nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Detit të Zi të Ukrainës, shumë seanca gjyqësore zhvillohen pa praninë e publikut, mediave ose avokatëve të pavarur. Në mesin e të dënuarve për kundërshtimin e tyre ndaj shtetit rus, në Krime vitin e kaluar ishin ukrainas të kapur në rajone të tjera të vendit të pushtuara nga Rusia.

Pas një dekade nën pushtimin e Rusisë, Gadishulli ukrainas i Krimesë është një vend më pak i lirë, specifikisht për ata që guxuan ta kundërshtojnë Kremlinin.

Por, nuk janë vetëm rastet e vendasve të Krimesë që gjykatësit e kontrolluar nga Moska po i marrin në pyetje këto ditë.

Prej kur Rusia filloi pushtimin e saj të paprovokuar në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurtin e vitit 2022 objektet penale të Krimesë u kthyen në shtëpi për shumë ukrainas politikisht aktivë të rrëmbyer nga pjesë të tjera të vendit, që ranë nën pushtimin rus.

Radio Evropa e Lirë vëzhgoi disa prej gjyqeve më të rëndësishme që u zhvilluan në gadishullin e Detit të Zi në vitin 2024.

Banori i Krimesë dënohet pasi kundërshtoi simbolin “Z”

Në gushtin e vitit 2023 banori i Krimesë, Dilaver Salimov, shfaqi zemërimin e tij kur pa një shoqërues të veshur me një kapele bejsbolli me simbolin “Z”, i cili promovonte dhe justifikonte agresionin ushtarak rus në një pikë derivatesh në qytetin e vogël të Stariji Krim.

Salimov kërkoi që shoqëruesi ta heqë kapelën dhe dyshohet se kërcënoi se “do ta paguajë dikë që t’i vë flakën shoqëruesit”.

Pamjet e incidentit u postuan në një kanal të Telegramit, që supozohej se kishte lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë dhe raportet për ndalimin e Salimovit u ndoqën me shpejtësi.

Fillimisht, Salimov u gjobit për “diskreditim të ushtrisë ruse”.

Akuzat për kërcënim me vdekje kundër Salimovit u ngritën vetëm pasi ai refuzoi të kërkonte falje nëpërmjet videos përderisa ishte në paraburgim, sipas Grupit të Krimesë për të Drejtat e Njeriut.

Gjyqi kundër tij filloi në shkurtin e këtij viti dhe ishte i mbyllur për shtypin.

Avokatët e Salimovit kritikuan një analizë gjuhësore, e cila thanë se përmban disa gabime drejtshkrimore, në pikësim dhe logjikë bazike.

Gjykatësi Georgy Tsertsvadze i injoroi këto ankesa, duke e dënuar të akuzuarin me një vit në një koloni penale (formë e ndëshkimit të të akuzuarve me qëndrim larg pjesës tjetër të popullsisë për një kohë).

Salimovi është një tatar krimeas, pjesë e një grupi turqfolësish, kryesisht grup mysliman që është vendës i Krimesë.

Në një raport për të shënuar 10-vjetorin e pushtimit rus të gadishullit vitin e kaluar, mbikëqyrësi i respektimit të të drejtave, Amnesty International, e akuzoi Rusinë për “përpjekje për ta ndryshuar përbërjen etnike të Krimesë duke i shtypur identitetet joruse në gadishull”.

Moska e ka bërë këtë duke “kufizuar edukimin në gjuhët ukrainase dhe tatare të Krimesë duke i goditur pakicat fetare, duke mbytur median dhe kulturën, po ashtu duke minuar përfaqësimin institucional dhe duke abuzuar me sistemin e drejtësisë kriminale”, tha organizata, përderisa po citonte të dhënat se ”Rusia ka transferuar popullatën e saj brenda Krimesë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Gadishulli për të burgosurit

Sipas grupit qytetar të fokusuar në Krime, Irade, kërcënimet me dhunë ndaj banorëve të Krimesë që dihet se e mbështesin Ukrainën, kanë qenë të zakonshme përgjatë pushtimit.

Ndjekja formale, si në rastin e Salimovit, është e rrallë.

Por, prej fillimit të pushtimit të paprovokuar me shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022 ka pasur disa raste të profilit të lartë të banorëve të rajoneve të tjera të okupuara të Ukrainës që janë transferuar me forcë në gadishull për t’u përballur me drejtësinë arbitrare.

Aktivisti dhe shkrimtari ukrainas, Serhiy Tsihypa, ishte rrëmbyer nga forcat ruse nga vendlindja e tij në Nova Kakhovka të rajonit Herson të Ukrainës në mars të vitit 2022, pasi qyteti ra nën kontrollin rus.

Serhiy Tsihypa

Serhiy Tsihypa

Ai ishte vullnetar dhe u dërgonte ushqim e ilaçe të moshuarve në territoret e pushtuara atëherë.

Tsihypa u mbajt për nëntë muaj pa akuza, pa këshilla ligjore dhe pa kontakte me familjen e tij, përpara se ta detyronin të rrëfehej dhe ta akuzonin për spiunazh.

Në tetor të vitit 2023, ”Gjykata e Lartë e Republikës së Krimesë” e emëruar nga Rusia, i shqiptoi Tsihypas dënimin prej 13 vjetësh burgim për akuzat që e ngarkonin.

Në shkurt të vitit 2024, ky vendim u fuqizua.

Tsihypa tani është duke vuajtur dënimin larg prej Nova Kakhovas dhe Krimesë, në një koloni penale të sigurisë maksimale në rajonin Ryazan të Rusisë.

Oleksandr Tarasov, një tjetër aktivist ukrainas ishte në paraburgim me Tsihypan në Simferopol të Krimesë.

Tarasov, i cili u lirua në vitin 2023 dhe u lejua të bashkohet me familjen e tij në Gjermani tha se Tsihypa pësoi tortura dhe keqtrajtime brutale për shkak të shërbimit në ushtrinë dhe shërbimin sekret të Ukrainës në të kaluarën.

Më pak detaje dihen për gjyqin e Iryna Horobtsovas, një specialiste e IT-së dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, e cila publikisht kundërshtoi pushtimin rus të qytetit të Hersonit dhe u zhduk në maj të vitit 2022.

Pasi e mohuan fillimisht çdo përfshirje në zhdukjen e saj, autoritetet ruse konfirmuan në gusht të vitit 2024 se Horobtsova ishte dënuar me 10 vjet e gjysmë burgim për spiunazh.

Prokurorët thanë se Horobtsova “mblidhte dhe përcillte informacione (tek inteligjenca ukrainase) në lidhje me vendndodhjet, oraret, rrugët dhe lëvizjet” e njësive ushtarake ruse në rajonin e saj të prejardhjes. Ata pretenduan se kjo kishte ndodhur “nga shkurti i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023”, por grupet ukrainase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave, ngritën shqetësimin për rrëmbimin dhe transferimin e Horobtsovas në Krime gjatë kësaj periudhe.

Dmytro Shaynoga, një banor nga rajoni Zaporizhja i Ukrainës, i cili pjesërisht u pushtua nga forcat ruse, u zhduk në tetor të vitit 2022 dhe më vonë u gjet në një paraburgim të Krimesë nga grupi i fshehtë për të drejtat e njeriut Tribunali.Episodi i Krimesë.

Në tetor të vitit 2024, Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë njoftoi se ai ishte dënuar me 12 vjet burgim, pasi u akuzua për sigurimin e vendndodhjeve për operacione, që përdoreshin nga inteligjenca ukrainase. Është e paqartë se si u deklarua ai dhe nëse kishte qasje ose jo te një avokat. Vendimi iu atribuua një gjykate në Zaporizhja.

Hakmarrja për incidentin e Nordit

Incidenti tërhoqi vëmendjen e madhe te propaganda ruse.

Në maj të vitit 2022 dy roje kufitare ukrainase të përfshira në atë operacion, Ivan Tereshchenko dhe Vasyl Dmytriuk ishin kapur nga forcat ruse përgjatë rrethimit të Azovstalit nga Moska në Mariupol.

Të akuzuar për grabitjen e anijes dhe rrëmbimin e ekuipazhit të saj, të dy burrat u deklaruan të pafajshëm përgjatë procesit gjyqësor që u zhvillua kundër tyre në Simferopol, duke argumentuar se kishin vepruar sipas urdhrave zyrtarë për mbrojtje të kufijve të Ukrainës.

Anija e peshkimit Nord

Anija e peshkimit Nord

Me gjithë mospërputhjet në çështjen e Prokurorisë dhe refuzimin e gjyqtarit për t’i pranuar provat e ofruara nga mbrojtja, të dy u dënuan me 17 vjet burgim. Mediat ruse raportuan në qershor të vitit 2024 se dënimet kishin mbetur në fuqi edhe pas apelimit të rastit në nëntor.

Në mars të vitit 2018, autoritetet ukrainase e ndaluan një anije peshkimi e quajtur Nord në detin e Azovit për shkelje të ligjit ukrainas duke u nisur ilegalisht nga porti i pushtuar krimean i Kerchit.

Përgatiti: Flaka Zogu

Shifra trishtuese! Irani, vend i vështirë për femrat, gjatë 2024-ës u ekzekutuan 31 gra

Autoritetet iraniane ekzekutuan të paktën 31 gra në vitin 2024, sipas organizatës joqeveritare Të drejtave të Njeriut në Iran.

Shifra është më e larta që nga viti 2008, kur organizata filloi regjistrimin e zbatimit të dënimit me vdekje në vend.

“Ekzekutimet e grave në Iran zbulojnë natyrën brutale dhe çnjerëzore të dënimit me vdekje dhe demonstrojnë shkallën në
të cilën diskriminimi dhe pabarazia gjinore janë rrënjosur në sistemin e drejtësisë”, tha drejtori i IHR Mahmoud AmiriMoghadam.

IHR përmend rastin e Zahra Esmailit, e cila u detyrua të martohej me fqinjën e saj, punonjëse në Ministrinë e Informacionit, pasi mbeti shtatzënë si pasojë e përdhunimit.

Gruaja u akuzua për vrasjen e burrit të saj në vitin 2007, i cili ishte i dhunshëm ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë përgjithësisht të shqetësuar për numrin në rritje të ekzekutimeve në Iran, duke
besuar se autoritetet islamike po përdorin dënimin me vdekje për të implementuar frikë në shoqëri, veçanërisht pas protestave 2022-2023. bw

80 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

VOA

Këtë vit mbushen 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Rimëkëmbja e botës nga kjo luftë, që përfundoi në vitin 1945 dhe ndryshoi botën, ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Në vazhdim i hedhim një vështrim ngjarjeve kryesore që quan në përfundimin e saj.

Tetëdhjetë vjet më parë bota ishte përfshirë nga konflikti, por në fillim të vitit 1945 Luftës së Dytë Botërore po i afrohej fundi.

Më 27 janar të vitit 1945 këmbësoria sovjetike hyri në kampin e përqendrimit në Aushvic.

Trupat e divizionit 322 të këmbësorisë sovjetike prenë telat me gjemba përreth dhe u futën brenda, duke u bërë forcat e para të huaja që panë tmerrin e kampit të vdekjes në Poloninë jugore.

Brenda kampit ndodheshin rreth 7000 të burgosur të gjallë.

Në Aushvic, nazistët vranë 1.5 milionë njerëz, shumë prej tyre hebrenj që vdiqën në dhomat e gazit, ose nga uria dhe sëmundjet.

Në total, rreth 6 milionë hebrenj u vranë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kampet e vdekjes u dërguan edhe polakë, romë dhe robër lufte nga rajone të ndryshme sovjetike.

Më 11 shkurt 1945, Presidenti amerikan Roosevelt, kryeministri britanik Winston Churchill dhe udhëheqësi sovjetik Josef Stalin nënshkruan Marrëveshjen e Jaltës, në të cilën Stalini ra dakord t’i shpallte luftë Japonisë pas kapitullimit të Gjermanisë naziste.

Vetëm dy muaj më vonë, më 12 prill të atij viti Presidenti Franklin Roosevelt vdiq nga një hemorragji cerebrale në Warm Springs të Xhorxhias, në moshën 63-vjeçare. Ai u pasua nga Nënpresidenti Harry S. Truman.

Ndërkohë një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore po zhvillohej rreth ishullit Iwo Jima në Oqeanin Paqësor.

Pas më shumë se një muaji luftimesh të ashpra midis forcave japoneze dhe amerikane, flamuri i Shteteve të Bashkuara u ngrit në majën e malit Suribachi, më 23 shkurt 1945.

Beteja e vitit 1945 në Iwo Jima ishte një pikë kthese në luftën e Paqësorit. Gjatë luftimeve intensive 36 ditore, humbën jetën 6,821 amerikanë dhe 21,570 japonezë.

Ishulli i vogël i Iwo Jima-s ishte një pikë strategjike, rreth 1,200 kilometra në jug të Tokios dhe Shtetet e Bashkuara donin që ai të përdorej për të mbështestur bombarduesit me rreze të gjatë veprimi B-29 dhe një operacion të mundshëm të pushtimit të Japonisë.

Në Gjermani, tre valë të njëpasnjëshme të bombarduesve britanikë dhe amerikanë më 13-14 shkurt të vitit 1945, shkatërruan qendrën e qytetit të Dresdenit.

Numri total i njerëzve të vrarë nga bombardimet në Dresden ka qenë prej kohësh i paqartë. Në vitin 2008, një komision i krijuar nga zyrtarë shtetërorë zbuloi se bombardimet shkaktuan vrasjen e jo më shumë se 25,000 njerëzve, shumë më pak se vlerësimet e mëparshme të studiuesve që arrinin deri në 135,000.

Në Itali, diktatori Benito Mussolini, i cili e futi vendin në Luftën e Dytë Botërore në anën e Gjermanisë naziste dhe Japonisë, u rrëzua nga pushteti në Romë në korrik të vitit 1943 pasi forcat aleate zbarkuan në Sicili. Në shtator të vitit 1943, Italia iu dorëzua pa kushte aleatëve.

Gjermanët e ndihmuan Musolinin të arratisej nga burgu dhe e vendosën atë në një regjim kukull në veri. Partizanët italianë e kapën Musolinin dhe dashnoren e tij, Clara Petacci, më 27 prill 1945, i qëlluan dhe varën trupat e tyre me kokë poshtë në një pikë të furnizimit me karburant pranë Milanos.

Më 24 prill 1945, Bashkimi Sovjetik njoftoi rënien e Berlinit dhe aleatët njoftuan dorëzimin e trupave naziste në Itali.

Më 8 maj 1945, Presidenti Truman iu drejtua popullit amerikan, duke deklaruar se “forcat e Gjermanisë janë dorëzuar tek Kombet e Bashkuara. Flamujt e lirisë po valëvisin në të gjithë Evropën”.

Fitorja më në fund ishte bërë realitet. Por sulmet më shkatërruese nuk kishin ndodhur ende.

Japonia nuk ishte e gatshme të dorëzohej dhe Shtetet e Bashkuara vendosën të hidhnin bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në fillim të gushtit.

Sulmi në Hiroshima më 6 gusht 1945 shkaktoi vrasjen e 140,000 njerëzve. Një bombë tjetër atomike u hodh tre ditë më vonë në Nagasaki, duke vrarë 70,000 njerëz të tjerë. Pas këtyre sulmeve Japonia u dorëzua, duke shënuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Diktatori i Gjermanisë naziste, Adolf Hitler bëri vetëvrasje më 29 prill, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun vranë veten, ndërsa trupat sovjetike po i afroheshin bunkerit të tij në Berlin.

Udhëheqës të tjerë të luftës u përballën me gjyqe për krime kundër njerëzimit.

Në vitin 1948, ish-kryeministri i Japonisë Hideki Tojo dhe udhëheqës të tjerë japonezë të Luftës së Dytë Botërore u dënuan me vdekje nga një gjykatë për krimet e luftës.

Në Evropë, filluan gjyqet e Nurembergut ndaj udhëheqësve nazistë.

Gjyqet, të cilat u zhvilluan nga viti 1945 deri në vitin 1949, shënuan një moment vendimtar në të drejtën ndërkombëtare. Ato hodhën dritë mbi shtrirjen e mizorive naziste gjatë Holokaustit dhe krijuan precedent të ri ndërkombëtar në gjykimin e krimeve të luftës.

Gjatë gjyqit të parë dhe më të famshëm, të mbajtur mes nëntorit 1945 dhe tetorit 1946, një panel ndërkombëtar gjyqtarësh shpalli fajtorë 18 udhëheqës të lartë nazistë për të paktën një akuzë dhe dënoi 12 prej tyre me vdekje.

Karta e Kombeve të Bashkuara u nënshkrua më 26 qershor të vitit 1945, në San Francisko. Ajo hyri në fuqi më 24 tetor të vitit 1945.

Organizata e Kombeve të Bashkuara u themelua pas vrasjeve masive në Luftën e Dytë Botërore dhe statuti i saj bën thirrje për shpëtimin e “brezave të ardhshëm nga pasojat vdekjeprurëse të luftës”.

Pamje që të kujtojnë pandeminë e Covidit- Kina përballë virusit të ri misterioz, radhë të gjata në spitale

Spitalet kineze raportohet se po mbingarkohen me shpejtësi me njerëz që vuajnë nga një virus misterioz, i cili ka risjellë në vëmendje situatën e krijuar nga virusi Covid-19 para disa vitesh.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë spitale të mbushura me pacientë të maskuar, ndërsa zyrtarët janë kapur në befasi nga shpërthimi i këtij virusi.

 

Videot e paverifikuara por shqetësuese filluan të shfaqen nëpër mediat sociale në natën e Vitit të Ri me më shumë të postuara gjatë ditëve të fundit.

Disa pretendojnë se tregojnë spitale në Hunan – një provincë në Kinën jugore si dhe zonat përreth.

Mediat lokale thonë se fluksi i sëmundjeve të raportuara është për shkak të një virusi të rrezikshëm për të cilin shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar asnjëherë të quajtur metapneumovirus human (HMPV).

2ad7a78a C2ca 47bd A8ef 8d00fe5b5273 Abfde3

Ky virus zakonisht shkakton një sëmundje të lehtë të ngjashme me të ftohtin, e cila mund të çojë shpejt në shtrimin në spital dhe në rastin më të keq vdekje për më të rrezikuarit.

Autoritetet kineze ende nuk e kanë konfirmuar atë që ata besojnë se po bën që listat e pritjes së spitaleve të rriten.

Zyrtarët qeveritarë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk kanë komentuar ende për pamjet e mediave sociale të spitaleve.

  • foto galeri

Por raportet zyrtare nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë sugjeruar se problemet mund të jenë thjesht një grip normal.

CDC pranoi se shkalla e problemeve të ngjashme me gripin janë në rritje ndërsa Kina ndodhet në mes të muajve të ftohtë të dimrit.

Raportet zyrtare për ndonjë ndërlikim serioz shëndetësor apo edhe vdekje ende nuk janë publikuar, por vendasit kanë pohuar se shpërthimi tashmë ka marrë disa jetë.

Skenat të kujtojnë Covid-in, i cili filloi duek goditur Kinën pesë vjet më parë përpara se të përhapej në të gjithë globin.

Mbi shtatë milionë njerëz kanë vdekur për shkak të komplikimeve të lidhura me Covid-in në vitet që kur u raportua për herë të parë shpërthimi.

Zgjedhjet parlamentare/ Topalli-Diasporës: Ja tre hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli ka bërë të ditur tre hapat që sipas saj, u duhen qytetarëve shqiptarë në diasporë të regjistrohen për zgjedhjet.

Sipas Topallit, zgjedhësi, që banon nga jashtë territort të Shqipërisë ka të drejtë për t’u regjistruar nga data 11 Janar.

Statusi

Zgjedhësi, qe banon nga jashte territor te Shqiperise ka te drejte per t’u rregjistruar nga data 11 Janar.

Rregjistrimi behet ne platformen e KQZ.

Per kete ai ngarkon në platformë:

(a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij;

(b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit

(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email

PD ka bërë publike regjistrimin on-line për diasporën në faqen e saj zyrtare, ‘Diaspora zgjedh Atdheun‘.


Send this to a friend