Për disa vite tashti, ishte shtëpia e At Gjergj Fishtës që ka tërhequr vëmendjen, e shpallur si monument kulture, por i lënë krejtsisht pas dore nga autoritetet vendore dhe qëndrore shqiptare, ndërkohë që po shembet vetvetiu nga moskujdesja, megjithë disa përpjekjeve private për ta restauruar atë. Ja tani, sipas lajmeve të fundit, i paska ardhë radha Kullës së Prekë Calit, turpi i radhës i qeverisë! Rrëxohet dhe vritet për të dytën herë Prekë Cali. Urrejtje ndaj Gjergj Kastriotit- Skenderbe, urrjetje ndaj At Gjergj Fishtës, urrejtje ndaj Prekë Calit. Këto ndërtesa, as Enver Hoxha nuk i kishte shembur, por i përdorte për qëllime të tjera. Ja, sot jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të pa shembullt në trojet shqiptare, alla talebançe. Njoftohet se fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor të Malësisë së Madhe nën mbikyrjen e Policisë së shtetit shqiptar, të ënjtën shëmben muret dhe themelet e Kullës së Prek Calit, trimit të maleve dhe mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë nga synimet grabitqare shekullore të shovinstëve sllavë.
Duket se sipas të gjitha gjasave, për arsye që vetëm ata i dinë, autoritetet shqiptare kishin hesituar deri tani të autorizonin legalizimin e restaurimit të kullës së Prek Calit në Vermosh të Kelmendit të Malësisë së Madhe, ashtu siç ka ndodhur më përpara edhe me shtëpinë e At Gjergj Fishtës. Duket gjithashtu se sipas burokratëve të revolucionit kulturor në Tiranë, At Gjergj Fishta dhe Prekë Cali nuk përfaqësojnë asgjë, asnjë vlerë, jo vetëm për Malësinë e Madhe, por as për historinë e Shqipërisë dhe as të kombit shqiptar dhe si të tillë duhet tu fshihen gjurmët, përfshirë shembjen e shtëpive ku kanë jetuar. Jam i sigurt se autoritetet do të justifikojnë shembjen e kullës duke thënë se nuk kishin dhënë lejet e nevojshme për resaturimin e kullës, gjë që mund të jetë e vërtetë. Nëqoftse është kështu, pse mos të jepej urdhëri për ndalimin e punimeve dhe të mos shembeshin themelet e kullës, në pritje të autorizimeve të nevojshme, pasi ato fonde të mbledhura dhe të përdorura për atë qëllim, janë mundi dhe djersa e dikujt? Por, si zakonisht, askush nuk jep ndonjë shpjegim zyrtar se pse ndodhi kjo shembje e kullës së Prek Calit, që në fakt ishte shpallur monument kulture që në vitin 1993, por që as qeveria e atëhershme as qeveritë e mëvonshme nuk kanë bërë asgjë për ta mirëmbajtur ose për të rinovuar kullën e regjistruar, si një monument kulture. Kështu kishte ndodhur fatkeqsisht më heret edhe me shtëpinë e At Gjergj Fishtës, lënë në mëshirë të fatit, pa i dhënë asnjë zgjidhje projektit, nga ana e autoriteteve zyrtare. Duket se autoritetet e Ministrisë së Kulturës dinë të shembin e të shkatërrojnë, por jo të ndërtojnë, të pakën në këto dy raste!
Thuhet se falë fondeve të mbledhura nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara kishin filluar punimet për restaurimin e kullës së Prek Calit, por dita e ënjtë ishte dita që shënoi shembjen e saj, përball protestave të banorëve vendas, të cilët sipas disa mediave e cilësuan këtë si një ditë të zezë ndër ato troje , në prani të policisë së shtetit. Përdorimi i fadromave për shembjen e kullës së Prekë Calit, duket se mund të kishte lidhje edhe me njoftimet e kohëve të fundit nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe Detroit, për të mbledhur fonde muajin që vjen, për restaurimin e kullës ku ka jetuar Prekë Cali, i cili u pushkatua nga regjimi komunist pas kryengritjes së Këlmendit kundër regjimit të Enver Hoxhës. Burime të komunitetit njoftojnë se janë planifikuar dy takime për mbledhje fondesh nga “Fondacioni Prekë Cali”: njëri në Nju Jork me 1 tetor dhe tjetri në Detroit, me 7 tetor, 2017. Nuk është e qartë tani nëse përballë ngjarjeve të fundit në Vermosh, rrafshimit pra të kullës së Calit, do të shkohet përpara me planet për mbledhjen e fondeve për restaurimin e kullës së Prekë Calit, nga ana e komunitetit shqiptaro-amerikan, në Nju Jork dhe në Detroit.
Merreni me mend tashti. i ashtuquajturi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur themelet e shtëpisë së Prek Calit, Mbrojtësit të vërtetë të Territorit dhe të Kufijve të Shqipërisë. Çka e bën këtë situatë edhe më të ndërlikuar, por edhe absurd, ashtu siç më njofton një mik i imi nga Shkodra, janë edhe akuzat për falsifikime dokumentash si dhe procedurat burokratike ose më mirë të themi grindjet për të drejtat jurisdiksionale mbi territorin ku gjëndej shtëpia e Prek Calit, midis dy enteve qeveritare me rëndësi, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Kulturës. Po kush i kontrollon këto ministri? Hajde dreq e merre vesh!
Si dhe pse ndodhë që në këtë rast, ashtu si edhe në rastin e përpjekjeve, tani të dështuara falë Ministrisë së Kulturës për rinovimin e shtëpisë së poetit kombëtar At Gjergj Fishtës, pengesat kryesore paraqiten nga ata që pikërisht duhet të jenë ruajtsit e këtyre vlerave kombëtare, i.e burokratët e Tiranës! Turp e faqe e zezë! Nëqoftse nuk dëshironi të harxhoni fondet tuaja, atëherë lejoni njerzit që janë gati të mbledhin fondet për rinovimin e këtyre objekteve, në këtë rast diaspora shqiptare në Amerikë.
Ironia e kësaj ngjarjeje tragjike qëndron në faktin se kushedi për të satën here, kjo situatë pasqyron hipokrizinë e kësaj klase politike shqiptare të shëmtuar të 27 viteve të fundit – tjetër flasin e tjetër bëjnë. Ndërkohë, që në Vermosh jepet urdhëri për shembjen e kullës së Prek Calit, i cili udhëhoqi atë që besohet të ketë qenë kryengritja e parë anti-komuniste në Evropë, përfaqsuesit më të lartë të Organizatës NATO-s — aleancës më të fortë ushtarake që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit dhe mburoja anti-komuniste për gjysëm shekulli – janë duke u mbledhur në kryeqytetin e shqiptarëve në Tiranë për të biseduar sigurinë dhe paqën në Evropë dhe në botë. Ndërsa autoritetet shqiptare, si talebanët hedhin në erë kullën e Prek Calit. Kam drojë se as përfaqsuesit e NATO-s të mbledhur në Tiranë nuk e kuptojnë ende se me kë kanë të bëjnë. A ka gjë më turp!

Prekë Cali
Veni more gishtin në ballë e mendoni pak. Cilat do që të jenë arsyet, legjitime ose jo legjitime, për shembjen e kullës së Prek Calit, ky akt është i pafalshëm. Ky akt duhet të shqetësoj ndërgjegjen e çdo shqiptari, kudo.
Kulla e Prek Calit nuk është më, por për ata që duan të dinë se ku ishte dhe çka përfaqësonte ajo kullë, lahutari i Malësisë – ndonëse sot mund të jetë duke vajtuar shembjen e kullës së Prek Calit — për derisa të jetë lahuta ai do të këndojë dhe do tu tregoj brezave se ku ishte dhe çka përfaqsëonte ajo kullë:.
Bash ku rrinë shqipet e malit
Ka pas kenë kulla e Prekë Calit
Ka pas kenë nji kullë e bardhë
S’thonë kot malet derë e parë
Derë kreshnikësh ku knohet lahuta
Hije i ka pas sofra dhe pushka…
…Atëherë krajlat po bajnë kuvend
Po, Hot e Grudë, Shkrel e Këlmend
O me ia falë o Malit të Zi
Kur Kongresi o i Berlinit
Ne na i dau o foshnjet prej gjinit
Trupin tonë o e ndau me mur
Qysh se na ndau o shqipen flamur
Njaj Prekë Cali u del përballë
Nuk t’i lshoj këto bjeshkë për të gjallë.
Prekë Cali është pushkatuar me 25 Mars 1945 nga forcat komuniste të Enver Hoxhës në vendin e quajtur Zall i Kirit. Dëshmitarët kanë shënuar se para se të rrëxohej trupi vigan i këtij malësori — i cili nuk njohu as Londrën as Berlinin — por mbrojti kufirin, burri i Kelmendit sy pa trembur, para se të jepte shpirt, jo nga plumbat e sllavit të cilin e luftoi gjithë jetën, por nga plumbat e shqiptarit — ka bërtitur me një zë të fuqishëm: “Rrnoftë Shqipënia, Rrnoftë populli shqiptar. Heret ose vonë, Shqipënia do të fitojë”.
Fatkeqsisht, me shëmbjen e kullës së Prek Calit këtë javë në Vermosh të Malësisë së Madhe nuk fiton as Shqipëria as kombi shqiptar. Kur të merret parayshë debati i kohëve të fundit mbi Gjergj Kastriotin Skenderbe, shëmbja e kullës së Prek Calit dhe mos ndërhyrja për vite me radhë për rihabilitimin e shtëpisë së poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës – do e s’do – të bën të pyesim veten se çfarë forcash veprojnë në vendin e të parëve tanë dhe ku është shteti. Çuditërisht, një mik imi më dërgoi një mesazh duke më thënë se kështu pat filluar edhe në vitin 1945.
Frank Shkreli

Buldozeri i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Republikës së Shqipërisë duke hedhur për tokë Kullën e Prekë Calit në Vermosh të Malësisë së Madhe.
Shqiptaret kishin nje armik te betuar, shtetin kriminel komunist; edhe sot shqiptaret kane nje armik te betuar shtetin, e ish-komunistave, keta te sotmit vrasin si baballaret e tyre, por sot perdorin kriminelat ordiner!***Z. Shkreli, Ata qe veprojne ne Shqiperi jane bijte e komunistave, antar te KQ , antare te byros politike te PPSH ,Sigurimas, jane kuadro te KQ, jane antare te Komiteteve te partis te infiltruar ne te gjitha partite politike, agjensit shteterore , sistemin e drejtesis,medjat dhe ne parlamentin shqiptare, edhe roja tek dera eshte ai i atyre. Ata jane shqiptaret qe kane vra dhe torturuar shqiptaret per ideologji, per urrejtje ,per emer , per partiotizem,per besim fetar! Ndersa Sali Berisha ka qene kali i trojes i futur nga Ramiz Alia; fale ketije dhe Sabri Godes rregjimin gjakatar komunist arriti te shpetoje nga drejtesia, me rezultatet qe po shohim. Sot kriminelat dhe bijet e kriminela jane rikthyer haptas triumfues ne pushtet me shume arrogance. Ilir Meta, Monika Kremadhi, Gramz Ruçi , Edi Rama, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj,Sali Berisha,Lulzim Basha ( familje sigurimit) jane majat e politikes qe shihen nga larg me lidhje direkte me rregjimin e PPSH, por diplomacia, administrata shteterore, gjykatat ,prokuroria,shoqeria civile administrata lokale,dhe medja jane te mbushur me komunist e bijte e bijat e komunistave, te korruptuar, vrases e torturues, bashkpuntor te sigurimit.Pd ka perdorur deri tani disa figura antikomuniste si mjete zbukurimi, por tashmè edhe ajo rrelik nuk ju sherben mè! Sot eshte krijuar rrjeta e imet nga e cila nuk kalon njeri tjeter pa prejardhje komuniste o bashkpuntor te sigurimit, pra jemi si ne vitet 70::::::::Siç e dini keta zotri jane edhe te pa ligjshem, nuk perfaqsojne mè vullnetin e lire te popullit Shqiptare ,keta manipulojne zgjedhjet çdo here! Por çuditrisht po heshtet dhe po tolerohen nga prendimi?!.:::: Edhe kapitalistat e rinje jane pothuajse te gjithe matrapaza komunista qe mbanin funksione te larta ne PPSH, bashkpuntore te sigurimit e trafikant drogash. Me pak fjale po zbatohet me perpikmeri amaneti i Ramiz Alis , Katovica!**** Z. Shkreli, pa dashur te lendoj inteligjencen Tuaj, mundem te them se juve dhe prendimoret nuk arrini ta perceptoni fare, çfare do te thote kriminel komunist shqiptare . Ne qe e perjetuam , njohim mire se kush eshte psikologjia kriminele e komunistave o ish komunistave, njohim mire imoralitetin dhe ligesin deri ku ata zbresin; pa merak mundet te krahasohen me terrorista islamik, por keta tanet kane pasur disa avantazhe, ajo qe spikat eshte hipokrizia e tjetersimi i tyre ne sy te botes prendimore, dhe mashtrimi dore per dore eshte si per te pirè nje kafe. Sot perseri ata po sundojne popullin me dhune e nenshtrim ,edhe pse jane antare ne NATO , edhe pse po financohen nga prendimi; keta jane njashtu te pa ftyre,te pa bese,te pa fe, dhe te pa meshirshem; nuk merziten fare, biles ata shkrihen se qeshuri se si po mashtrojne SHBA dhe Europen!Ata ne fakt SHBA dhe parimet e lirisè i urrejne per vdekje,me nje perjashtim, ish-komunistat adhurojne dollarin dhe euron e prendimit!***** Ironia e fatit qendron se si kjo Kastè mercenaresh me parat e SHBA dhe Europes po bejne çka po shohim:Ata (Rama, Meta, Basha-Berisha) kane organizuar trafikun e droges ne menyre te rregullt nga policia e shtetit dhe prokuroria; ndersa ,korrupsioni,varferia, shkaterrim e kultures dhe simboleve te qendreses ndaj pushtuesit otoman dhe sllav-komunist ,nuk ndalet.****Po vjedhet edhe e ardhmja jone , po sabotojne rreformen e drejtesis! Nje dite te mire do te shohim Shqiperin me Turqin -Rusin kunder prendimit; aleatet ideal te domo-diktatures shqiptare! Sigurisht qe nuk mjafton te flasim vetem! ***** Por eshte e mira qe te bisedohet edhe me njerez qe njohin situaten reale deri ne thellesi dhe jo tu besohen genjeshtrave te zbukuruara nga kasta zyrtare apo shoqeris civile fallso! Eshte praktik shekullore e komunistave si : nepotizmi, lidhjet, nderthurjet , bashkrendimi, teatri,ata jane te organizuar ne bllok, pozit -opozit ,jane te betuar deri ne vdekje per te sabotuar lirin e vertet te shqiptarit, sepse shqiptari atyre ju duhet skllav .Ata jane nga e njejta familje ,si opozita, Kryeministri, Presidenti,ministri,si drejtuesit e organizatave civile te financuara nga prendimi, si gjykatesit,Prokuroret, si gazatari, si bankieri, si krimineli ordiner e si trafikanti i droges, si sipermarresi i korruptuar; kjo kategori eshte 1% e popullit shqiptare! Jane te paket zerat e vertet!***** Keshtu cope-cope po shkon edhe me rreformen e drejtesis, Siç dihet shqiperia eshte vendi i poshtersirave, eshte vendi ,eshte rrethi, eshte ambienti ,eshte tradita ku shitet sapuni per djathe!Mashtrimi eshte zanati i vjeter i shtetit komunist. Per 74 vjet eshte pranuar si parim shtetrore: rrena ,mashtrimi,fallsiteti ,korrupsioni, vjedhja, krimi shtetror ,pa besia, dhe askush deri mè sot nuk i ka denuar kriminelat e vertet ! Ata mbajne leksione te moralit publik nga maja e shtetit Shqiptare! Pershendetje!