Një tjetër punonjës i Gardës së Republikës dyshohet se ka vrarë veten. Gazeta Shqiptare mëson se ai është Ariol Mançe dhe sipas njoftimit zyrtar ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes.
30-vjeçari nga Përmeti po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit.
Aktin e ka kryer me armen e shërbimit. Për hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nën drejtimin e Prokurorisë.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithe rrethanave të ngjarjes.
Në 30 qershor të kêtij viti, shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë brenda ambienteve të Gardës së Republikës.
31-vjeçari Shkëlzen Qordja, që prej disa vitesh punonte pranë Gardës së Republikës kohët e fundit ishte në timonin e makinës së ministrit Fatmir Xhafaj.
Komentet