ETLEVA DELIA/ Ndërron jetë pak ditë pasi u vetëplagos me armë zjarri Aldison Belulaj, i riu nga Fieri i cili vrau Ariela Muratin, studenten e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë.
Ngjarja ndodhi te dielen e kaluar, para Fakultetit te Mjekesise, ku Ariela ishte duke ecur me te motren dhe kusheriren kur u ndal ne rruge nga autori Aldison Belulaj i cili pas nje bisede te tensionuar as 1 minute, nxori armen dhe e qelloi me nje plumb ne koke te rene, e me pas u veteplagos ne vendin e krimit dhe ra ne koma. Ai ishte shtruar ne spitalin e Traumes dhe pak dite me pare, mjeket nuk dhane shpresa per te riun, pasi kishte marre demtime te parikuperueshme.
Nga deshmite e familjareve te tyre, eshte mesuar se Aldisoni kishte simpati dhe nje ndienje te forte per Arielen qe ne gjimnaz ku kishin studiuar bashke dhe kishin qene edhe te dashur, por lidhjes se tyre i kishin dhene fund ne nentor te vitit 2017. Por Aldisoni nuk e kishte pranuar kete gje. Ai kishte kohe qe e perndiqte te rene e cila nje jave para se te vritej kishte nderruar edhe numrin e telefonit per te mos pasur kontakt me ish te dashurin.
Por ky veprim mesa duket ka nxehur gjakrat dhe ka detyruar djalin qe kishte nisur pune si infermier se fundmi te ndermerrte aktin ekstrem.
Komentet