Dritan Dema në rrjetin social shkruan rreth vrasjeve në kufi, duke iu drejtuar opinionit publik si më poshtë:
“Keto krime Gjermania i ka trajtuar ne fillim vitet 90-te, vendimet e gjykatave Gjermane, jane lene ne fuqi nga kolegji i bashkuar i Gjykates Evropiane të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.
A kemi ndonje Avokat/e qe eshte jane te interesuar, të japin keshilla ligjore, pro bono – falas, per familjaret e te ndjereve?
Të dashur Miq,
Sot, ju ftoj te bashkohemi me familjaret, miqte dhe te afermit e te ndjerit, Ilirian Ismail Zarit, nje djalë Tiranas 27 vjeçar, i cili eshte vrare në kufi, në fshatin Rehovë, të Kolonjës / Ersekes, 28 vite më parë.
Ilirian Zari eshte i pari në listen prej 33 qytetaresh të vrare ne kufi, vetem gjate vitit 1990.
Krime Kunder Njerezimit akoma, te pa kallezuara, te pa hetuara dhe të pagjykuara, nga Institucionet e Drejtesise Shqiptare!
Une shpresoj qe familjaret e te vrareve në kufi, të bejne çdo gje te mundur, per tu bashkuar dhe per ti kujtuar, bijte dhe bijat e tyre.
Pa kujtim nuk ka pajtim.
Shoqeria e paster shqiptare, duhet te investohet bashkarisht, me te gjitha mjetet e tyre ligjore, mediatike, sociale – kulturore ne dispozicion, per te ruajtur te gjalle kujtesen e tyre,si dhe sjedhjen perpara drejtesise, të autoreve, bashkepunetoreve dhe urdheruesve te ketyre krimeve.
Familjarët e te ndjereve e kane detyrimin moral dhe ligjor, per ti kallezuar keto vrasje, në Prokurori.
ISKK – Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit,
Autoriteti i Dosjeve,
IIPP – Instituti i Ish te Perndjekurve Politike si dhe
Shoqatat e Te Perndjekurve Politikë (që nuk jane pak nga numri),
do te ishte e denje per ta, qe te angazhohen bashkarisht, në ndihme te familjareve te viktimave.
Kuvendi i Shqiperise (ata që nuk gjenden ne konflikt interesi), do te ishte e arsyshme te angazhoheshin publikisht, duke i kerkuar Prokurorise garantimin e hetimit te ketyre Krimeve Kunder Njerezimit.
Faleminderit.”
Komentet