Ibrahim Basha mbeti i vrarë, pas të shtënave me armë zjarri nga një grup i armatosur brenda Lazaratit, në momentin që forcat speciale po bëheshin gati të futeshin në fshatin e famshëm për kultivimin e hashashit.
Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve do të vijojë tashmë me dëshminë e 10 policëve të tjerë që ishin pjesëmarrës në atë aksion policor, e që nuk u prekën nga sulmi i papritur./t.ch
Komentet