I pandehuri Maier, veshur me një xhup gri, refuzoi të japë emrin e tij të saktë dhe nuk iu përgjigj pyetjes për të konfirmuar adresën dhe datën e tij të lindjes
LONDËR – Thomas Mair, personi i cili është akuzuar për vrasjen e deputetes britanike Jo Cox (41) u paraqit sot në gjykatën Westminster në Londër. Kur u pyetën se si quhet ai tha “Vdekje tradhtarëve, liri Britanisë”
Cox të enjten u qëllua dhe u godit me thikë në Birstall të West Yorkshire. Mair është akuzuar për vrasje, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, posedim të armës së zjarrit me qëllim të kryerjes së krimit dhe posedim të armës sulmuese.
I pandehuri Thomas Maier, veshur me një xhup gri, refuzoi të japë emrin e tij të saktë dhe nuk iu përgjigj pyetjes për të konfirmuar adresën dhe datën e tij të lindjes. Si zakonisht, seanca ishte e shkurtër, por drama arriti kulmin kur i pandehuri u pyet për emrin e tij.
“Emri im është vdekje tradhtarëve, liri Britanisë”, ka thënë Mair.
Komentet