VOAL

VOAL

Vranë dhe përdhunuan gra e fëmijë, njihuni me 10 “kasapët” e masakrës së Buches

April 29, 2022

Komentet

Malet që më japin qetësi

Shpresa Ismajli. Foto:Shpresa Ismajli (Courtesy Image)
Doruntina Baliu

Për të, mali është gjithçka.

Forcë. Qetësi. Profesioni i dytë.

Ishte viti 2021, një periudhë e mërzisë me të cilën u ballafaqua Shpresa Ismaili, juristja 33-vjeçare nga Prishtina, pas diagnostikimit të nënës së saj me një sëmundje të rëndë.

“Doja të bëja diçka ndryshe”, thotë ajo.

E lindur në Koretin të Kamenicës, një fshat me kodra të ulëta dhe pa male të larta, dashuria për natyrën Shpresës nuk i ka munguar.

Por, ajo që nisi në 2021 si një aventurë fundjave në malet e Sharrit në Kosovë, u bë rutinë e pashmangshme në vitet që do vinin, madje edhe profesioni i dytë.

“Kur jam në mal, gjithçka fiket, domethënë gjithçka e qytetit, e shtëpisë, problemet, hallet… janë krejt off”, thotë ajo.

Shpresa Ismajli në maje të malit Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore.
Shpresa Ismajli në maje të malit Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore.

Shpresa u shpërngul në Prishtinë e vetme kur ishte 15 vjeçe. Nisi të punojë në një kompani të familjarëve, që bënte dekore dasmash. Ndërkohë, kreu studimet për t’u bërë juriste dhe familja e saj u ribashkua në kryeqytet.

Kujton se jeta po i ecte ashtu siç kishte parashikuar, derisa mori një kthesë të madhe dhe të rëndë më 2021.

“Në janar kuptuam që mami është diagnostikuar me kancer me metastaza në mëlçi”, kujton ajo.

Kur mësoi se sëmundja e nënës ishte terminale, Shpresa dhe gjithçka rreth saj ndryshuan rrënjësisht.

Shpresa e vogël me tezen dhe nënën që e mban në krah.
Shpresa e vogël me tezen dhe nënën që e mban në krah.

Ndonëse e mban veten në mend si një vajzë përherë pozitive dhe e buzëqeshur, në atë kohë kujton se dhimbja e mbërtheu në një periudhë dëshpërimi.

“Ishte periudha e mërzisë, depresionit, monotonia që u shfaq…”, kujton ajo.

Më 28 mars 2021, Shpresa u nis për ecjen e saj të parë malore në Sharr të Kosovës.

Ajo që u nis si një aventurë fundjave, nga ajo ditë për të do të bëhej rutinë e pashmangshme në vitet që do vinin.

“E pashë që unë jam e gatuar për male. Unë jam e gatuar për këto sfida. Aty u ndjeva aq mirë, sa besoj një fëmijë i lumtur që kënaqet me pak gjëra”, thotë ajo.

Shpresa në ecjen e parë te “Bjeshka e Madhe” në malet e Sharrit në Kosovë.
Shpresa në ecjen e parë te “Bjeshka e Madhe” në malet e Sharrit në Kosovë.

Terapia e Maleve

Për të, shtigjet, shpeshherë të vështira, nuk ishin vetëm një udhëtim fizik, por një mënyrë për të përballuar vështirësitë e jetës, si sëmundja e nënës që po përkeqësohej.

“Thjesht është një terapi që ta ka falë Zoti. Ti vetëm duhet të dalësh ta marrësh atë terapi, ta fitosh. Terapi falas.”

Shpresa e përshkruan ndikimin e maleve në jetën e saj si transformues.

“Unë e kam njohur veten kur kam filluar të dal në mal. Aty jam pjekur akoma më shumë në lidhje me jetën, për gjithçka, sepse normalisht përballesh me sfida, me gjithçka. Duhet të dish si të reagosh dhe si të veprosh.”

 

Ngjitja e Shpresës në Majën Briaset në Shqipëri, 2.567 metra e lartë.
Ngjitja e Shpresës në Majën Briaset në Shqipëri, 2.567 metra e lartë.

Një ngjitje për një kauzë

Kulmi i përvojës së saj malore erdhi në korrik 2022, kur ngjiti malin Mont Blanc në Francë, majën më të lartë të Evropës Perëndimore.

Shpresa Ismaili në majën e malit Mont Blanc në Francë, mbi 4.800 metra e lartë.
Shpresa Ismaili në majën e malit Mont Blanc në Francë, mbi 4.800 metra e lartë.

“Ishte një ndër eksperiencat më të bukura. Pesë ditë në mal, aty kam mësuar shumë gjëra”, thotë ajo.

“Atë ngjitje ua kam dedikuar grave të prekura nga kanceri dhe nënës time. Ishte një kauzë për mua, një qëllim.”

“Në mal gjeja kujtimin e nënës”

Pas humbjes së nënës, në maj 2023, mali u bë një shteg ngushëllimi dhe kujtimi për Shpresën.

“Me humbjen e prindit shuhet gjithçka, humb gjithçka… Me humbjen e saj e pata një periudhë tepër të rëndë”, kujton Shpresa, duke treguar se për një kohë jeta e saj u kthye në një dëshpërim sërish.

“Por, vetëm malin nuk e kam ndalur, se kur dilja në mal, unë e ndjeja atë (nënën)”, thotë ajo, me zërin që i dridhet nga emocionet.

Kështu ajo është bërë edhe një frymëzuese për të tjerët, në veçanti për shoqërinë, që thotë se shpesh kanë hezituar të provojnë këtë aventurë.

Në vitin 2023, Shpresa iu fut një trajnimi brenda projektit të fondacionit Utalaya, të themeluar nga alpinistja e njohur shqiptare, Uta Ibrahimi, që u bë gruaja e parë shqiptare që ngjiti malin më të lartë në botë, Everest.

Pas këtij trajnimi ajo mori licencë për t’u bërë guidë malore dimërore.

Që nga ajo kohë, ajo ka udhëzuar në ngjitje grupe të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Shpresa Ismaili si guidë malore në një nga ngjitjet në mal me grup.
Shpresa Ismaili si guidë malore në një nga ngjitjet në mal me grup.

Mes dy botëve

Pavarësisht dashurisë për malet, Shpresa mban me sukses punën e saj të përditshme si asistente financash.

Beson që produktiviteti i punës rritet me energjinë pozitive që merr çdo fundjavë.

Shpresa Ismaili në punën e saj të përditshme në zyrë.
Shpresa Ismaili në punën e saj të përditshme në zyrë.

Për këtë, ajo thotë se mundohet t’i inspirojë të gjithë ata që ndihen të bllokuar nga monotonia e përditshmërisë.

“Thjesht duhet të dilni. Ecje të lehta, aq sa të mundeni… Është terapi shumë e mirë. Ndihmon fizikisht, ndihmon në anën psikologjike. Aspekti psikologjik është primar.”

“Për mua mali është jetë. Ai më ka dhënë gjithçka dhe më ka mësuar se gjithçka është e mundur. Vetëm duhet të bësh hapin e parë”, thotë ajo.

Shpresa Ismaili në një nga ngjitjet dimërore, në majat me borë.
Shpresa Ismaili në një nga ngjitjet dimërore, në majat me borë.Radio Evropa e Lirë

JU TREGOJ 34 VJET JETË TË GAZETËS “RILINDJA DEMOKRATIKE” Nga Dr. Mujë Buçpapaj, bashkëthemelues i gazetës “RD” dhe gazetës “Tribuna Demokratike”

Në foto me kolegë të gazetës Rilindja Demokratike
Pak ditë pas themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në dhjetor 1990, gjendja e lirisë së mediave në Shqipëri ishte e vajtueshme. Partia në pushtet kontrollonte totalisht mediat e shkruara si dhe ato audiovizive dhe ajo që është më e keqja, i kishte drejtuar ato kundër demokratëve të papërvojë dhe me mundësi të pakta për të ngritur një sistem të tyrin informues.Një stuhi sulmesh të stilit të propagandës së vjetër komuniste u lëshua kundër lidërve demokratë të cilët paraqiteshin si “huliganë”, “shkatrrues” dhe “kërcënues të rendit dhe sigurisë së Shqipërisë”.
Vendi i vogël ballkanik ishte i fundit në rajon që po përpiqej të përshtaste rregullat e reja të pluralizmit dhe ekonomisë së tregut. Qeveria komuniste ndërsa ishte detyruar të pranonte pluralizmin pas presionesh të forta të Levizjes Studentore të dhjetorit 1990 dhe atyre nderkombëtare të udhëhequra nga SHBA-të, shfaqte synime të qarta për të lejuar një opozitë të dobët, të kontrolluar dhe me mundësi të vogla për ta sfiduar në zgjedhjet 31 marsit 1991.
Me vëllain Flamur Buçpapaj në kohën e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990
Në këto rrethana shtypi i lirë do të ishte prova e parë e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar. Pas plot 46 vjetësh izolimi total dhe mohimi të fjalës së lirë, Partia Demokratike kishte vendosur të nxirrte gazetën e saj. Ishte një kohë pritjeje, por edhe përgatitje për stafin e ri, i cili do të drejtonte gazetën, siç ishin edhe disa gjëra të natyrës teknike. PD, e themeluar më 11 Dhjetor 1990, më 12 dhjetor të këtij viti u shpall publikisht gjatë një tubimi historik në Qytetin “Studenti” Tiranë. Pluralizmi ishte pranuar politikisht, por nuk ishte legalizuar akoma në mënyrë institucionale, ligjore.
Më 17 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë formalisht do të dekretonte ligjin e lejimit të pluralizmit politik në vend, ndërsa më 19 dhjetor, vetë PD do të regjistrohej në Ministrinë e Drejtësisë si një parti legale. Tani, ajo nuk kishte pengesa që të ndërtonte strukturat e saj në të gjithë vendin, si dhe të kishte shtypin e saj. Pas themelimit të PD-së, dalja e numrit të parë të gazetës së saj do të shënonte një dallim thelbësor të ndryshimit të sistemit të ngurtë të mohimit të fjalës së lirë.
Muja me kolegë studentë
PD, e sapolindur, vazhdonte të kishte selinë e saj provizore tek godina numër 15 në Qytetin”Studenti”. Ato dy-tre dhoma të përshtatura thjesht mbanin shpirtin e asaj lëvizjeje dhe shndërrimi themelor. Drejtuesit e Komisionit Nismëtar me në krye lidërin e Levizjes Studentore Azem Hajdarin, çdo ditë që kalonte po e shikonin që gjendeshin në vështirësi të mëdha komunikimi me mbështetësit e tyre dhe opinionin në tërësi, për shkak të mungesës së medias së partisë së tyre. Deri në këtë kohë, drejtuesit e lartë demokratë mund të publikonin idetë e tyre pa censurë vetëm tek “Zëri i Amerikës”, e drejtuar nga gazetari i famshem Elez Biberaj, pasi RTSH dhe gazetat e kontrolluara nga Partia e Punës në pushtet, përveç censurës dhe deformimeve të ideve dhe koncepteve të tyre, i kishin vënë në shënjestër disa prej eksponontve të Komisionit Nismëtar të PD-së, e sidomos Azem Hajdarin dhe Sali Berishën. Shtypi i majtë vazhdonte të zbatonte parimet leniniste, sipas të cilit kundërshtari politik ishte edhe armik i partisë.
Muja me Elez Biberajn, në atë kohë shef i Seksionit Shqip të Zërit të Amerikës
Në fund të Dhjetorit 1990, koncepti për ndërtimin e gazetës kishte ardhur duke u formësuar. Komisioni Nismëtar kishte ngarkuar për këtë çështje Mitro Çelën dhe Preç Zogajn, që të dy gazetarë të njohur në vend. Mitroja njihej si natyrë opozitare për shkak të disa shkrimeve problemore ekonomike, si pasojë e publikimit të tyre me urdhër të Partisë Komuniste ai ishte larguar nga gazeta “Zëri i Popullit”, ndërsa Preçi vinte nga “Zëri i Rinisë” dhe kishte një të kaluar të vështirë dhe mosbesimi me regjimin për shkak të biografisë së familjes së tij tërësisht antikomuniste.
Nuk dihet se kush e pati propozuar në Komisionin Nismëtar të PD-së, por shumë shpejt u mor vesh se kryeredaktor i gazetës së opozitës ishte emëruar Frrok Çupi edhe ky një ish- gazetar i “Zërit të Popullit” i larguar prej kësaj gazete “për shkelje të vijës së partisë.” Ai, për disa vite, ishte detyruar të punonte në një ndërmarrje të Tiranës si punëtor krahu. Në vitet 1989-1990, kishte botuar disa reportazhe mbresëlënëse në shtypin e Tiranës.
Në këto ditë të ndërtimit të stafit të ri të gazetës pati përpjekje prej shumë gazetarëve që të përfshiheshin në redaksinë e saj, por ishte shumë e vështirë. Më vonë, në stafin drejtues të gazetës do të emëroheshin shumë gazetarë, të cilët faktikisht nuk kishin luajtur asnjë rol deri më 12 Dhjetor 1990, kur ishte shpallur PD, por që njiheshin për një frymë oponente ndaj regjimit. Këtu bëjnë përjashtim studentët, të cilët ishin të gjithë anëtarë të Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Më kujtohet një episod nga ditët e fundit të dhjetorit, kur selia e Partisë Demokratike ishte akoma tek godina numër 15 e Qytetit “Studenti”, ku unë banoja si student pasuniversitar, bashkë me kusheririn tim Shpetim Buçpapaj, student i inxhinierisë, dhe isha përfshirë si përsonazh i levizjes studentore prej 9 dhjetorit 1990.Me disa nga drejtuesit kryesorë të kësaj Lëvizje si Azem Hajdari, Bardhyl Ukcamaj, Shenasi Rama, Myftar Gjana, Arbër Ahmetaj, etj, kishim miqësi të mëparshme.
Në njërën nga dhomat e pajisura thjesht me një tavolinë dhe disa karrike të marra nga salla e televizorit, në kat të dytë të godinës, zhvillonte mbledhjet e punës edhe kryesia e re apo Komisioni Nismëtar i PD-së. Në fakt në këtë perudhë, në ato ambiente studentesh ishte vështirë të mbaje ndonjë rregull apo distancë. Aty të gjithë e ndjenin veten heronj të një lëvizje të madhe. Pavarësisht përpjekjeve të Ndue Lugjës, si bodigard i Azemit apo të Dem Berishës si roje e parë e Sali Berishës, ishte e pamundur të mbaje ndonjë rregull të madh. Sali Berisha ishte vazhdimisht i rrethuar nga njerëz, të cilëve duhej t’u përgjigjej pa pushim. Një pjesë e madhe prej tyre vinin nga rrethet dhe ishin nismëtarë të themelimit të degëve të PD-së.
Në një nga këto mbledhje kam njohur për herë të parë edhe Frrok Çupin. Kishte një pamje të heshtur. Në një moment kur na thanë se do të fillonte mbledhja e kryesisë, u ngritëm dhe dolëm të gjithë, meqenëse nuk ishin në Komisionin Nismëtar.
U ngrit të dilte jashtë edhe Frroku, por dikush i tha, me sa më kujtohet Azemi: “Ti, Frrok, do të qëndrosh, pasi je kryeredaktori i gazetës”. Më kujtohet si sot Frroku i ulur në një karrike nga fundi i sallës, i mbështjellë me një pardesy kafe, mjaft të përdorur.
Në korridor po prisnim bashkë me Lazer Stanin. Lazri më tha se i ishte premtuar për të punuar qysh në fillim në stafin e gazetës RD dhe për këtë ndjehej i kënaqur, por në fakt do t’i bashkohej gazetës vetëm katër vjet ma vonë. Unë në këtë kohë isha student pasuniversitar, studioja për skenar të filmit artistik dhe isha në një moshë me Azemin, Shenasiun dhe Myftarin, kisha bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme me shtypin, kisha marrë pjesë si shumë intelektualë të rinj në Lëvizjen e Dhjetorit dhe natyrisht kisha dëshirë të punoja qysh në fillim në redaksinë e “RD”-së, por gjërat nuk ishin të lehta për shkak të frymës së klaneve që do të kontrollonte qysh në ditët e para gazetën.
Muja me Idriz Lamajn, në atë kohë gazetar i Zërit të Amerikës
E kisha diskutuar këtë problem edhe me Azemin, si kryetar i Komisionit Nismëtar edhe me Prof. Sali Berishën. Të dy më kishin thënë se këtë punë e zgjidhte Preçi, pasi partia nuk do të ndërhynte në caktimin e stafit. Berisha, qysh në ato momente, ishte për atë që stafi i gazetës të zgjidhej sipas një modeli jo partiak, por krejt të pavarur. Biles pati zëra se “RD”-ja do të ishte një gazetë e pavarur nga PD-ja. Mua m’u duk çështje e përfunduar. Me Preçin njiheshim qysh kur isha student në vit të parë për letërsi në Fakultetin Histori-Filologji. Tek ai, kryeredaktori I gazetës “Zëri i rinisë”, Remzi Lani, por edhe redaktorët e kësaj gazete, kishim gjetur një përkrahje të madhe dhe miqësi të gjithë ne poetët dhe publicistët e rinj. Remziu kujdesej posaçërisht të përkrahte talentet e reja në letërsi dhe publicistikë. Gjatë vitit 1990-1992 gazeta tregoi në pavarësi të madhe, edhe pse ishte organ zyrtar i rinisë, duke u bërë mbështetëse e procesve demokratike.
Preçi, në atë periudhë, mbulonte reportazhet, kurse unë edhe shumë kolegë të mi studentë niseshim shpesh për shkrime jashtë Tiranës, ku merrnim edhe shërbimet edhe honoraret e shkrimit. Për ne si konviktorë, kjo ishte një mbështetje e madhe.
Megjithatë, Preçi nuk do të pranonte me pretekstin se kishte një staf tepër të ngushtë dhe do të bashkëpunonin vetëm me studentë. “Kur redaksia të zgjerohej, thoshte Preçi, atëherë do të bisedojmë” apo siç thoshte ai, “ne të njohim si poet dhe publicist i spikatur dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Azemit, as të Berishës.”
Në fakt një vit më parë, pikërisht për reportazhet cilësore që kisha botuar tek “Zëri i Rinisë”, kisha marrë çmim vjetor, ndërkohë që kisha marrë edhe disa çmime vjetore për poezi dhe një poemë të botuar tek kjo gazetë. Në vitin 1989, kisha botuar një vëllim poetik, i cilësuar nga kritika e kohës si i suksesshëm. Ai ishte vëllimi i vetëm poetik që botohej gjatë regjimit komunist pa ndonjë vjershë për partinë apo për udhëheqësin, siç ishte në modë atëherë, biles pa permendur në asnjë varg fjalën parti. Për këtë shkak libri u mbajt shtatë vjet në sirtaret e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, pasi nuk pata pranuar asnjë ndryshim të imponuar, pavarësisht tre recencave shumë të rënda që më akuzonin “për hermetizëm, figuracion të errët, apo ndikime nga poezia dekadente” e terma të tjerë që përoreshin rendom nga kritikë të regjimit që nuk e kishin për gjë të etiketonin kështu çdo poezi që nuk kishte frymën e klasës punëtore.
Siç doli më vonë, këto gjëra kishin dalë në plan të dytë dhe në mendjen e stafit të ri zienin ethet e politikës dhe të klaneve që për ne të rinjtë idealistë që donim thjesht të kontribuonim për fjalën e lirë dhe demokracinë, ishte diçka e padrejtë. Shumë prej nesh që ishim përfshirë në Lëvizjen e Dhjetorit për çështje idealesh, ishte shumë e vështirë të kuptohej se si po ndërtohej një pamje jo e mirë e gazetës së PD-së, tek shfaqej një tendencë për ta mbyllur atë në një grup shokësh të dyshimtë dhe klanesh që vinin nga Partia e Punës. Kjo nuk do të kuptohej në këtë periudhë as nga Berisha dhe as nga Hajdari, dhe as shumica e atyre që nuk punonin për të ndërtuar klane në parti. Që të dy në atë kohë shpreheshin se e rëndësishme ishte të fitonte demokracia. Tirana, në atë periudhë, po ziente. Intelektualët ishin përfshirë në debate të forta në rishikimin e vlerave të regjimit komunist, ku prinin shkrimtarët dhe artistët. Atë fund dhjetori, në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qe mbajtur pleniumi i Lidhjes, ku unë merrja pjesë bashkë me vëllaun tim, Skëndër Buçpapaj, poet dhe kritik mjaft i njohur, në atë kohë redaktor i gazetës “Drita”.
Pati debate të forta mes shkrimtarëve gjysmë desidentë dhe drejtuesve të Lidhjes. Shkrimtarët një nga një refuzuan të hidhnin kandidaturat e tyre për deputetë në zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Shqipërisë, të parashikuar për me 10 shkurt 1991. Dihej se kjo ishte një lojë e PPSH-së dhe Ramiz Alisë, për të justifikuar nevojën e lejimit të pluralizmit të vertetë politik, duke paraqitur rripat e transmesionit komunist si BRPSH, Organizat e Gruas dhe Frontit si subjekte të pavarura elektorale. Përpjekjet e Alisë për të kontrolluar pluralizmin dhe shmangur menjanimin e Partisë Komuniste nga qeverisja e vendit ishin dëshpëruese.
Pak me vonë u organizua një veprimtari për Gjergj Fishtën po në Lidhjen e Shkrimtarëve. Edhe kjo veprimtari e drejtuar nga Rudolf Marku, Skënder Buçpapaj, Aurel Plasari, Ndrek Luca, etj., pati debate të forta. Intelektualët e Tiranës kishin marrë përsipër ideimin e luftës për demokraci. Në një nga këto ditë, më 29 dhjetor, është mbledhur edhe stafi i ri i gazetës të Lidhja e Shkrimtarëve. Isha edhe unë më Skënderin dhe Arben Kallamatën, edhe ky gazetar i “Dritës”. Në këtë mbledhje të parë të këshillit botues të gazetës, i cili më 5 janar do të ndryshonte, Preç Zogaj ka prezantuar edhe Frrokun si kryeredaktor. Në këtë mbledhje është debatuar rreth mënyrës së organizimit të gazetës “RD”, aq sa mund të konceptohej një gazetë opozitare. E rëndësishme ishte se ajo do të ishte antiregjim dhe do të merrte përsipër edukimin demokratik. Aty është bërë edhe plani për numrin e parë, madje janë ndarë edhe disa tema.
Më 31 dhjetor 1990, Partia Demokratike do të zhvendosej nga godina nr.15 në Qytetin “Studenti” tek një vilë dykatëshe në Rrugën “Fortuzi”, afër ish-Hotel “Arbërisë”. Një vilë e shkatërruar dhe pa mirëmbajtje. Gazeta kishte një dhomë në katin e dytë të ndërtesës.
Në fillim nga Komisioni Nismëtar u tha se gazeta do të dalë më 3 janar, por ky vendim do të ndryshonte shumë shpejt. Piktori Mentor Shehu, i cili ishte ngarkuar të bënte faqosjen e “RD”-së, këmbënguli që grafiku që u kishte caktuar Poligrafiku për botimin e gazetës ditën e martë dhe të premte ishte i papërshtatshëm për Partinë Demokratike. Sipas Mentorit, prej të premtes deri tek e marta tjetër i binte gati pesë ditë të pambuluara nga gazeta e partisë, ndërkohë që PPSH kishte disa gazeta të përditshme si “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” dhe disa periodike që sulmonin ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kështu që me ndërhyrjen e drejtuesve të PD vendoset që gazeta të dilte të mërkuren dhe të shtunën.
Më 5 Janar 1991, pas përpjekjesh të mëdha, sidomos të Frrokut dhe Mentorit (që të dy e gdhijnë në shtypshkronjë), por edhe të Preçit dhe studentëve Fevziu, Shkullaku dhe Blushi, gazeta pa dritën e botimit.
Në këshillin e parë botues do të ishin Petraq Kolevica, Ajet Haxhiu, Natasha Lako, Mitro Çela, Kujtim Çashku, Edi Hila, Ilirjan Zhupa, Teodor Keko, Genc Pollo.
Në editorialin e “RD”-së “Fjala e parë”, shkruar nga Preçi, thuhej se “sot, Rilindja Demokratike thotë fjalën e parë të saj. Kjo rilindje ka marrë mbi vete një barrë të rëndë dhe detyrë të ndershme. Ka marrë për detyrë të thotë fjalën e vërtetë.” Në faqe të parë gazeta kishte përshëndetjet e Ismail Kadaresë, Rexhep Qoses dhe Dritëro Agollit.
Vetë titulli i gazetës doli nga një togfjalësh që kishte përdorur Qosja në përshëndetjen e tij. Siç dihet, kokën e gazetës e punoi piktori i njohur i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Bujar Marikaj. Në faqen e dytë zinte një vend të dukshëm shkrimi i Preçit “PD nuk është mace e zezë” e konceptuar si një replikë me gazetën “Bashkimi”.
Në këtë numër është botuar edhe shkrimi i Sali Berishës “Ylli ynë polar, çështja jonë kombëtare”, në të cilin jepej platforma e PD për zhvillimin e vendit, integrimin në Europë si dhe qëndrimet e saj ndaj zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Ky shkrim do të merrte shumë polemika edhe disa vite me vonë deri më sot, duke u bërë objekt i shumë analistëve të vendit dhe atyre të huaj për sa i përket qëndrimit ndaj çështjes së Kosovës. “PD do të luftojë pa u lëkundur që vëllezërit tanë në Kosovë të gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat demokratike, përfshirë edhe atë të vetëvendosjes, që janë të sanksionuar në Kushtetutën jugosllave, Kartën e OKB-së, dhe aktet e Helsinkit. PD nuk mund të pranojë si të përjetshëm ndarjen e kombit shqiptar. Prandaj edhe ne do të luftojmë me mjete paqësore dhe në kuadrin e proceseve integruese europiane të realizohen të drejtat e tyre për përparimin dhe bashkimin kombëtar”. Ky tekst ishte mbajtur si një fjalim në Sheshin Demokracia në Qytetin “Studenti” më 12 dhjetor 1990. Edhe Gramoz Pashko, në një intervistë dhënë gazetës, paraqiste strategjinë ekonomike të PD, e cila synonte reformimin tërësor të sistemit ekonomik ekzistues drejt një ekonomie, siç shprehej Pashko, “të inisiativës së lirë”. Frrok Çupi, në një shkrim të tij, duke përshkruar vështirësitë e botimit të numrit të parë, shpreh frikën e mosdaljes së numrit të dytë. Mentor Shehu, një nga themeluesit e gazetës dhe faqosësi i saj i parë, tregon se “stafi i parë i gazetës që paguhej me bordero, ka qenë i përbërë nga Frrok Çupi kryeredaktor, Mentor Shehu, faqosës, dhe Ilir Arapi, shofer i gazetës”. Mentori kryente një punë voluminoze që nga faqosja e numrit, dërgimi i materialeve, redaktimi i tyre dhe deri sa dilte gazeta. Pas pak ditësh, afërsisht një jave, në gazetë vjen edhe Emin Barçi. Emini ishte përfshirë në Lëvizjen Studentore dhe pas themelimit të PD ai ishte një njeri, i cili kishte siguruar vend, siç thuhej atëherë, në sektorin e shtypit në një nga dhomat e katit të parë të godinës numër 15. Aty kishte një makinë shkrimi dhe një shaptilograf, të cilët i përdorte një vajzë bjonde. Duke qenë se Emini u rekomandua në gazetë me propozimin e Pashkos dhe pëlqimin e Frrokut, ai kishte një peshë të madhe në politikën redaktuese të gazetës dhe emrat që do të botonin.
Nga kopjet e para të gazetës del se “studentët Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Ben Blushi dhe Edi Paloka ishin si vullnetarë që paguheshin me honoraret e shkrimeve që bënin, kryesisht në sektorin e informacioneve. Dritan Kaba në këtë kohë do të bënte edhe punën e fotografit, ndërsa Abdurrahim Këllezi, ish-korrektor i gazetës “Zëri i Rinisë” dhe Agim Fortuzi, ish-korrektor i “Bashkimit”, ishin dy korrektorët e parë të “Rilindjes Demokratike”.
Më vonë në redaksi kanë ardhur Genc Tirana dhe Arben Ruka, ish-gazetarë të “Bashkimit”, ndërsa është miratuar si korrespondent për Myzeqenë, Bujar Xhaferri. Pas tyre vjen Bashkim Trenova, ish-drejtor i Arkivit të Shtetit si dhe Filip Çakuli, ish-gazetar i njohur i “Hostenit”, shkrimtar i njohur i humorit shqiptar me natyrë kritike ndaj burokracisë së regjimit, Visar Zhiti poet disident, i dënuar politik. Po gjatë vitit 1991 do të vinin edhe Skënder Shkupi, Rakip Sulçe, Xhevat Mustafa etj. Ben Blushi do të hynte si anëtar i rregullt i redaksisë gjatë kohës që Mitro ishte kryeredaktor dhe do të largohej prej gazetës bashkë me Armand Shkullakun, Vera Isakun, Dritan Kabën, Mhill Tanushin, Genc Tiranën, Arben Rukën, pas 12 Gushtit 1992, kur mocionistët e drejtuar nga Pashko do të largoheshin nga PD për të krijuar më vonë Partinë Aleanca Demokratike.
Në këtë periudhë gazeta “RD” do të kishte tirazhin më të lartë dhe kërkesat në treg për të ishin të jashtëzakonshme por qeveria komuniste nuk lejonte të botohej më shpesh dhe në një tirazh më të lartë me pretekstin e mungesës së letres. Gazeta, megjithëse kishte një çmim prej 1 lek të ri, shitej me 10, 25 e deri 50 lekë. Lufta për të kontrolluar gazeten dhe ecur përpara shprehet qartë edhe në ndërrimin e shpeshtë të kryeredaktorëve në periudhën Janar 1991-Prill 1992.
Kryeredaktor i parë do të ishte Frrok Çupi, i cili do të largohej në Qershor të vitit 1991, pas polemikash me kryetarin e PD-se Sali Berisha. Pas tij do të vinte Napoleon Roshi, ish-drejtor i radios së jashtme dhe ish-gazetar i “Bashkimit”, pastaj Mitro Çela, i cili do të drejtonte gazetën nga fundi i vitit 1991 deri pas fushatës së suksesshme të 22 Marsit 1992. Megjithëse do të bashkëpunoja me gazetën me disa shkrime prej numrave të parë dhe në vijim, zyrtarisht në gazetën “RD” do të filloja punë në korrik 1992, por përpara zgjedhjeve të 22 marsit 1992 unë bashkë me Skënder Shkupin, Merita Shkupin dhe Ardian Haçin do të themelonim gazeten e PD së Tiranës “Tribuna demokratike”. Gjatë vitit 1991 ndërsa vazhdoja studimet pasuniversitare dyvjeçare për Skenar të filmit artistik që sot konsiderohen si studime postmateriale, bashkë me mikum tim Ismet Mehmeti(poet dhe gazetar), themeluam gazetën e legalistëve shqiptarë që njihej si Partia Nacionaldemokrate, një gazetë radikale e djathtë me ndikim në shtypin e kohës. Tek Atdheu qëndrova disa muaj, ndërkohë që në fillim të vitit 1992 më thirri Dr. Berisha që të themeloja gazetën Tribuna Demokratike , një gazetë që u përfshi shpejt në polemika të ashpra për shkak të denoncimit të krimeve të komunizmit.
Muja në redaksinë e Rilindjes Demokratike
Si kryeredaktor i “Tribunës” do të më binte të bashkëpunoja si me Mitron, ashtu edhe me Filip Çakulin, si zëvendëskryeredaktor i “RD”-së, i cili do të më ndihmonte më shumë shkrime. Gazeta “Tribuna Demokratike” ishte një gazetë shumë radikale, botohej dy herë në javë deri në 90 mijë kopje për numër, me një staf i gjithi vullnetar. Kishte një krizë letre, por miq të PD-së dhe Berishës në SHBA nga komuniteti tropojan në N.York, kishin blerë letër në Bullgari e cila erdhi falas në Tiranë vetëm për gazëtën “Tribuna Demokratike”.
Letra u magazinua në Lundër dhe kishte vështirësi ta sillnin në shtypshkronjë pasi nuk kishim makinë. Me kryetarin e PD-së, dega Tiranë prof. Ylli Vejsiun dhe ish shefin e administratës së PD-së, dega Tiranë Sotir Qirjaqi dilnim në rrugë për të ndalur ndonjë skodë që ta sillnim letrën në shtypshkronjë. Na ndodhte që të prisnim edhe dy-tre orë derisa sa dikush të na ndihmonte vullnetarisht. Kjo skenë raspakitëse përseritej dy herë në javë.
Ndër emrat që kontribuan në çdo numër të gazetës ishin Skënder Buçpapaj, Mero Baze, Albert Rakipi, Arben Kallamata, Ilirian Zhilla, Elida Buçpapaj, Bardhyl Ukcamaj, Fahri Balliu, Beqir Katana, Zamir Mulaj, Arbër Ahmetaj, Vehbi Skenderi, Ylli Rakipi, Myftar Gjana, Albert Rakipi, Ilirjan Peco, Adhurim Lakra etj, ndërsa gazeta faqosej nga piktori i talentuar Xhevahir Kolgjini, i cili bëri edhe kokën e gazetës. Gazeta aq sa kishte natyrë intelektuale, ishte edhe e ashpër dhe polemizuese me kundërshtarët politikë. Mbaj mend një shkrim të mikut tim Dritëror Agolli i cili në një opinion të tij thoshte: “E di që nesër Tribuna Demokratike do të ma zbusë kurrizin me ndonjë përgjigje të ashpër, por unë do ta them mendimin tim…”
Por të rikthehemi përsëri tek stafi i RD-së. Në Prill 1992, vjen kryeredaktor Bashkim Trenova, në vend të Mitros, i cili kishte fituar një vend në Parlamentin shqiptar si deputet i PD-së në zonën e Përmetit. Pas Bashkimit i cili u largua në diplomaci, aty nga fundi i vitit 1994, drejtimin e gazetës do ta merrte Lorenc Ligori, zëdhënës i PD gjatë kohës që në krye ishte Eduart Selami. Ligori, pas rreth një viti pune, në vjeshtë të vitit 1995 do t’ia linte këtë post Lazër Stanit. Stani do të qëndronte në krye të gazetës deri më 12 Mars 1997, kur trazirat që përfshinë vendin deri në anarki totale dhe rënjen e qeverisë demokratike bën që ai bashkë më zevëndëskryeredaktorin E.Paloka të largoheshin nga vendi, dhe gazeta të mos dilte për një numër. Ashtu mes plumbave dhe kërcënimve unë bashkë me Sami Milloshin, Mentor Shehun, Zef Lleshin, Dylejman Karajn, Shpetim Lukun, Ndrekë Gjinin, Dukagjin Hatën e Bledi Kasmin e rihapëm redaksinë dhe botuam gazetën.
Atentati ndaj Mujë Buçpapajt më 20 gusht 1977 pas rikthimit  në pushtet të ish PPSH me revolucion të armatosur
Në këtë periudhë të vështirë do të vinte kryeredaktor gazetari i mirënjohur Xhevat Mustafa, i cili do të qëndronte në këtë detyrë deri në Maj 1997 bashkë me mua si zevendëskryeredaktor. Xhevati një gazetar i spikatur i “RD”-së, dhe me shumë ndikim, do të zëvendësohej nga Astrit Patozi, ish-kryeredaktor i gazetës “Albania”, ndërsa Xhevati do t’i rikthehej diplomacisë. Zevendëskryeredaktorë do të vinin Sami Neza dhe Shemsi Peposhi. Ndërkohë që në sektorin ekonomik të gazetës punonin me përkushtim Migen Demirxhi dhe Brikena Kamenica, ndërsa Altin Ndroqi mbulonte Kulturën, sektor në të cilin kishin punuar më parë edhe Fatos Kongoli, Filip Cakulli, Lazër Stani, Rudina Xhuvani etj.
Nga fundi i vitit 1998 do të vinte në RD edhe Halil Rama, kolegu im i redaksisë së politikës për shumë vjet me radhë. Më parë kishin mberritur në RD tek sektori i rendit Ndrek Gjini dhe Artur Begaj.
Ne vitin 1998 kishte ardhur në RD edhe gazetari i mirënjohur Rexhep Polisi i cili vijon edhe sot në gazetë, si dhe Nebil Çika i cili punoi një periudhë si zevendëskryeredaktor, gazetari Armand Maho etj.
Patozi do të drejtonte gazetën deri në korrik 2005 kur ai do të zgjidhej deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë. Prej kësaj kohe dhe në vazhdim gazeta “RD” drejtohet nga gazetari i përkushtuar Blendi Kasmi.
Deklarata e Mujë Buçpapajt pas atentatit të kryer ndaj tij nga Policia e Shtetitt
Bledi si të thuash është rritur në Gazetën “RD.” Ka ardhë në redaksi qysh kur ishte student në gazetari në vitin 1995 dhe më vonë ka kaluar shef redaksie dhe kryeredkator prej shumë vjetësh.
Stafi i gazetës “RD” është i madh, ashtu siç është edhe emri i saj. Disa prej drejtuesve apo gazetarëve të saj shumë shpejt filluan që të mos e ndjenin më veten të gatshëm për të punuar me platformën politike të PD dhe u distancuan prej saj. Shumë prej të tjerëve, siç doli më vonë të futur nga PS, pasi kryen me sukses misionin e tyre, morën poste të larta në struktuart e PS dhe të qeverisë së saj. Ata u shndërruan në kundërshtarët më të betuar të “RD”-së dhe Partisë Demokratike.
Sot, pas 34 vjetësh, “Rilindja Demokratike” vazhdon me sukses detyrën e saj të informimit të pavarur dhe të mbrojtjes së demokracisë në stilin e saj të njohur, duke mos bërë kompromise dhe lëshime. Gjatë tetë vjetëve të fundit gazeta ka dalë vetëm në variantin online, pasi kushtet financiare nuk ja mundësuan botimin në formë të printuar.
Gazeta “RD” ka kaluar ditë të mira, por edhe shumë të vështira.
Për shembull gjatë viteve 1997-2005 drejtuesit e gazetës dhe gazetarët e saj i janë nënshtruar një dhune dhe represioni të paparë nga organet shtetërore, nëpërmjet gjyqeve të montuara, kërcënimeve, gjobave të rënda dhe sulmeve te egra, deri edhe me armë zjarri, siç i ka ndodhur autorit të këtyre radhëve me 20 gusht 1997 nga bandat neokomuniste, në shenjë hakmarrje politike.
Kam kaluar momente të vështira nga një sulm I bandave neokomuniste të rikthyer në pushtet me luftë pas agjedhjeve të korrikut 1997, ku mora 6 plumba kallashanikovi, por për fat u mbijetova. Pasi disa mujave në krevat dhe pastaj në karrocë, pas disa operacioneve u riktheva në gazetë akoma më i vendosur për të luftuar për fjalën e lirë dhe demokracinë që unë dhe brezi im i kishim kuptuar si një mission.
Gazeta “RD” ishte një gazetë e urryer nga regjimi neokomunist i pasvitit 1997-të. Ajo diskriminohej nga qeveria dhe entet e saj në dhënien e reklamave, duke e vënë atë para vështirësish të panumërta. Megjithatë gazeta dha një shëmbull të mbijetesës në një periudhë të rëndë për demokracinë dhe pluralizmin pas vitit 1997 dhe në vazhdim, deri me 3 korrik 2005 kur rierdhi në pushtet PD dhe aleatet e saj.
Në nëntor të vitit 2005 unë do të largohesha nga gazeta “RD” për të drejtuar Qendren Ndërkombëtare të Kulturës “QNK” dhe në vijim Zyrën Shqiptare të të Drejtave të Autorit deri në vitin 2014, kur në fuqi do të rivinin socialistët të cilët filluan spastrimin e thellë administës nga demokratëtë, duke anashkaluar meritorkacinë, garën e ndershme dhe kontributet intelektuale, por bazuar në kritere thellësisht politike dhe ideologjike.
Në vitet 2005-2013 erdhën në gazetë disa gazetarë të rinj, të cilët u përpoqën t’i jepnin gazetës energji të reja, sido që gazeta RD nuk do ta kishte shkëlqimin e dikurshëm dhe tregun e dikurshëm.
Vështirësitë financiare të gazetës “RD” u rikthyen pas vitit 2013 e në vazhdim, ndërsa drejtuesit e partisë nuk shfaqën ndonjë interes të mbanin në këmbë njërën prej simboleve më të fuqishme të PD-së, pas logos së saj.
Gjatë këtij tranzicioni të gjatë respektimi i lirisë së mediave dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut ka kaluar nëpër një shteg me ulje-ngritje të forta, por qysh prej 5 janarit të vitit 1991, kur doli numri i parë i gazetës “RD” e deri më sot, kjo media ka luajtur një rol historik si media e parë e lirë në vend. Unë dhe shumë kolegë të tjerë të nderuar, jemi vertetë krenarë që kemi qënë bashkëthemelues më 5 janar 1991 dhe pjesë e stafit të kësaj gazete për shumë vite me radhë.
Ndërsa prej 16 vjetësh botoj gazetën letrare dhe kulturore Nacional, një gazetë javore dhe e përditshme online (www.gazeta-nacional.com) me shtrirje rajonale dhe me bashkëpunëtorë disa prej poetëve, shkrimtarëve, artistëve, kritikëve, akademikëve, përkthyesve dhe publicistëve më të njohur në hapsirat shqiptare dhe në botë. Si një bashkëthemelues i shtypit të lirë shoh me trishtim që media e lirë ka pësuar regres të fortë. Raportet ndërkombëtare nga viti në vit kanë konstatuar kërcënimet që i vijnë fjalës së lirë në Shqipëri nga presionet e qeverisë, censura dhe vetëcensura për shkak të politikave editoriale, proqeveritare që ndjekin shumica e mediave në Shqipëri me lidhje biznesi dhe përfitimesh fianciare nga qeveria dhe shpesh edhe nga krimi i organizuar. Kjo formë censure e ka bërë akoma më të frikshme gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Shqipëri.
Uroj që fjala e lirë, e nisur 34 vjetë më parë, të mos vdesë kurrë në këtë vend dhe këtë shoqëri!

Politika dhe diplomacia si vlerë, moral, normë dhe parim…- Nga AGRON SHABANI

Aristoteli dikur politikën dhe etikën i vendosi në themel (fundament) si dhe në maja ose në kulm të shtetit? Ndërkaq, “civisin” dhe “civilisin” në qendër ose epiqendër të shtetit. Sepse, termi ose nocioni politika, parasegjithash e ka kuptimin e moralit (etikës) mbi shtetin. Apo, polis (shteti)-(e)tika (morali): Poli(e)tika. Ndonëse, sipas Aristotelit: shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj… Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke ‘tä politika’ (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe ‘hè politik’ (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).
Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme (‘tä politka’ dhe ‘hè politik’) -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik “politikos” ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe “politiès” (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).
 Ndonëse, në Kosovë si duket këto vlera, postulime, norma dhe parime si të thuash nuk njiihen, nuk respektohen dhe nuk zbatohen fare as si praktikë dhe as si teori. A e dini pser (përse) ?
Sepse, politikën dhe diplomacinë e Kosovës ( e deri diku edhe të Shqipërisë) i bëjne partia, familja,rruga, klani, tarafi, grupet e ndryshme të interesit, profitetit dhe bisnesit, rrethet (qarqet) e ndryshme vicioze, biocenoze, paranormale, parapolitike etj….E jo Akademia e Shkencave dhe Arteve, intelegjenca ose elita shkencore, intelektuale, kulturore, politike etj.
U mor vesh se retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike të Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në “Republikën” e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj… Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, multivuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të ‘kopshti të madh’ kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga “polisi”, “politia”(politeia) dhe “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari),”civilis” ( i hapur ose qytetar) dhe “res publica” ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare tek ne sikur eshtë shndërruar në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose teokratiko-despotik, sipas urdhërave dhe vullnetit të personit (individit) dhe partise-shtet ose shtetit-parti! Nejse!
Ideja dhe tematika ose problematika që dua të trajtoj sot është problematika e përqasjes, konceptimit, përceptimit, kuptimit, dallimit dhe definimit idealist, materialist dhe dialektik të “trekëndëshit” ose “trajektorës” së përgjishme shkencore ose metodologjike të politikës dhe diplomacisë së sotme shqiptare ose kosovare, e cila mund të konsiderohet si jo fort e rrahur, trajtuar, studiuar dhe analizuar sa duhet në publicitikën ose gazetarinë e sotme shqiptare.
Ndaj, edhe brenga ose shqetësimi kryesorë i kësaj tematike komplekse, sfiduese dhe tepèr serioze dhe jetike ,është përballja dhe përqasja e hetueshme ( e zorshme mbase) e disa fenomeneve, blloqëve (kampëve), konceptëve, ideologjive, axhendave, narrativave, formulave, ideve, teorive dhe interpretimeve te ndryshme shteterore, nacionale, politike, diplomatik, kadrovike, disolutive, kognitive, introspektive, retrospektive dhe të tjera të politikës dhe moralit të njohur mbi populllin, shtetin dhe pushtetin sovran, automon, ligjorë, plulalist, parlamentar dhe demokratik. ( Lexo. fenomenin Rama”, “Fenomenin Berisha”; ” Fenomenin Nano”, “Fenomenin Majko”, ” Fenomenin Topalli”, “Fenomenin Meta”, “Fenomenin Basha ” etj…në Shqipëri, apo “Fenomenin Rugova”, “Fenomenin Thaci”, Fenomenin Haradinaj”, “Fenomenin Kurt”, “Fenomenin Osmani” dhe të tjerë në Kosovë!) . Shtoja këtu edhe polin e antipolin.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubiozë, mendoj se mund të na ndihmojnë “distinksioni”, filozofia, ose interpretimi shkencorë dhe linearë i popullit (kombit), shtetit, pushtetit, kulturës, civilizimit, politikës dhe diplomacisë. Kjo për faktin se edhe në Kosovë edhe n´Shqipëri, jo rrallë janë prezent anomia (ndjenja e keqe e vetmisë, izolimit dhe funksionin oe pushtetit pa cak, qëllim, ideal dhe limit të caktuar); amnezioni, afazia, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, amoroziteti, inkubacioni, fataliteti dhe forma të tjera të bërjes së politikës dhe diplomacisë së asgjësë per asgje.
Ç’është e vërteta, termi ose nocioni politikë ose shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit politikës shqiptare ose kosovare (si njejësi dhe veçanti shkencore ose politologjike) u mungon lënda ose materia e njohur bazike.
 Kështu që politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare, janë të thirrura ose obliguara t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj.
  Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.
U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe filozofia strikte dhe konçize e Aristotelit e deri me sot.
 Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë “të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët”, kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond… Karl Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët ose definicionët e njohura shkencore dhe humaniste të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë:
Se këndejmi, politika dhe diplomacia, janë shkenca ose disciplina të posaçme të shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik (“axios”- diçka me vlera dhe parime të larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj… Aty i kemi edhe epistemologjinë ose gneseologjinë, të kanë origjinën e tyre lingustike, terminologjike ose etimologjike nga greqishtja e vjetër “gnosis” dhe “episteme” ( njohuri ose dituri),  filozofinë e politikës ose filozofinë politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja ose spjegimi që mund të ipet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste.
Për me tepër ndërkaq, politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë.
Ndaj, unë vetëm po shtroj pyetjen ( pa komentuar): Vallë mos ndoshta do ishte me e merituar, me e kualifikuar, me robuste dhe korpulente për Kosovën dhe Shqiperinë e vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, si baza ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.
Pak politologji dhe fiozofi amerikane…
 Filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike.
Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm ose dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura poltike, ushtatake, shkencore, industriale ose ekonomike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo “epistemologjinë revolucionare” të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)
U mor vesh se politolozia dhe filozofia e njohur amerikane, nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme mendore, intelektuale, fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian (sidomos atij gjerman ose anglo-sakson), respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë realiste dhe idealiste, nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan mepastaj edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën), transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin “kantizmin dhe hegelianizmin e njohur amerikan” të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezentuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s.
Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, do angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë, të pavarur, sovran, autonom ose autentik, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik etj. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si “Journal of Speculative Philosophy”, “Philosophical Review” etj.) i cili do triumfonte në vitët e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj.)
Me ç’rast, krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe “fenomenologjia” e Husserlit së bashku me idealizmin transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial, dialektik ose ekzistencialist. Me fjalë tjera, duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shkencore ose humaniste.
Në instancë të fundit, skicimi, ravijezimi, konturimi, vërja ose vendosja e paqës dhe pajtimit në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme mbi ruinat, gërmadhat, trashetë, rrogozet ose istikamët e ndryshme luftarake ose ushtarake, pa i prekur ose lënduar ndjenjet, emocionet, sentimentët dhe krenarinë e përgjithshme të asnjerës palë: Kjo është formula ose sinteza e njohur shkencore dhe humaniste e politikës së jashtme ose diplomacisë intelektuale, pfrofesionale, intelegjente, robusted ose korpulente. Respektivisht, e politologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore.
Se këndejmi, politika dhe diplomacia, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen ose tejkalimin e problemëve të ndryshme shtetrore, naciononale ,shoqërore ose qytetare etij., si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut.
 Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.
 Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj.
Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.
Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera, por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Ndaj, teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme, por janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i zgjidhin dhe fitojnë ato.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se Uashingtoni, Berlini, Londra, Roma, Parisi, Vjena dhe Zagrebi, nuk mund t´ua kryejnë gjithëmonë obligimet ose detyrat shtëpiake Prishtinës dhe Tiranës, të cilat kurrë nuk kanë një plan B, C. D etj…
P. S. Politika dhe diplomacia e Kosovës, si duket gjithëmonë punojnë pa plan. Mbase, me shabllone ose instrumente të ndryshme pllakative, ataviste, emocionale, paranormale, parapolitike, paradiplomatike, shamane etj.
Kështu që Vucici dheDaqiçi i Serbisë, janë në epërsi enorme dhe absolute ndaj homologëvë të tyre shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria. Nuk duhet harruar dhe mohuar faktin se shumica e liderëve, politikanëve, diplomatëve ose kryediplomatëve të Serbisë dhe Kroacisë, i përkasin (takojnë) ajkës ose elitës së lartë politike, shkencore, intelektuale ose akademike.
Si për shëmbull, ish Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, sot ligjeruse ose profesoreshë e politologjisë (shkencave politike) në Universitetin e Splitit, Kryeministri aktual, Andrej Plenkoviç, Presidenti Zoran Millanoviç, Shefi i diplomacisë kroate, z. Radman etj. Ashtu siç janë Ivica Daqiç dhe politikan ose diplomat tjerë serb, të specializuar ose promovuar (disertuar) në fahun ose profesionin e tyre.
Dhe, ky është një fakt, argument ose alibi i fortë politik dhe diplomatik për politikën dhe diplomacinë serbe, e cila bëhet në Akademinë e Shkencave ose Fakultetin e njohur të Shkencave Politike pranë Univerzitetit prestigjioz të Beogradit.
Tek e fundit në rastin e politikës dhe diplomacisë së Serbisë dhe Kroacisë: Kemi të bëjmë mbi konfliktët, përplasjet ose kolizionet e konceptëve, ideve dhe teorive të njohura liberale, parlamentare, demokratkme, pluraliste, humaniste,, shkencore, intelektuale ose akademike (Zagrebi)t dhe atyre autoritare, totalitartiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera (Beogradit). Mbse, në mes dy shkollave elitare ose renomative në fushën e politologjisë dhe filozofisë politike.

Gjenerata “Z”, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

Është ora 23:00, dhe Emanueli, vetëm 17 vjeç, hap derën e shtëpisë pas një dite të gjatë me dy turne pune. Ai jep një përshëndetje të thjeshtë, “Si je?”, ndërsa lodhja ia rëndon fjalët. Vera për të nuk ishte thjesht pushime; ajo ishte përpjekje për t’u pavarësuar.

Një turn në një bar kafe në qendër të Tiranës nga ora 17:00 deri në 22:30 dhe një tjetër në një mensë lagjeje nga 11:00 deri në 15:30 mbushnin ditët e tij. Por, si çdo gjimnazist, edhe Emanueli iu rikthye bankave të shkollës në shtator, duke përpjekur të ndërthurë punën, shkollën dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.

Në librin “21 Lessons for the 21st Century”, Yuval Noah Harari thotë: “E vetmja gjë që dihet me siguri për të ardhmen është ndryshimi.” Për gjeneratën Z, kjo është më shumë se një thënie – është një realitet që ata e përqafojnë çdo ditë.

Si Emanueli, brezi Z nuk ndjek rregullat tradicionale; ata ndërtojnë një model të ri që përfshin sakrificën për pavarësi, aftësinë për t’u përshtatur dhe forcën për të balancuar shumë përgjegjësi njëkohësisht. Ky brez ka lindur me kufij më të hapur, jo vetëm fizikë, por edhe kulturorë e dixhitalë.

Në Shqipëri, brezi Z po e vendos veten në qendër të prioriteteve të veta, duke i dhënë përparësi mirëqenies personale dhe zhvillimit, ndërsa puna shihet si një mjet për të arritur qëllime dhe jo si qëllim në vetvete.

Financiarisht, ata preferojnë të kursejnë me zgjuarsi, por kur shpenzojnë, zgjedhin përvoja unike – si udhëtimet dhe pasionet – në vend të mallrave materiale. Ky trend përfaqëson një ndryshim të qartë në mënyrën se si ky brez percepton jetën dhe suksesin.

Brezi Z, i njohur gjithashtu si “Gen Z”, përfshin individët e lindur midis viteve 1997 dhe 2012 (në disa klasifikime deri në 2010 ose 2015). Ky brez vjen pas Millennials (Brezi Y) dhe është i pari që ka kaluar gjithë jetën në një epokë të dominuar nga teknologjia, interneti dhe mediat sociale.

Sipas Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, në Shqipëri numërohen rreth 286,123 persona që i përkasin brezit Z (të lindur midis viteve 1997-2012), duke përfshirë këtu dy grupmosha kryesore: 15-19 vjeç, me një total prej 142,943 personash (72,011 meshkuj dhe 70,932 femra), dhe 20-24 vjeç, me 143,180 persona (69,354 meshkuj dhe 73,826 femra).

Një botë pa internet e panjohur për gjeneratën Z

Gjenerata Z, brezi i rritur mes krizave ekonomike dhe një revolucioni teknologjik, po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si konceptohet puna.

Ina Grabocka, sipërmarrëse/ drejtoreshë e marketing&sales/ projekt menaxhere e disa bizneseve në vend, një prej tyre edhe në sektorin e Call Center, thotë: “Gjenerata Z në call center preferon fleksibilitetin në punë dhe një ambient që mbështet mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale. Ata janë më të orientuar drejt një pune ku ndihen të dëgjuar dhe të vlerësuar, duke kërkuar një balancë mes jetës dhe punës”.

Por çfarë i bën ata kaq të ndryshëm? Ky brez ka lindur dhe është formuar në një botë ku ndryshimi është konstantja e vetme, dhe për këtë arsye ata kërkojnë që çdo aspekt i jetës – përfshirë punën – të përshtatet me ritmet e kohës.

Për ta, puna nuk është vetëm një mjet jetese, por një platformë për vetëshprehje, përmbushje dhe pavarësi. Ata sfidojnë modelet tradicionale të hierarkisë dhe kërkojnë një mjedis pune ku të ndihen të përfshirë dhe të motivuar.

Erald Pashaj, ekspert punësimi, shprehet se: “Të rinjtë e shohin udhëheqësin me syrin e një të riu të shekullit 21, që jeton në vitet 2010-2020-2025, dhe jo më si më parë. Ky është një ndryshim i madh dhe shumë pozitiv, tani, të rinjtë e shohin udhëheqësin si një njeri që ata e besojnë dhe kanë dëshirë ta ndjekin me vullnet të lirë”.

Ata janë dixhitalë, fleksibël dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e mirëqenies mendore dhe emocionale. Brezi Z shquhet për prirjen e tyre drejt pavarësisë së hershme dhe aftësinë për të përshtatur jetën profesionale me dëshirat personale.

Sipas sociologes Marsida Simo “Gjenerata Z është më fleksibël në tregun e punës, duke kërkuar të punuarin hibrid apo online, dhe është gjithmonë në kërkim të një pune më të mirë”. Kjo dëshirë për të balancuar punën me mirëqenien personale dhe liria në zgjedhje i bën ata unikë.

Një përmbysje e modelit tradicional të punës

“Të rinjtë nuk kanë etikën e duhur të punës” thoshte Instituti i Manhattan në vitin 1973. “Të pasigurt dhe të ngadaltë” i përshkruante Greater Good në vitin 1990. “Mungesë përkushtimi për punë” – theksonte Psychology Today në vitin 2000. “Dembelë dhe të Privilegjuar?” pyeste VOA News në vitin 2010. Dhe në vitin 2023, Business Insider nënvizon se, sipas disa drejtuesve, “punonjësit e gjeneratës Z janë dembelë.”

Në çdo dekadë, diskursi mbi etikën e punës së të rinjve mbetet i njëjtë, duke përforcuar pritshmëritë dhe stereotipat që shoqërojnë çdo brez që hyn në tregun e punës. Artikujt e mësipërm janë dëshmi se kjo narrativë është një fenomen i përsëritur dhe shpesh i pavërtetuar. Siç thekson Erald Pashaj, “Të rinjtë nuk mund t’i masim me të njëjtin metër si brezat e mëparshëm. Nevojat dhe kushtet kanë qenë të ndryshme.”

Në Shqipëri, gjenerata Z po përballet me një treg pune që shpesh nuk përmbush nevojat dhe ambiciet e tyre. “ Nga ajo çfarë po tregon tregu në Shqipëri, është se të rinjtë punojnë, por jo aty ku ata nuk janë trajtuar si duhet” – thekson z. Pashaj. Për këtë brez, zgjedhja e një pune nuk është më domosdoshmëri për mbijetesë, por një vendim i vetëdijshëm për të investuar në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Në një botë ku ndryshimi është konstantja më e madhe, Gjenerata Z ka ardhur për të sfiduar mënyrat tradicionale të të bërit punë. Brezi që është rritur mes një revolucioni teknologjik dhe sfidave globale, kërkon më shumë se paga apo përfitime bazë. Ata kërkojnë fleksibilitet, inovacion dhe një kuptim më të thellë të misionit të punës së tyre.

Sipas Anisa Abazi Menaxherja e Shërbimeve të Kapitalit Njerëzor “Deloitte Albania”, “Gjenerata Z kërkon orare të përshtatshme dhe modele pune hibride”.

Kjo nevojë pasqyron një prirje për të gjetur balancë mes jetës personale dhe profesionale, një koncept që është larg stilit tradicional të punës nga ora 9:00 deri në 5:00. Për ta, mjedisi ideal i punës është ai që mbështetet në teknologji dhe u ofron mjete për të zhvilluar aftësitë e tyre​.

Përplasja e brezave dhe riformimi i kulturës së punës

Erald Pashaj, pohon se “ekziston një përplasje mendësie mes të rinjve dhe disa bizneseve që drejtohen nga njerëz me një mendësi nga dekadat e shkuara”.

Kjo përplasje reflekton një sfidë me të cilën përballen shumë organizata sot: të përshtaten me një brez që kërkon më shumë fleksibilitet dhe që nuk ndjek rregullat e vendosura nga brezat e mëparshëm. Për ta, puna nuk është thjesht një burim jetese, por një mundësi për të lënë një ndikim pozitiv​.

Ina Grabocka përmend: “Puna e tyre duhet të ketë një qëllim final; ata kërkojnë të kuptojnë rolin e tyre në një mision më të madh”. Kjo qasje ndihmon në krijimin e lidhjeve më kuptimplote me punën dhe motivon të rinjtë për të dhënë maksimumin​.

Teknologjia dhe drejtësia, shtyllat e punës për gjeneratën Z

Në zemër të kërkesave të këtij brezi është teknologjia dhe drejtësia. Sipas sociologes Marsida Simo, “Gjenerata Z është më fleksibël dhe më e hapur ndaj teknologjisë, duke kërkuar mjedise pune që ofrojnë transparencë dhe mundësi për zhvillim të shpejtë.”

Teknologjia nuk është vetëm një mjet pune për këtë brez, por një platformë për rritje dhe inovacion. Për ta, puna duhet të jetë një hapësirë ku drejtësia dhe barazia janë prioritete thelbësore​.

Shembulli i Firdeus Kasaj 19 vjeç, themeluesi i UnyoCorp, ilustron këtë transformim. Ai ka ndërtuar një kompani që përqafon vlerat e gjeneratës Z, duke krijuar mundësi për të rinjtë të përdorin teknologjinë dhe të zhvillohen në një mjedis që vlerëson meritokracinë.

“Respekti duhet të fitohet nëpërmjet meritës dhe jo për shkak të pozicionit që mban drejtuesi”, – thekson Kasaj, duke përforcuar filozofinë e tij për zhvillimin profesional dhe personal të punonjësve​.

Në përmbledhje, Gjenerata Z nuk kërkon vetëm të përshtatet me botën e punës, por të transformojë mënyrën se si puna konceptohet. Ata nuk ndjekin më rregullat tradicionale, por rishkruajnë normat me fleksibilitet, teknologji dhe drejtësi. Në këtë proces, ata jo vetëm që i përshtaten tregut, por e transformojnë atë, duke krijuar një të ardhme më të ndriçuar për të gjithë.

Mirupafshim arsimi universitar

Nëse ka një brez që e ka bërë të qartë se rregullat e vjetra nuk vlejnë më, ai është Brezi Z. Të rinjtë shqiptarë të kësaj gjenerate nuk ndjekin thjesht rrugët tradicionale të arsimit dhe karrierës – ata po krijojnë rrugët e tyre, të frymëzuara nga teknologjia, fleksibiliteti dhe përvoja. Në këtë proces, ata po ndërtojnë një peizazh të ri për të ardhmen e punës dhe zhvillimit profesional.

Ndryshe nga brezat e mëparshëm, të rinjtë e Brezit Z janë të rritur me teknologjinë në duar dhe e përdorin atë si një mjet kryesor për mësim dhe zhvillim. Ata nuk janë të kënaqur me metodat tradicionale të mësimit – klasa të mbushura dhe teori të stërzgjatura.

Platforma si Coursera, Udemy dhe LinkedIn Learning janë kthyer në bibliotekat e tyre të preferuara, ku mund të mësojnë çdo aftësi, nga kodimi te marketingu dixhital. Siç thotë Marsida Simo, “këto platforma janë ideale për të rinjtë që duan të përvetësojnë aftësi të reja, të ndjekin pasionet e tyre dhe të qëndrojnë konkurrues në tregun e punës”.

Shumë nga të rinjtë po i kthejnë shpinën arsimit universitar të gjatë dhe teorik, duke zgjedhur kurse të shkurtra dhe praktike që ofrojnë rezultate të menjëhershme. Ina Grabocka thotë se, “gjenerata Z është gjithnjë e më e fokusuar në zgjidhje praktike dhe të personalizuara për nevojat e tyre, duke lënë pas programet tradicionale universitare”. Kjo qasje reflekton jo vetëm një dëshirë për efikasitet, por edhe për një lloj autonomie mbi rrugën e tyre profesionale.

Për Brezin Z, teknologjia nuk është thjesht një fushë; është një stil jetese. Sipas të dhënave nga INSTAT, studimet në teknologjinë e informacionit, inxhinierinë dhe menaxhimin e mediave sociale janë ndër zgjedhjet më popullore.

Pavarësisht kësaj, sektorë si arsimi profesional dhe gastronomia gjithashtu po tërheqin një numër të konsiderueshëm të rinjsh, duke u ofruar atyre një rrugë të qartë drejt tregut të punës. Erald Pashaj thekson se “këto degë janë bërë jetike për të rinjtë që duan të hyjnë shpejt dhe me siguri në tregun e punës”​.

Udhëtimet dhe përvojat unike në prioritet!

Të rinjtë shqiptarë të Brezit Z po bëjnë zgjedhje gjithnjë e më të zgjuara për menaxhimin e financave të tyre. Pavarësisht sfidave ekonomike si inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, ata janë të orientuar drejt kursimeve dhe investimeve afatgjata.

Sipas regjistrit kombëtar të llogarive bankare, grupmosha e të rinjve po rritet në përdorimin e llogarive bankare, një tregues që ata janë gjithnjë e më të angazhuar për të menaxhuar financat e tyre dhe për të monitoruar buxhetin. Ky brez gjithashtu priret të përdorë platforma dixhitale për të menaxhuar financat, duke marrë vendime të informuara për shpenzimet dhe investimet që bëjnë​.

Aida, një 20-vjeçare, tregon për “Monitor” se nisi të punojë që në moshën 15-vjeçare, jo për nevojë, por për të mbledhur para për udhëtimet e saj. “Para disa vitesh vizitova Greqinë për herë të parë me familjen, por kur u ktheva, dëshiroja të shkoja diku tjetër. Kërkova bileta për në Milano, por pashë që ishte shumë e shtrenjtë, kështu që vendosa të punoja”, – thotë Aida.

Në moshën 18-vjeçare, kur nisi universitetin, ajo bëhet e pavarur ekonomikisht nga prindërit. “Kam rreth 5 vite që punoj dhe gjithçka shkon për udhëtime. Nuk blej gjëra si një çantë apo një makinë, por e di që çdo udhëtim tjetër është më afër”.

Një vëzhgim i realizuar nga “Monitor” me 89 të rinj ka treguar se më shumë se 70 prej tyre zgjedhin të shpenzojnë vetëm për gjërat e nevojshme dhe janë të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit të tyre. Ata preferojnë të kursejnë ose, më së shumti, të ruajnë për përvoja unike, si udhëtime ose aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin personal, në vend të shpenzimeve për mallra materiale​

Ky trend tregon se Brezi Z u jep përparësi përvojave që ofrojnë mundësi për rritje dhe mësim, duke shprehur një ndryshim të fortë nga konsumimi material në investimin në jetën personale dhe profesionale.

Për ta, udhëtimet janë një mundësi për të shijuar jetën, për të mësuar dhe për të zgjeruar horizontet, duke e parë atë si një investim në vetveten dhe në përvojat që ndihmojnë në formimin e karakterit dhe zhvillimin e aftësive.

Të rinjtë shqiptarë po shfaqin gjithnjë e më shumë një dëshirë për të udhëtuar si një mundësi për të fituar përvoja dhe kujtime që do t’i shërbejnë në të ardhmen. Kjo shfaq një qasje të re ndaj jetës, ku përvoja dhe pasuritë shpirtërore janë më të rëndësishme se sa pasuritë materiale.

“Të udhëtosh do të thotë të jetosh dyfish” – Hans Christian Andersen

Gjenerata Z është brezi që jo vetëm ëndërron për të udhëtuar, por e bën atë një pjesë të pandashme të identitetit të tyre. Duke vlerësuar eksperiencat mbi materializmin, ata investojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për të eksploruar botën.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion për “Monitor” nga kompania Wizz Air për Shqipërinë, nga 2 milionë pasagjerë të nisur nga vendi në vitin 2024, 40% ishin nën moshën 35 vjeç, duke treguar qartë pasionin e të rinjve për eksplorim​.

Në vitin 2024, tre destinacionet kryesore për shqiptarët ishin Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, por grupmosha 18-25 vjeç kishte një interes të veçantë për Francën, Poloninë dhe Hungarinë. Për ta, udhëtimi nuk është vetëm argëtim, por një mundësi për të zgjeruar horizontet kulturore dhe për të lidhur përvojat personale me realitetet globale​.

Mes emigrimit dhe dëshirës për të udhëtuar

Një nga librat më të cituar mbi filozofinë e udhëtimit, “Vagabonding: An Uncommon Guide to the Art of Long-Term World Travel” nga Rolf Potts, thekson se të udhëtosh është një investim në kujtime dhe përvoja që zgjasin gjithë jetën.

Ky mentalitet përputhet me mendësinë e gjeneratës Z, që zgjedh eksperiencat si një formë e re pasurie. Për ta, një selfie në Kullën Eiffel apo një udhëtim me biçikletë në kanalet e Amsterdamit ka më shumë vlerë sesa një objekt luksoz.

Të dhënat e Wizz Air tregojnë se dy të tretat e të rinjve bëjnë rezervimet e udhëtimeve të tyre 1 javë deri në 3 muaj para nisjes, një model që reflekton prakticitetin dhe njëfarë spontaniteti​. Në krahasim me grupmoshat më të vjetra, ata preferojnë të udhëtojnë vetëm, duke theksuar dëshirën për pavarësi dhe eksplorim autentik.

Gjenerata Z nuk e sheh udhëtimin si një luks, por si një domosdoshmëri. Ata ndjekin frymëzimin e filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj, duke e konsideruar botën si një klasë të madhe të hapur për të gjithë.

Për ta, çdo destinacion është një faqe e re në librin e jetës. Kjo qasje, e ndikuar nga teknologjia dhe një botë gjithnjë e më e lidhur, po ndryshon mënyrën se si shoqëria percepton udhëtimin dhe investimin në eksperienca.

“Të udhëtosh është të jetosh dyfish,” por të emigrosh shpesh nënkupton të kërkosh një jetë më të mirë. Për gjeneratën Z, udhëtimi dhe emigrimi nuk janë vetëm dy anë të ndryshme të së njëjtës monedhë; ato përfaqësojnë dy realitete që ndonjëherë ndërlidhen. Udhëtimi për ta është një mundësi për të eksploruar botën, për të ndier përvoja unike dhe për të krijuar kujtime. Ndërsa emigrimi, në shumë raste, shihet si një hap i domosdoshëm për të ndërtuar një të ardhme që vendi i tyre nuk ua ofron.

Siç thekson Erald Pashaj, “sot që flasim, emigrimi ka vetëm elemente negative, sepse jo vetëm që tkurr popullsinë, por vret edhe shpresën”. Megjithatë, për shumë të rinj shqiptarë, dëshira për të udhëtuar dhe për të eksploruar është ngushtësisht e lidhur me pasigurinë që ndiejnë në vendin e tyre.

Ata e fillojnë këtë rrugëtim përmes përvojave të shkurtra udhëtimi, për të hyrë më vonë në realitetin e emigrimit, duke kërkuar një ambient që vlerëson potencialin e tyre.

Nga 89 gjimnazistët e pyetur në lidhje me emigrimin, vetëm 3 prej tyre ishin të sigurt për qëndrimin në Shqipëri. Për të rinjtë, qëndrimi në vendin e lindjes nuk është më një mundësi për të gjithë. Dëshira për studime më të mira jashtë, mundësi pune dhe kushte më të favorshme është gjithnjë e më shumë një nevojë dhe një dëshirë që i shtyn ata të kërkojnë mundësi jashtë kufijve të Shqipërisë.

Esmeralda, një 18-vjeçare në vitin e fundit të gjimnazit, është një shembull i kësaj tendence. Ajo e ka dashur gjithmonë të punojë në biznesin e familjes, të zhvillojë atë që ka nisur që fëmijë. Por për të, Tirana dhe Shqipëria si një mundësi për të ardhmen kanë një kufi.

“Doja të qëndroja këtu, të kontribuoja për qytetin tim, por një pjesë e madhe e impenjimeve të mia po drejtohen në një tjetër vend, ku mund të më ofrohen kushte më të mira për të realizuar ëndrrat e mia”.

Ajo, ashtu si shumë të rinj të tjerë, po shtyhet nga prindërit për të kërkuar mundësi më të mëdha jashtë Shqipërisë, ku mund të zhvillohen dhe të përballen me sfida të reja që përmbushin aspiratat e tyre.

Ky shqetësim nuk është i panjohur për Marsida Simon, sociologe, e cila nënvizon se, kur të rinjtë përballen me një realitet të vështirë në tregun e punës, ku strukturat dhe mundësitë për zhvillim janë të kufizuara, zhgënjimi kthehet në motiv për të kërkuar një ekosistem më të favorshëm jashtë vendit.

“Kur brezi i ri nuk gjen hapësirë për t’u zhvilluar dhe nuk ndien se mund të kontribuojë në shoqëri, emigrimi bëhet një zgjedhje logjike. Ata nuk priren të qëndrojnë në një vend që nuk i përmbush vlerat dhe kërkesat e tyre për drejtësi dhe mundësi të barabarta”.

Për të rinjtë shqiptarë, emigrimi është më shumë se një largim nga vendi – është një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Larg politikës

Dëshira për të emigruar nuk është indikator i vetëm i shpresës së vdekur të Gjeneratës Z në Shqipëri; një tjetër shenjë e qartë e këtij zhgënjimi është mospjesëmarrja politike.

Pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet e fundit të Shqipërisë është reflektim i një zhgënjimi të thellë dhe mospërfshirje politike, që ka karakterizuar Gjeneratën Z.
Vetëm 38.2% e qytetarëve morën pjesë në këto zgjedhje, dhe përfaqësimi i të rinjve ishte një ndër faktorët kyç që ndikuan në këtë numër të ulët.

Kjo tërheqje nga proceset politike është një pasqyrë e mungesës së besimit të brezit të ri te politika dhe mundësitë për ndryshim brenda vendit​.

Ndryshe nga brezat e mëparshëm, të rinjtë shqiptarë nuk e shohin politikën si një mundësi për të ndryshuar jetën e tyre, por si një sistem që i mban ata të ngujuar në një cikël stagnimi.

Në një analizë të EEAS (Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Europian), thuhet se shqetësimi për korrupsionin dhe mungesën e transparencës në Shqipëri është një faktor kryesor që ka shtuar apatinë politike te të rinjtë. Ata janë të lodhur nga një sistem që vazhdimisht favorizon interesat e ngushta dhe nuk ofron mundësi të barabarta për zhvillim profesional dhe personal​

Në ndryshim nga brezat e tjerë, të rinjtë në vendet e zhvilluara si Gjermani dhe SHBA kanë treguar një angazhim më të madh politik. “Gen Z është më e angazhuar dhe e përgatitur për të kërkuar ndryshime nëpërmjet politikës dhe votës, duke kërkuar një sistem që të jetë i hapur dhe i përgjegjshëm” (Melissa Deckman, 2024).

Përkundër përpjekjeve të ngadalta të Shqipërisë për të përfshirë më shumë të rinj në politikë, përfshirja e Gjeneratës Z është e theksuar më shumë në vendet me sisteme zgjedhore më të hapura dhe të drejta, ku ato priren të përdorin votën si mjet për të kërkuar ndryshime.

Ky angazhim politik është reflektim i një sistemi që i vlerëson dhe i inkurajon të rinjtë të jenë pjesë e zhvillimeve politike dhe shoqërore. Për krahasim, Shqipëria ende përballet me një sistem ku, sipas Deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, “të rinjtë nuk janë të përfshirë dhe nuk shohin mundësi për të ndikuar në proceset politike”.

Për brezin Z të shqiptarëve, politika nuk është më një mundësi për të arritur ndryshim, por një pengesë që i bllokon ata nga arritja e aspiratave të tyre.

Një e ardhme pa rregullat e të kaluarës

Në një botë që është gjithnjë në ndryshim, Gjenerata Z po krijon rrugët e tij, jo më duke ndjekur ato të krijuara nga brezat e kaluar. Ky është një brez që, edhe kur sheh pasigurinë dhe vështirësitë, ka fuqinë dhe dëshirën për të ndërmarrë veprime dhe për të modeluar të ardhmen sipas kushteve të tij.

Gjenerata Z nuk është e fiksuar pas kalimit të kohës në rrethana të vjetra dhe të ngurta; ata janë të orientuar nga ndryshimi dhe evolucioni. Ata duan të punojnë dhe të jetojnë sipas kushteve që e respektojnë potencialin e tyre të plotë, duke kërkuar mundësi që i shërbejnë si individë dhe si pjesë e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

Ata janë një brez që i kupton mundësitë që teknologjia ofron, që sfidojnë normat e vjetra dhe që, siç thotë dhe autori zviceran, Alain de Botton, “nuk e shohin të ardhmen si një mundësi për t’u frikësuar, por si një mundësi për t’u krijuar”.

Nëse ka një gjë të sigurt për Gjeneratën Z, është se ata janë të gatshëm të krijojnë një të ardhme që nuk bazohet në rregullat e së kaluarës, por në mundësitë që ata mund t’i bëjnë të vërteta. Për këtë brez, e ardhmja është në duart e tyre dhe nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë. BW

S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë

Nadije Ahmeti

Për qejf a për zor, shumica e të rriturve kosovarë jetojnë me prindërit.

Nëse dikush e sheh këtë si prapambetje, i ngjashëm është trendi edhe në disa vende të Perëndimit.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat e Byrosë së Regjistrimit për vitin 2024 tregojnë se përafërsisht 1 në 3 të rritur amerikanë të moshës 18 deri në 34 vjeç, jeton në shtëpinë e prindërve.

Në një pjesë të madhe të Evropës, sipas Agjencisë së Statistikave – Eurostat, ky proporcion është më shumë se një në tre.

Në Kroaci, për shembull, janë shtatë të rinj në dhjetë që zgjedhin shtëpinë e prindërve.

Për sociologun Artan Krasniqi, familja është një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i jetesës në Kosovë.

“Jemi shumë të lidhur”.

“Unë nuk mund të paramendoj të jetoj vetëm”, thotë Genita Rafuna.

“Ne jemi familje e madhe – dy prindërit dhe gjashtë fëmijë. Jam shumë-shumë e lidhur me ta”, thotë 23-vjeçarja nga Prishtina.

Genita Rafuna, 23-vjeçare nga Prishtina.

Genita Rafuna, 23-vjeçare nga Prishtina.

Genita, aktualisht, është studente në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Thotë se nuk ka pronë të veten, por edhe sikur të kishte, nuk do të jetonte vetëm.

“Unë jam mësuar në një ambient me shumë njerëz, me atmosferë, zhurmë e të qeshura në familje”, shprehet ajo.

Këtë ndjesi ndan edhe Faton Rexhepi. Tregon se i ka 37 vjet, punon në sektorin privat dhe jeton nën një çati me prindërit, vëllezërit e motrat.

Faton Rexhepi, 37-vjeçar.

Faton Rexhepi, 37-vjeçar.

Ky “mentalitet bashkëjetese”, siç e quan ai, “është krejt normal”.

“E ndiej veten rehat. Dua të kujdesem edhe për prindërit, sepse janë në moshë të shtyrë dhe kanë nevojë”, thotë Fatoni.

Ndryshe prej tij, Namon Muçiqi, 28 vjeç, do të donte të jetonte vetëm, por nuk i ka kushtet ekonomike.

Thotë se paga që merr nga puna në sektorin privat, nuk i mundëson të paguajë qiranë e një banese.

“Kështu që jetoj me prindërit. Është më lirë. Faturat për shërbime paguhen për të gjithë anëtarët. Ushqimi përgatitet për të gjithë. Ky stil i jetës është më i lirë”, sipas tij.

Namon Muçiqi, 28-vjeçar nga Prishtina.

Namon Muçiqi, 28-vjeçar nga Prishtina.

Çka thonë shifrat?

Një studim i organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung, i publikuar në nëntor të vitit 2024, nxori në pah se 86 për qind e të rinjve në Kosovë nga mosha 14 deri në 29 vjeç jetojnë me prindërit e tyre, meqë është opsion më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm.

Sipas studimit, vetëm 11.5 për qind e të anketuarve do të jetonin vetëm, nëse rrethanat financiare do t’u lejonin.

Të rinjtë që jetojnë në viset urbane, përbëjnë përqindjen më të lartë – mbi 37 – sa u përket preferencave për të jetuar vetëm, nëse do t’u mundësonin kushtet financiare.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se familjet në vend kanë mesatarisht 4.33 anëtarë.

Faktori kulturor dhe ai ekonomik

Artan Krasniqi, sociolog në Universitetin e Prishtinës, thotë se faktori i parë që i lë të rinjtë e rritur në shtëpitë e prindërve, është ai kulturor.

Sipas tij, vajzat e kanë edhe më të vështirë të vendosin të jetojnë vetëm pa u martuar, kryesisht për shkak të mentalitetit patriarkal.

Krasniqi thotë se një faktor tjetër që i kontribuon dukurisë, është edhe ai ekonomik.

“Sikur të kishin mirëqenie, punë të sigurt, banim me kosto të përballueshme, me siguri se do të rritej numri i atyre që do të donin të jetonin vetëm”, thotë ai.

Shkalla e papunësisë te të rinjtë në Kosovë është gati 20 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave për vitin 2023, mbi 62 mijë është numri i të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç që llogariten fuqi punëtore, kurse mbi 52 mijë prej tyre janë të punësuar.

Qiratë e banesave në Prishtinë sillen nga rreth 200 euro e lart, varësisht madhësisë, kushteve që i ofron dhe lokacionit ku ndodhet.

Çmimi për blerje të banesave, ndërkaq, nis nga 1.000 euro për metër katror deri në mbi 2.200 euro. Më së shtrenjti, ato janë në Prishtinë dhe në Prizren.

Marrë parasysh këto shifra dhe pagën mesatare në vend prej rreth 570 eurosh, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skënderi, thotë se në Kosovë nuk është krijuar standard i tillë ekonomik që të rinjtë të jetojnë të pavarur.

“Të jetuarit bashkë është më lehtë dhe më lirë”, thotë ai, duke shtuar se institucionet duhet të krijojnë mundësi, që çmimet e pronave për banim të jenë më të përballueshme.

Institucionet, përkatësisht Qeveria aktuale e vendit ka premtuar ndërtimin e 4.000 njësive banesore, kur është zgjedhur para gati katër vjetësh.

Asnjë prej tyre nuk është ndërtuar ende, por së paku në katër komuna janë caktuar lokacionet dhe është hapur tenderi për ndërtim.

“Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, e shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna të tjera”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook në fund të nëntorit.

Ai tha se vlera e projektit është mbi 38 milionë euro.

Pak ditë më vonë, më 5 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për banim social dhe të përballueshëm.

Në bazë të këtij ligji, mosha e njërit të çiftit që mund të përfitojë nga ky program, duhet të jetë nën 37 vjeç, nuk duhet të ketë në pronësi njësi banimi dhe të ketë mundësi të limituara financiare për të blerë banesë me çmime të tregut.

Sipas programit, familja përfituese do të bëhej pronare e banesës me këste mujore prej 120-150 eurosh në muaj, për një periudhë kohore prej 150 muajsh.

Në Perëndim, faktori ekonomik është arsye më e fortë e të rinjve që jetojnë me prindër, sesa ai kulturor.

Ai është bërë më i theksuar pas pandemisë COVID-19 dhe shpërthimit të luftës në Ukrainë – ngjarje këto që kanë shkaktuar rritje të inflacionit gjithandej, por edhe humbje të vendeve të punës.

një anketë që ka publikuar Qendra e Kërkimeve Pew në vitin 2022, mbi një e treta e amerikanëve apo 36% kanë thënë se është një gjë e keqe për shoqërinë që më shumë të rinj të rritur jetojnë me prindërit e tyre, ndërsa 16% kanë thënë se është gjë e mirë për shoqërinë. REL

Shumëkush pas pushtetit e humbi kokën dhe zemrën, dhe u çmend nga krenaria?! – Nga Skënder MULLIQI

Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Edhe partitë e ndryshme janë organizata politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht gjithë shoqërinë.E kjo e dyta si pakicë sikur po dëshiron ta mbisundon të parën si shumicë.Sigurisht së është logjike që shteti është në dorë të qytetarëve.Këta qytetarë jo që janë të priviligjuar më ligj, por më fakte.Zgjedhjet mbahen që të zgjidhen njerëzit më të aftë dhe intelegjentë, më të mënqurit, të guximshmit dhe të përkushtuartit për shtëtndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.Nuk nuk ndodhi kështu në Kosovën e lirë dhe të pavaruar.Partitë që e morën pushtetin , nuk u sollën konformë shumicës qytetare , por më shumë I kontribuan një pakice.

Natyrishtë së para qytetarëve të gjithë janë të barabartë , ata nuk janë klasë në vete, por një grup përsonash të favorizuar vetem nga natyra, njerëz të përzgjedhur për zgjedhje.Shtrohet pyetja a ndodhi kjo në realitet që të zgjidhen më të mirët për pushtete ekzekutive?Mund të thëmi qe jo.Këtë e tregojë koha në mos zhvillim të duhur të shtetit dhe të shoqërisë në përgjithësi.Patem shumë defekte të cilat na lanë mbrapa në procese. Numri I atyre që kishin aftësi për të qeverisur më shtetin ishte I kufizuar, duke mbetur anash njerëzit e pajisur më cilësi të vlefshme , të cilët ngjallin respektin unanim të kombit.Të votuesit mbretërojë deri diku edhe frika së për kënd duhet të votohet, nga jo vetëdija e duhur qytetare.Më shumë patem sundimtarë se sa njerëz të cilët respektojnë votën dhe rregullat e demokracisë liberale.Kjo ndikojë edhe në kategorizimin e shoqërisë në dy klasa, të pakicës në pushtet dhe të shumicës shumë të lënë anash.Ata të cilët menaxhuan më punët e shtetit nuk ju nështruan autoritetit të shumicës .Dhe, kjo I bën përgjëgjës për gjendjen jo të mirë të rrjedhave ekonomike dhe sociale në Kosovë, për shumë vite.Pushtetet pa marrë parasysh se nga cili subjekt politikë vijnë në pushtet, duhet të rekomandojnë vullnetin nga masa e gjerë e qytetarëve.

Shihet se nuk ndodhi përkushtimi dhe dobishmëria për të gjithë barabartë.Kosovës I duhen njerëzit që nuk marrin asnjë privilegj, asnjë të drejtë , përveq atyre të shkëlqyera, për të cilat edhe ngarkohen nga populli.Dihet së nuk ka barazi të përsosur, por të për afër po.Barazia duhet të ruhet për një kohë të gjatë?Ne pretendojmë se nuk mundet dhe asgjë nuk është më e lehtë të provohet.Asgjë nuk është më e rrezikshme për moralin personal të një njeriu sesa zakoni i komandimit. Dy ndjenja të pandashme nga pushteti nuk kanë dështuar kurrë të prodhojnë një demoralizim të tillë; ato janë: përbuzja ndaj masës dhe mbivlerësimi i meritave të secilit.Në shoqërinë tonë nevoitet më në fund të kënë vend në pushtet njerëzit e aftë për të menaxhuar problemet shoqërore dhe politike, sidomos po na mungon elita e intelektualëve, e Kosova ka nevojë shumë për ta.Listat e partive politike garuese për zgjedhjet e 9 shkurtit kan mungesë të madhe të kësaj elite, nuk janë shumë lista premtuese për proceset e vështira të cilat e presin vendin .Është koha e flakjës së zakonit të komandimit, si burim lajthitje morale dhe intelektuale.Shumë kush pas pushtetit e humbi kokën dhe zemrën dhe u çmend nga krenaria.Pushteti nuk ishte dashur ti korrupton edhe më të mirët…!

Gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung: Ndalimi i TikTokut nga Rama lidhet me votimet

Një nga gazetat më të mëdha dhe të rëndësishme në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Zeitung, shkruan sot qeveria shqiptare ka marrë vendim për mbylljen e rrjetit social TikTok për një vit pas vrasjes së një adoleshenti.

Por gazeta shkruan se ka të dhëna që sugjerojnë se mbyllja e rrjetit social ka lidhje me zgjedhjet e majit.

“Ka disa prova që sugjerojnë se ka një lidhje mes datës së zgjedhjeve në pak më shumë se katër muaj dhe reagimit të Ramës ndaj aktit tronditës të 18 nëntorit.

Pak para Krishtlindjeve, kreu i qeverisë njoftoi në një takim me mësues dhe prindër se Shqipëria do të mbyllë rrjetin online Tiktok, i cili është veçanërisht i popullarizuar nga fëmijët dhe të rinjtë, për të gjithë vitin kalendarik 2025.

Megjithatë, do të duhen ende “gjashtë deri në tetë javë” deri në fundin e dëshiruar të Tiktok në Shqipëri, tha Rama, pra deri në shkurt ose mars.

Tiktok ka rreth 1.5 milionë përdorues në Shqipëri. Ky është një penetrim i lartë në një vend me rreth 2.4 milionë banorë, në grupmoshën e fëmijëve dhe të rinjve, kjo mund të shihet si depërtim pothuajse i plotë,” shkruan gazeta.

Sipas medias gjermane, rrjeti social ka reaguar duke theksuar se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Përkundrazi, disa raportime konfirmuan se videot që çuan në konfliktin vdekjeprurës ishin postuar në një platformë tjetër dhe jo në Tiktok.

Edhe opozita, dhe veçanërisht të rinjtë, kritikuan masën brutale.

Ina Zhupa, deputete dhe zëdhënëse e Partisë Demokratike konservatore të ish-kryeministrit Sali Berisha, e kritikoi “vendimin diktatorial” të Ramës për mbylljen e Tiktok si një “akt serioz të shpërdorimit të pushtetit kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë”.

Një koment në gazetën e përditshme “Tirana Times” thoshte se me këtë masë, Rama po ndiqte “një politikë të parimeve të lira”, ndërsa në të njëjtën kohë “censuronte opozitën politike në vendin e tij”,” shkruan gazeta. sn

Si do të duket 2025-a?

Sheshet kryesore të Prishtinës, të dekoruara për festat e fundvitit.

 

Valona Tela

Çdo vit i ri paralajmëron fillime të reja dhe mundësi të reja, dhe 2025-shi nuk ka sesi të jetë ndryshe.

Me zgjedhje e udhëheqës të rinj në njërën anë dhe me luftëra e konflikte të vazhdueshme në anën tjetër, shumëçka është në lojë – vendet do të përballen me sfida që do t’i testojnë aftësitë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të garantuar stabilitet global.

Në këtë artikull, fjalën e kanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë në vende të ndryshme të botës – çka parashohin ata në 12 muajt e ardhshëm?!

Arton Konushevci

Arton Konushevci

Arton Konushevci, Prishtinë

Që në ditët e para të 2025-shit, Kosova do të hyjë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Nëse rezultati i tyre do të sjellë edhe një mandat të kryeministrit aktual, Albin Kurti, apo udhëheqje të re, mbetet të shihet.

Por, cilido që ta formojë Qeverinë – krahas politikave të brendshme – do të ketë para vetes edhe detyrën e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kosova është nën trysni gjithnjë e më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për të bërë hapa në këtë drejtim – më konkretisht për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Me një lidership të ri si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, gjasat janë që të shohim lëvizje në këtë proces.

Në vitin 2025, në Kosovë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, gjatë të cilave, një vëmendje e posaçme pritet t’u kushtohet komunave me shumicë serbe në veri, të cilat aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.

Në maj do të bëhet një vit prej se Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ndaj me interesim do të pritet edhe vendimi nëse do të arrijë të futet sërish në agjendë.

Në aspektin e pranimit ndërkombëtar, Kosova ka vite që ka ngecur. Gjatë 2025-ës, me BE-në do të kryesojnë Polonia dhe Danimarka dhe prej tyre do të varet nëse aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë bllok, do të shqyrtohet ose jo.

Me inflacionin që vazhdon, çmimet e rritura, papunësinë mbi 10%, Kosovën padyshim se e presin punë edhe në rrafshin e brendshëm.

Jetmira Delia, Tiranë

Në fillim të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë dhe kreu i saj, Altin Dumani, marrin edhe kompetencat e procesit të vettingut. Në gjashtë vjet janë kontrolluar mbi 800 prokurorë dhe gjyqtarë, nga të cilët më shumë se 300 kanë dalë jashtë sistemit.

Dumani ka deklaruar se vendimet e vettingut kanë qenë indicie për të hetuar pasurinë e tyre dhe ka paralajmëruar se shqetësim i madh nuk janë vetëm ata që e kanë kaluar vettingun, por edhe ata që janë pjesë, duke premtuar luftë ndaj korrupsionit në radhët e drejtësisë.

Po në fillim të 2025-shit, Shqipëria do të nisë regjistrimin e diasporës, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkon mandatin e katërt, përballë opozitës së përçarë. Partia Demokratike drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur i padëshirueshëm nga SHBA-ja dhe nën hetim për korrupsion. E, një grup i vogël deputetësh mbështesin grupin e drejtuar nga Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë drejtohet nga Ilir Meta në paraburgim, ndërsa partitë e reja tentojnë t’i largojnë politikanët e vjetër, të cilët prej më shumë se 30 vjetësh i lënë vend njëri-tjetrit në pushtet.

Shqipëria tashmë ka hyrë në një proces të rëndësishëm – atë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Janë hapur 6 grup-kapitujt e parë dhe Qeveria pretendon t’i hapë të gjithë kapitujt brenda vitit 2025.

Për Qeverinë, 2025-shi do të jetë edhe viti i Shqipërisë turistike, duke premtuar më shumë arritje në këtë sektor.

Çështje që presin zgjidhje janë papunësia kryesisht te të rinjtë, kriminaliteti dhe dhuna te të miturit, si dhe mbyllja apo jo e rrjeteve sociale, si TikTok dhe Snapchat, për shkak të ndikimit që kanë pasur në akte dhune mes të miturish.

Enis Shaqiri

Enis Shaqiri

Enis Shaqiri, Shkup

Urat bashkojnë njerëzit, por… Maqedonia e Veriut, në vitin që po shkelim, pritet të përballet me sfida e probleme të ndryshme, si në rrafshin e politikës së jashtme, ashtu edhe atë të brendshme.

Ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e minoritetit bullgar mbeten ende parakushte për zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria e kryeministrit Hristian Mickoski dhe partia e tij, VMRO-DPMNE, ngurojnë ta bëjnë këtë, duke kërkuar garanci shtesë nga Brukseli, nga droja se Bullgaria fqinje mund të dalë me kërkesa të reja.

Në anën tjetër, përfshirja e Gjykatës Kushtetuese në interpretimin e disa zgjidhjeve ligjore që kanë të bëjnë me shqiptarët, si kur është fjala për abrogimin e Balancuesit – mekanizmit që mendohet se mbante llogari për përfaqësimin e jomaqedonasve në administratën shtetërore e publike – e pastaj edhe vendosja në pikëpyetje e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pritet të riakutalizohen në mars të vitit të 2025.

Suksesi ose jo i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e të tjera pritet ta bëjnë edhe më interesante fushatën për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtën e vitit 2025.

Vojisllav Stevanoviq, Beograd

Pasiguria do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2025. Para së gjithash, ajo politike.

Tragjedia në Novi Sad, ku humbën jetën 15 njerëz, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin e trenave, shkaktoi valë protestash.

Ato nisën fillimisht me grupe qytetarësh, ndërsa më vonë iu bashkuan edhe një numër i madh studentësh, që protestojnë gati çdo ditë, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë – edhe politike, edhe penale.

Në rrafshin ndërkombëtar, gjatë vitit 2024, nuk kishte lëvizje. Serbia ngeci në rrugën evropiane, marrëdhëniet e saj me Kosovën mbetën të pazgjidhura dhe sanksione Rusisë nuk i ka vënë. Por, këto pozicione nuk janë të qëndrueshme, ndaj duhet pritur zhvillime gjatë vitit 2025. E, ajo që nuk është e sigurt, është kahja që do të marrin ato zhvillime.

Në to do të mund të ndikojë edhe rikthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Todd Prince

Todd Prince

Todd Prince, Uashington

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe ekipi i tij paralajmërojnë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme, përfshirë bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, presionin maksimal ndaj Iranit për të ndalur programin e tij të pasurimit bërthamor dhe tarifat për importet kineze.

Por, a po vendoset ish-manjati i pasurive të paluajtshme në një pazar të vështirë negocimi, me shpresën për të arritur një marrëveshje më të mirë për Shtetet e Bashkuara?

Trump ka thënë se do t’i japë Ukrainës gjithçka që i nevojitet, nëse Rusia nuk është e gatshme të negociojë. Nëse kjo do ta shtyjë Putinin t’i ndalojë armiqësitë në linjën aktuale të kontaktit, mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, ekipi i Trumpit është duke bërë thirrje për zbatim më të ashpër të sanksioneve kundër Iranit, sidomos në eksportet e tij të naftës, për ta dobësuar ekonominë e vendit.

Nafta mbetet burim jetësor i buxhetit të Iranit dhe është e rëndësishme për financimin e ushtrisë.

Së voni, Trump ka thënë vazhdimisht se do të vendosë tarifa të larta për importet kineze, për të reduktuar fuqinë në rritje politike, ushtarake dhe ekonomike të Pekinit.

Kina ka thënë se do të kundërpërgjigjet me tarifat dhe kufizimet e veta në eksportet kritike në SHBA, duke krijuar një përballje të mundshme midis dy fuqive më të mëdha ekonomike dhe ushtarake në botë.

Natalie Sedletska, Kiev

Natalie Sedletska

Natalie Sedletska

Ukrainasit shpresojnë që presidenti i ri amerikan t’u ndihmojë për t’i dhënë fund luftës. Por, këtu ka shqetësime në rritje se Ukraina mund të ngarkohet me kushte që nuk janë në favor të saj, përfshirë lëshime të mëdha territoriale dhe politike ndaj Rusisë.

Ekziston gjithashtu frika se një marrëveshje e tillë mund t’i mundësojë Rusisë t’i shpëtojë përgjegjësisë, se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit mund të mbeten të pandëshkuara, duke i minuar kështu sakrificat që kanë bërë ukrainasit.

Një shqetësim tjetër është se marrëveshja e paqes mund të çojë në heqjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, duke i mundësuar Kremlinit ta rindërtojë ekonominë dhe forcën e tij ushtarake, për agresion të ardhshëm.

Në frontin e brendshëm, në Ukrainë ka një dakordim të gjerë se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm pasi të përfundojë lufta. Pra, nëse ato ndodhin, Ukraina do të përballet me një organizim të madh politik.

Hulumtimet, gjithashtu, tregojnë se më shumë se gjysma e ukrainasve që janë larguar nga vendi, ka të ngjarë të kthehen në shtëpi pasi të përfundojë lufta, por vetëm nëse mendojnë se i pret një perspektivë e sigurt dhe e qëndrueshme.

Ksenia Sokolyanskaya

Ksenia Sokolyanskaya

Për Rusinë – Ksenia Sokolyanskaya, Pragë

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka intensifikuar sulmet e tij kundër Ukrainës – si sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës, ashtu edhe ofensivat tokësore në Ukrainën lindore.

Buxheti i Rusisë për vitin 2025 ka shpenzime rekorde për mbrojtjen dhe sigurinë. Kjo mund të sugjerojë se udhëheqja e Rusisë nuk e ka ndërmend t’i japë fund luftës. Ose së paku nuk ka pasur plane të tilla derisa Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Analistët tani po diskutojnë nëse Putin është vërtet duke kërkuar rrugëdalje nga lufta, me shpresën se Trump mund ta ndihmojë në ndërmjetësimin e një daljeje sipas kushteve të Rusisë.

Ndërkohë, brenda vendit, Rusia ka vazhduar të miratojë ligje represive kundër qytetarëve të saj dhe të huajve. Në gusht, Human Rights Watch ka publikuar një raport që thotë se të drejtat civile janë shkatërruar në mënyrë sistematike në Rusi.

Fatkeqësisht, nuk kemi absolutisht asnjë arsye të besojmë se ky trend do të ndryshojë vitin e ardhshëm.

Për Lindjen e Mesme – Kian Sharifi, Pragë

Kian Sharifi

Kian Sharifi

Le të fillojmë me Iranin. Mbrojtja e tij ajrore dhe objektet e prodhimit të raketave janë varfëruar keq nga sulmet izraelite. Kjo mund të bëjë që Teherani ta rimendojë strategjinë e tij të mbrojtjes në muajt e ardhshëm. Disa frikësohen se ajo mund të përfshijë zhvillimin e një bombe bërthamore.

Ajo që e bën të besueshme këtë, është fakti se përfaqësuesit iranianë janë dobësuar gjithashtu nga Izraeli. Kryesori mes tyre është Hezbollahu, i cili është degraduar nga Izraeli pas një fushate disajavore për të ndaluar lëshimin e raketave kundër Izraelit verior.

Një armëpushim, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, është i brishtë, por ka të ngjarë të mbahet, sepse Hezbollahut i duhet kohë për t’u rikuperuar dhe Izraeli do të përqendrohet më mirë në Gazë dhe te vetë Irani.

Por, kjo është Lindja e Mesme dhe kur përfundon një konflikt, fillon një tjetër. Pas hyrjes së armëpushimit në fuqi, rebelët sirianë – disa prej të cilëve mbështeten nga Turqia – kanë nisur një ofensivë që i ka dhënë fund sundimit të Bashar al-Assadit në Siri.

Kjo do ta ndryshojë balancën e pushtetit në Lindjen e Mesme, sepse Siria, nën Assadin, ka shërbyer si lidhje midis rrjeteve të Iranit në rajon.

Se çfarë do të ndodhë me vetë Sirinë në të ardhmen, është vështirë të thuhet. A do të luftojnë grupet rebele për pushtet apo do të pajtohen për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse? Edhe nëse pajtohen, është e paqartë sesi do të përshtaten në aspektin ndërkombëtar.

Reid Standish

Reid Standish

Reid Standish, Taipei

Në vitin 2025, pyetja për Tajvanin është e njëjta që ka qenë me dekada: çfarë po planifikon Pekini?

Kina është duke modernizuar ushtrinë e saj dhe duke i rritur shpenzimet e mbrojtjes – gjë që e lë Tajvanin masivisht të paarmatosur. Kjo rrit frikën për një pushtim të mundshëm kinez. Disa zyrtarë amerikanë thonë se Pekini mund ta bëjë një lëvizje të tillë në vitin 2027. Pavarësisht nëse është kështu ose jo, këtu ka një ndjesi urgjence.

Kësaj ndjesie i shtohet edhe rikthimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Trump ka të ngjarë ta vazhdojë mbështetjen e fortë të Amerikës për Tajvanin, por ai gjithashtu e ka kritikuar atë. Ai ka thënë se Taipei ka nevojë t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe ka sugjeruar që Tajvani t’i paguajë SHBA-së për mbrojtjen e tij. Zyrtarët tajvanezë thonë se ata i kanë rritur tashmë shpenzimet dhe se kanë vendosur ta rrisin buxhetin në një nivel rekord.

Por, derisa Tajvani përshtatet me Trumpin, zyrtarët këtu po vëzhgojnë nga afër edhe fushëbetejën në Ukrainë. Zyrtarët tajvanezë kanë thënë se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të ishte mbrojtja më e mirë kundër çdo agresioni kinez.

Ndërsa hyjmë në vitin 2025, Tajvani po përgatitet për çdo mundësi.

Të dashur lexues të REL-it, këto janë disa nga ngjarjet kryesore të 2025-shit, por, sigurisht, jo të gjitha. Në këtë vit padyshim se pritet të ketë një agjendë të ngjeshur globale, të cilën do ta përcjellim te ju hap pas hapi.

Radio Evropa e Lirë

Gëzuar Vitin e Ri 2025 nga Vlora Nga Albert HABAZAJ

MBUSHUR SHPORTA ME SHPRESA
TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!
DYMIJË E NJËZET E PESA
QOFTË PËR JU – LULE DHE MJALTË!

Uroj një vit të ri të mbarë për njerëzit e mi, për miqtë e mi, për Tërbaçiotët e mi, për dinjitozet “10 Shqiponjat e Tërbaçit” dhe gjithë artistët popullorë – bilbila e thëllëza, për të mirët e Letrave Shqipe, për botuesit e gazetave dhe portaleve ku unë shkruaj e botoj, për të mirët e 30 – vjeçarit faqebardhë Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për kolegët e mi – fisnikët e Bibliotekave universitare, akademike dhe të atyre publike, për studiuesit e vërtetë dhe bibliografët e paktë, për Shqipëridashësit e Atdheut tonë qytetar për një Shqipëri – lule në mes shoqeve, siç e ëndërronin Rilindasit e Vërtetë!
2025 – a qoftë fatbukur për fisnikë si Ju:

Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë,
Ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit,
Zemra qesh e më bëhet mandolinë,
Urimi bëhet notë e pentagramit…
Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore
Romantikën e ndritshme me flatra lulebore.

Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit
I merr me vete dëshirëmirat e Vitit,
Të vesuara freskët me aromën e limonit,
I zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.
Në buzë të detit bëhem lirikë për ju

E nis me valët mesazhin si trëndafil me vesë

Rezonancë bën diellin urimi im kështu,
I Vitit të Ri Dymijë e njëzet e pesë.

Vlorë, 1 Janar 2025

Kur dashuritë vdesin herët!- Nga AGRON SHABANI

Shkrimtari i madh anglez Uilliam Shekspir shumicës se lexuesve ose adhuruesve te tij gjithandej globit, parasegjithash iu eshte i njohur dhe i dashur permes  veprave ose tragjedive te njohura te “Hamletit” dhe Romeut e Xhulietes, dy te rinjeve te dashuruar nga Verona e Italise, te cilet konfliktet, armiqsite dhe kundershtimet e familjeve te tyre, i cuan drejt fundit ose aktit tragjik.  E sidomos pjesetaret e familjeve te njohura Kapulet dhe Monteki qe nuk e lejuan nje gje te ketille.
Ndryshe nga kjo: Kur, kund dhe perse ( pse)?, keto jane pyetjet dhe dilemat kryesore qe e pershkruajne dhe mbulojne fund e krye dramen ose tragjedine e njohur te Romeot dhe Xhulietes…..)))
Apo, “vajzo, goco,  dreqol! Që kur jemi ndarë, jam gjithmonë në tension dhe depresion t´madh.! Lumturia ime është që të jem pranë teje. I rijetoj vazhdimisht në kujtesën time përkëdheljet tua, lotët, përkujdesjen tënde engjëllore, femnore… Trupin tënd, sytë, vetullat dhe qepallat tua. Flegrat e buzëve, qukat në faqe… Hëm… Puthjet tua….! Auuuu! ( Romeo -Xhulietes)
Nejse! Pa u zgjatur ne detaje te kesaj kryevepre letrare te Shekspirit.
Ajo tjetra: ”  kur bukuria e pakrahasueshme e An Bolyen, ndezte një flakë me ngjyra të zjarrta në zemrën dhe shpirtin e mbretit (monarkut) anglez, Henrikut VIII , i cili i shprehet ne vazhimi bukuroshes se famshme mbreterore ose oborrtare, An Bolyen:” ” E dashur, mos harro se të kam burgosur ose robëruar në zemërin time e dikund thellë në shpirtë. Edhe vetvetën time aty, bashk me ty. Po, po bashk me ty. Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht që të të shohin. Por t’i natyrisht se nuk e kupton dot se sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë për mua, dhe si ke shtuar një vlerë speciale e të rrezikshme në zemrën time! ( fund i citatit)
“Më lejo të di specifikisht qëllimin që ke ose që kishe për sa i përket dashurisë sonë. Nevoja më detyron që të kërkoj këtë përgjigje, duke qenë i goditur për shumë vite ose motmote nga shigjeta e dashurisë dhe ende nuk jam i sigurt, nëse ia kam arritur të kem një vend në zemrën tënde…?!. Me trego të lutëm, se nuk po dijë ç’të bëj me vetën time të ikur ke ti. Me kupto!” ( Napoleon Bonaparti- letra Zhozefines)
Dreqi e marrtë! Në atë stuhi të madhe syçkash të lazdruara;  mezi i gjeta sytë tu të kaltërt me flakë zjarri në maja të tyre, që po shihnin ose shikonin dikund largë si dy “pika të vogla çuditëse”, si për të me rrezatuar dhe goditur mua te shkretin dikund thellë me ‘shigjetën e zjarrtë” të Psihes e cila dikur e goditi ose shixhetoi Erosin.. Ishin sytë tu olimpikë që po shihnin dhe kërkonin nxitimthi dhe plot venerim në një diçka të mistershme ose enigmatike që me ngjante si në ëndërr. ( thote legjenda e njohur greke)
Ëndrrat janë një diçka përtej meje, përtej nesh… Ëndrrat janë vetëm për heronjtë ose guximtarët, ashtu si lufta, arti, gruaja, deti, dashuria… Erosi kishte frikë nga drita, ndërsa Psiha nga terri ose errësira. Apo, në mos jam i gabuar unë…!? Nuk po di…?!
Thuhet se arti lind ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin dhe shpirtin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Sakaq, m’u kujtua edhe kjo në këtë cep nate.)
Na qenka për një ditë dhe kohë tjetër dashuria sipas Uilliam Shekspirit. E sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, ku dashuria nuk ka kohë as miq ose aleat, apo….!?
Gjithashtu, një letër trjetër thotë së  ndryshimet janë rregulla ose ligje të jetës. Ata që shohin (shikojnë) fortë në të sotmën dhe të djeshmën ose të kaluarën, patjetër do e humbasin (humbin) të nesërmen ose të ardhmen.
Po shoh se jeta ia paska thënë dikund larg ne fund ose gjysem te rruges. Ehhh…

75% e të rinjve shqiptarë nuk janë në asnjë lloj marrëdhënie romantike

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht nuk preferojnë të jenë në asnjë lloj marrëdhënie romantike, e domosdoshme për krijimin e familjes.

Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt-mars 2024, i cili u udhëhoq nga Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” gjeti se rreth 75% e të rinjve të pyetur nuk ishin në një marrëdhënie romantike (74,8 %). Një numër shumë më i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë dhe 6.9% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë.

Nëpërmjet pyetësorit të aplikuar në këtë studim, të rinjtë u prezantuan me disa faktorë të cilët ata do t’i merrnin në konsideratë për të zgjedhur partnerin/en. Faktori më i rëndësishëm për të rinjtë është niveli i edukimit (64,2%). Femrat i japin më shumë rëndësi edukimit (69,6%) në krahasim me meshkujt (58,9%).

Faktori i dytë më i rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es për të rinjtë është aprovimi i familjes (59,7%). Aprovimi i familjes duket se është më i rëndësishëm për të rinjtë me nivel të ulët edukimi (70,9%). Është interesant fakti se ky faktor ka thuajse të njëjtën rëndësi si për meshkujt (58,1%), ashtu dhe për femrat (61,4%).

Faktori i tretë që të rinjtë e konsiderojnë të rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/en është statusi financiar (44,2%). Ky rezultat tregon se perceptimi i të rinjve mbi rolin e statusit financiar në një marrëdhënie ka prirjen të jetë fleksibël dhe potencialisht i ndikuar nga dinamikat sociale dhe ekonomike të vendit.

Gjithashtu 38,9% e të rinjve të pyetur e konsiderojnë origjinën e partnerit/es një faktor të rëndësishëm kur vendosin të fillojnë një lidhje romantike. Edhe pse pjesa më e madhe nuk e konsiderojnë si faktor përcaktues, mund të thuhet se të rinjtë nuk janë krejtësisht indiferentë ndaj rolit që kanë zakonet dhe vlerat e lidhura me origjinën në marrëdhënie.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar për besimin fetar të partnerit/es të/së tyre sepse vetëm 26,9% e tyre e referuan atë si një faktor të rëndësishëm.

Më pak se një e pesta (18,6%) e të rinjve që morën pjesë në studim pohuan se virgjëria është një faktor i rëndësishëm dhe shumë i rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/en. Kjo tregon se pjesa më e madhe e të rinjve nuk mendojnë se virgjëria luan një rol të qenësishëm në zhvillimin e një marrëdhënieje pozitive dhe afatgjatë.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë të prirë të përfshihen në iniciativa sociale dhe se janë edhe më pak të interesuar të angazhohen në aktivitete politike. Në lidhje me këto çështje nuk ka një diferencë gjinore. /MONITOR

Çfarë (çka) të them ose të shkruaj për festën e ndërrimit të motmoteve….?!- Nga AGRON SHABANI

Natën e Ndërrimit të Motmoteve (Vitit të Ri) njerëzit gjithandej globit janë nën impresion, emocione dhe ethe festive.
Anglezët thonë shpesh: Jetoje jetën bukur dhe shpejt, sepse vdekja një ditë mund të vijë (vjen) shumë herët.
U mor vesh se ne semuremi, sepse plakemi, ne plakemi, sepse duhet te vdesim per t´ua leshuar radhen gjeneratave te reja, brezit te ri… Apo!?
Thuhet se në Antikë asokohe ishte edhe kohë lufte, edhe pragfeste…. Gjysèmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftuar deri nè fund mbi trashegiminè e madhe ushtarake dhe politike të vëllait të saj, para se të nisej në luftë, atëbotë i shkroi ose çoi fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: ‘Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutem për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonë se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote! Të ruajtë dhe bekoftë Zoti në këtë Natë të Madhe kur priten (ndahen) motmotët!”
Në Selanik, si në Athinë, asokohe afro 80  % e banorëve, nuk kishin të drejtë vote as pune.
Kështu që edhe “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjik të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale. Selaniku ishte vendlindja ose metropoli i artisteve, filozofeve, shkrimtareve dhe figurave te njohura ushtarake dhe politike si Aleksandri (Leka) i Madh etj.
Aleksandri (Leka) i Madh si duket qëlloi edhe me fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu më shumë se 400 vite rresht…. Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të mirë dhe me vlera të larta.

-Testamenti që Aleksandri (Leka) i Madh në shtratin e vdekjes ua la gjeneralëve ose pasuesve të tij:

1. Unë i dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim; për t´iu treguar të tjerëve se fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.

2. Unë dua që bashkëluftëtarët ose bashkëkomandantët e mi të mos m´i bëjnë nderimet e fundit me armë të drejtuara kundër njeri tjetrit.

3. Unë dua që rruga deri në banesën e fundfit të jetë e shtruar dhe mbuluar me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin dhe kuptojnë se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, ngelet ose qëndron në tokë.

4. Unë dua që duart e mia të lëkunden ose luhatën nga era deri në banesën e fundit në atë mënyrë që të tjerët të shohin dhe kuptojnë se në këtë botë kemi ardhur me duar bosh dhe në botën tjetër gjithashtu do shkojmë duarbosh.

Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu ( e sidomos ai shqiptar ose kosovar), është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithçka dhe me asgjë!
“Bota globale” ose, “tregu global” i vlerave, resurseve dhe kapitalit, janë pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstraguar ose relativizuar në këtë rast absoluten dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Ndaj, filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resurseve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarshëm botëror ose ndërkombëtar, i cili shpeshherë i ndarë në mënyrë të pabarabartë dhe disproporcionale, ku ata që kanë ose disponojnë vldera, potenciale dhe resursve të shumëta njerëzore, materiale dhe natyrore, janë të varfër dhe të sunduar, ndërsa ata që nuk i kanë ato, janë të pasur dhe të fuqishëm.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëviz tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndrrave, caqeve ose qëllimeve të caktuara.
 Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore ose speciet politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, idealiste dhe ekzistencialiste.
U mor vesh se nga thesari ose nga ‘kopshi i madh’ intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjeruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe “res publica” (republika ose realiteti i njohur shtetëror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marrëdhëniet ose raportet e njohura në mes njeriut (liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, traditës luftarake ose patriotike, kulturës politike etj. Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), ekzekutivit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit. Sipas Xhanbatista Vikos (Gianibatista Vico): Sociologjia dhe antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.

U mor vesh se liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki. Ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa ligjin si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ata shndërrohen në tiran, despot ose autokrat.”Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t’i ndani ose pjesëtoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni nga të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)

Aty janë edhe psikometria së bashku me mekanizmat dhe instrumentët e matjes së madhësisë dhe fuqisë së përgjithshme njerëzore, shtetrore, nacionale, tokësore (gjeografike), ushtarake, politike, sociale, ekonomike, monetare, finansiaret, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të një shteti, lidershipi politik, burimët e vlerae, mallërave, kapitalit dhe konkurencës, profesionit, intelegjencës, intendancës dhe informacionit, teoria ose hipoteza e njohur e studimit dhe analizës, hipoteza gjenerale, hipoteza e posacme olse individuale, aftësia ose intelegjenca e përgjithshme intelektuale, profesionale, shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) , substituimet e njohura determinante dhe paradigmatike, strategjia e njohur menaxhuese ,konkuruese dhe siguruese-përballë befasisë dhe pasigurisë, përfshirja, përkujdesja ose respekti maksimal ndaj gjinisë së bukur ose polit të butë në jetën e përgjithshme institucionale, funksionale, kadrovike, politike dhe diplomatike e kështu me radhe.
“Arti lind ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Eduard Bulver Liton)
U mor vesh se lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente, kane rendesi dhe karakter kolateral dhe multilateral.
Kur e pyetën njëherë Karlin e Madh se ku ndodhej mesi ose kërthiza e botës?,asokohe tha: “Ku tjetër, pos në Kanstantinopojë (Stambolli i sotëm), aty ku Irena e bukur dhe ekstravangante nga Bizanti i derdh ëndrrat dhe shtatin (trupin) e saj valë në shtrat!”
Irena, mbretëresha e bukur, ekskluzuve, ekzotike dhe ekstravagante nga Bizanti, thuhet se në kohën e saj, ishte gruaja (femra) më e bukur dhe më e nxhehtë e planetit, saqë edhe mbreti (perandori) legjendar i Frankëve dhe Langobardëve, Karli i Madh (Karl der Große), i dehur, fashinuar dhe hipnotizuar nga bukuria, inteligjenca, eleganca dhe delikatesa magjepëse dhe tepër markante e Irënes nga Bizanti, ia kishte ofruar të bijën e tij, Rotruden, për martesë me të birin e saj, Konstantini IV. Bëhet fjalë mbi mbretin ose trashëgimtariin robust dhe skrupuloz të “Dinastive” te njohura të Merovingëve dhe Karolingëve, si dhe të birin e njohur të Karl Martelit-mbrojtësit, atletit ose dalëzotësit të Europës mesjetare nga sulmet ose invazionet e arabëve, hunëve, tatarëve, mongolëve etj.
Ndërkaq, mbretit ose perandorit ekstravagant dhe supersticioz të Francës, Luji (Luigji) XIV (14) , i cili ishte martuar zyrtarisht me Maria Terezën, të bijen e mbretit Filipi IV të Spanjën në kishën ose katedralen e njohur të Sant Zhan de Lizit: Jozyrtarisht i sillej ose rrotullohej bota dikund në mes Luize de Lavlien, Madam Monstespan, Madam Anxhelik (Onzhelik) de Fontanjë dhe bukurosheve të tjera oborrtare që frekuentonin në kështjellat ose pallatët e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit. Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme Mediçi nga Firenca e Italisë. Gruaja e dytë e Lujit (Luigjit) të XIV, ishte bukuroshja e njohur oborrtare, Madam Mentnon, e cila shquhej për stilin ose veshjet (kostumet) e saj tunduese dhe ekstravagante.
Se këndejmi, kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t’i thoshte edhe këto fjalë: “Lum si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mashkullore.”,fund i citatit. Dihet se kush ishte Mbretëresha Teutë dhe historia e saj. Ashtu siç dihet se kush janë Vjosa Osmani, Grida Duma, Jozefina Topalli dhe Teutat e e sotme të politikës, politikëbërjes, artit, kulturës, informimit, shkencës dhe letërsisë së sotme shqiptare, ku femra ose gruaja e njohur intelektuale dhe intelegjente shqiptare, është e pranishme dhe e fuqishmde kudo në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomcisë etj.
Bota e sotme moderne ose bashkëkohore i ka hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose seksiste etj.
 Politika, shteti dhe pushtet sot janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor.
Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.
Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente shqiptare është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.  Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat,  konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.
 Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose “polit të butë” i bëjnë mirë edhe popullit, edhe shtetit, edhe  pushtetit, edhe  arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare etj. E sidomos shkëlqimi ose brilanca e njohur shkencore, profesionale dhe intelektuale e Vjosa Osmanit, Mimoza Kusari-Liles, Luljeta Pula Beqirit, Grida Dumes, Elida Buçpapajt, Kimete Berishes  etj.
Urime!

Send this to a friend