VOAL – Më 5 qershor 2016 populli zviceran do të votojë iniciativën popullore të 4 tetorit 2013 ‘Për një rrogë bazë të pakushtëzuar’, shkruan voal.ch (Voice Of Albanians). Iniciativa popullore, bën të ditur portali i qeverisë zvicerane, synon që çdo qytetar zviceran të ketë të garantuar një rrogë bazë.Në këtë mënyrë e gjithë popullsia mund të sigurojë një ekzistencë dinjitoze dhe të marrë pjesë në jetën publike edhe pa zhvilluar një veprimtari fitimprurëse.
Këshilli Federal dhe Parlamenti Zviceran e kanë hedhur poshtë iniciativën. Por do të jenë qytetarët e Konfederatës ata që do të marrin vendimin me votën e tyre më 5 qershor, ku kjo iniciativë popullore, do të jetë një ndër pesë temat për të cilat ata do të shprehen.
Komentet