Përshëndetje gjithë shqiptaro amerikanëve që po e do votojnë.
Pavarësisht nëse votojmë djathtas ( Trump ) apo majtas( Biden),
fakti që më në fund kemi lirinë të zgjedhim e ta ushtrojmë votën tonë si e mendojmë ne se është më mirë,
është fitore për diasporën tonë.
Rallë herë shqiptarët kanë qenë kaq të vendosur ,
kaq të angazhuar apo kaq të prerë e të deklaruar për votimet presidenciale Amerikane .
Pra nuk po votohet në turmë.
Kjo duhet të na gëzojë e ta na japë shtysë që këtë model demokratik,
këtë liri të votës e të shprehjes ta festojmë, ta shijojmë e ta ruajmë si sytë e ballit.
E për më tepër të jemi në krah të mëmëdheut e të japim ndihmesën tonë ( me aq sa mundemi) për të pëçuar vlerat demokratike.
Çfarë kemi përjetuar e mësuar në Amerikë në këtë drejtim , janë të çmuara e unike.
Votoni si e mendoni se është më e rëndësishme për ju dhe si shqiptarë ta ruajmë diversitetin e mendimit por edhe atë që na bashkon gjakun e traditën shqiptare.
Pra cilat janë vlerat tona themelore e çfarë të ardhme duam për familjet tona.
“Po nuk e pate familjen në rregull nuk e ndreq dot katundin”- thoshin pleqtë… pra Zoti i pari, familja e dyta e pastaj të tjerat me radhë si puna e si shoqëria.
Le të mos harrojmë se Amerika ka dy parti politike , por një politikë të jashtme .
Kushdo që të jetë në pushtet duhet me qenë mik i shqiptarëve.
Votim të mbarë e të paqtë. Le të lutemi për këtë!
Ju përshëndes


!
Komentet