Aty rrine te strukura, te zbrazura dhe sikur te mos mjaftonte dhe kjo, perbuzja per barkun e shkrete, e nje dyshim, kjo eshte me e keqja, qe s’linden nga tere ajo mori me letra, vec te njejtin, princ: te gjate, me mjeker dhe me pak floke te rene. Aty te braktisura presin nje luan te ngjizin qe vec me ulerimen e tij te shembte boten. Por kushdo qe te jete s’ma ha mendja te beje gje.
Kete qe po shkruaj, e shoh dhe ne veten time, ketu ku jetoj, e quajne “ buyers remorse”, qe jo per teke te rastit e perktheva “ ndrimendja e bleresit”, nje Ndjenje faji, nje fare zbrazesie xhepi, humbje se “ta hodhen” maskarenjte, se te gjithe tregetaret ngjajne me xhambazet e kuajve, kur u zbardhin dhembet e u shkelqejne kriften, por shpesh dhe bishtin, frika e sedres se vrare se mos te thone “ta hodhen o trutharre, ta hodhen”, nuk e di pse kaq i lidhur me kuajt, vjen nje fshikullim tjeter “ kalova lumini te dhjefsha kalin”, e koken ul i dorezuar, pafuqi te ndryshosh kete fat, q’e thurre vete.
Muaj kane kaluar, ne dy vende fare larg, dy dete e nje oqean larg. Eshte koha per te treguar se pas zgjedhjeve dhe perzgjedhjeve c’eshte bere e cduhet te behet, qe “t’ia vleje barra qirane”, (s’do flas per kete, se me kete teme kam nje liber gati per botim), per therrjen, per mundin, parate, dhe mallin q’e paguam me gjak, cader lirie, e gjume. Po, po me gjume. Vetingun dhe drogen, dhe pse ka plasur sheshit e u ngrit si fishekzjarr, nuk ka rendesi se do bjere i shuar, por eshte teme tjeter. Dua te shkruaj per zhberjen, se c’mund te beje nje popull pas votimit. Pyetjet rrjedhin natyrshem ne cdo demokraci, per cdo popull.
A duhet te prese votimin tjeter e te mbylle gojen, si mushke e mesuar ta cojne ne kullote “ata qe dine”, vertet sa dine?
A duhet te ndryshojme sa me shume ne fillim, qe te parandalojme majisjen e gjate dhe te dhembshme deri sa te zere qelb e te mos kete burre nene ta mjekoje pa e care a shtrydhur?
Apo, nje rruge te trete te ngrihemi ne rruge, te rrezojme qeverine, bile dhe te bejme zgjedhje te reja per se pari?
Ne ka dhe nje te katert, thuajeni me ze te larte se s’u zemerohem, ketu ne fund te botes e larg jush, mund t’iu them dryshimet qe shoh e ti krahesoj me ato andej, e anasjelltas, pa ndonje parapendim a shtirje.
Bindja ne vendimin e zgjedhjeve, eshte apo s’eshte e popullit, eshte mendimi i pare qe vjen me trokth e turfullon perpara fytyres. Por edhe nese u zgjodh ai pasha a princ, e ai zgjodhi veziret e tij, kjo s’do te thote qe ata “qeverises” jane me te miret! Por dhe ne ishin, plani qe kane s’do te thote q’dhe ai eshte i perkryer dhe cfare i duhet vendit! Pra zgjedhjet s’jane garanci per nje perfundim te desheruar, por vec fillimi i punes, si zgjedhja e ustait! E qe ustai te mbahet nen kontroll eshte parlamenti, por dhe ky i fundit, si mushke e bleme prape ne e q’nuk u var aq shume nga parate tona por cfare na serviri “partia” ne treg. Ne bleresit e vertete, s’mund te bejme asgje, hapim syte pas aquariumit tone prej qelqi, blacisim ca buleza lajmesh qe na i hedhin nga lart “falas”, tundim bishtin te nxehur e shkojme e futemi nen krevat, (keshtu bejne peshqit), te fleme ne mes te pamundesise se pamundesise dhe besimit tek bajraku i gjate dhe tek ai qe e mban lart.
Sa fuqi ka populli mbi qeverisesin e vet, kryeministrin, pas pjelljes se kutive? Shkruan ne twiter apo ne FB, e shajme dhe na shan, e mburrim dhe na mburr, as ai bam e as ne bam! Nje nga rruget normale qe cdo qytetar te kete mundesi te shprehi mendimin e tij ne qeverisje, perpos te shkruarit ne keto media, eshte nepermjet perfaqesuesve te tij. Sidomos pas votimeve. A behet kjo ne menyre te rregullt e te planifikuar, ne grup a vec e vec? Nese s’behet, pse dhe te behet. Eshte detyra jone dhe e tyrja, kapistallin e mbajme ne e jo ata. Ne duhet t’u masim koken me pe, t’u kontrollojme duart e kembet per cdo ligj qe mundohen te na sjellin a te na shesin, prape jemi me shume se ata, me qindramijra sy dhe goje, qe kur te ulerasim tu bien breket dhe dhembet e florinjte. Ne mund ti pengojme jo vetem te zgjidhen, por me shume te mos zgjedhin e te bejne ligje per te mbushur xhepat e tyre. Hedhja e te drejtes sone ne plehra, sjell vec plehra. Ashtu si mbajtja e po kesaj te drejte pa e perdorur, mbyllur ne dollap, kalb gjithcka deri dhe vete shoqerine. Ketu, ne te bekuarin vend USA, tre here ka dashur i madhi flokeverdhe te kaloj nje ligj per shendetesine, e s’mundi se hungerrima e klithma e atyre qe paguanin u beri t’u dridhen kartrat e tinezite ne duar. I thirren perfaqesuesit neper bashki qytetesh dhe i bene per nje lek, e iken e s’guxuan. Ah, do me hidheni e do me thoni eshte Amerike dhe ti s’e njeh te verteten e tashme ne Shqiperi. Ç’ka per te njohur. Ju njoh juve sic njoh dhe veten. Shoh ate qe s’behet. Dhe ne e paca gabim, te me falni, se s’eshte vec nje thirrje per te drejtat tuaja! Akoma dalin e flasin per korrupsion me te korruptuarit, njeri i le partine gruas, tjetri besnikut e shqytarit te tij, tjetri i lindur Skenderbe. Ç’ndryshoi nga partite. Qelben! Pse s’perktrahni te pamvarur, parti te reja, por akoma me kepucet e vjetra e te rehatshme qe iu eshte fshire sholla. Genjeshtra nuk mund te shkulet me genjeshter. Shoh plane rrugesh, ndertime, por c’prodhojme per tregun boteror? Ç’bujqesi te mjere, me fshatra te zbrazur po ndertojme, c’blegtory qe dikur na e kishin zili, e c’tjeter kur te gjithe te rinjte e te mesuarit ikin a e kane mendjen per te ikur argate? Prodhimi me i sukseshem politik, ideologjik dhe ekonomik: Kanabisi. Organet, femijet, grate, motrat, armet, uzinat fabrikat u shiten dhe u mbaruan. Ç’mbetet te qarkulloje ne nje vend ku te gjithe presin dhe asnje s’punon, vetem kanabisi. E perdornin fare pak shqipetaret ne kohe te Haxhi Qamilit, per tu shuar urine femijve zevzeke, por jo aq sa tani, qe na bekoi mendete petendia dhe e gjetem. Qarkullon e mban, taksa e spitale, pallate e lagje, rruge e cdo bylykbash zyre qe ngrihet ne mengjes dhe thote pa pike turpi: “turp”! Legalizoheni si Hollanda dhe bejeni Shqiperine zonje per qef qeflijsh, qe te vine e te lene parate aty, se ndryshe me cfare do mbaheni, me pallatet me ngjyra dhe plazhet ku s’geli njeri pa i felliqur? Nese eshte i ligjezuar, do mblidhen taksa nga ata qe e shesin, do hapen vende te verteta pune, e jo per meshire, do ngrihet nje industri dinjitoze, turizmi do te lulezoje dhe blegtoria. Imagjinoni te thithni nje nga ato deri ne fund te frymes ne Theth, ne ate ajer te pastert ne maje te atij Olimpi te magjishem e do te kuptoni pse Zeusi lindi ne Dodone e jo gjekundi tjeter!
Merrni fatet e qeverisjes ne duart tuaja. Shkundni ullirin qe mbollem ndryshe do na e marin nga goja. Vota dhe medyshja, si dhe ndrimendja s’jane vec shtojzavalle fillimi e asgje me shume e mos flini ne tymin embel te tyre. Le ti biem me vare e ta thyejme kete mur plogeshtie brenda vetes. Jemi ne, (e jo vetem ne pleqte), bijte e shekullit te ri, me mendje te re, qe duhet ta shembim kete fasade te vjeter po aq te rreme q’s’na le te shohim pertej.
Ç’mund te jete me e rendesishme se qeverisja e vetes dhe vendit tene?
Komentet