Vota e Francës tregoi se në një sistem demokratik, një qeverisje jo e mirë apo një risk politik për demokracinë mundet me gjithëpërfshirjen në votë.
Strategji elektorale, pjesëmarrja në votë, lista kandidatësh, kredibilitet e koherencë politike janë mësimet që vijnë sot nga vota franceze.
Pavarësisht rezultatit të ngjyrave politike, e djathtë, e majtë, centristë, konservatorë, ekstremistë, radikalë, popullorë, antiracistë o fashistë, vota e Francës i dha një sinjal mjaft të fortë cdo demokracie.
Francia tregoi se ka një mënyrë për të përmbysur një sistem: E është pjesëmarrja në votë.
Vota e Francës tregoi se nëse duhet mundur një qeverisje jo e mirë, apo dhe një risk për demokracinë, rruga më e mirë është strategjia për të cuar popullin në votë.
E kjo strategji pati si bazë jo telefilmat o tavolinat se si nënshkruajnë pakte, partitë e vogla me partitë e mëdha, për të ndarë ulëset në parlament, por se si të përfshihet shoqëria civile, shoqatat, komunitetet e ndryshme, e mbi të gjitha rinia në një moment historik politik për vendin e në këtë rast per Francën..
224 kandidatë deputetë të njërit krah politik, e me rezultat të dobët në raundin e parë u tërhoqën në raundin e dytë për të favorizuar më të fortit e preferencat e zgjedhësve.
E djathta franceze nuk mundi të konfirmojë veten në raundin e dytë ashtu siç deklaruan dhe vete liderët e saj; për mungesën e kurës në zgjedhjen e listës së kandidatëve.
E lista është e rëndësishme, si dhe kredibiliteti politik e koherenca idealiste janë mësimi më i fortë që mori kjo e djathtë në këto zgjedhje.
Centristët me Macron rrezikuan me strategji e rezultati dha përgjigjen e krijoi Parlamentin më të fortë se kurrë më parë.
Sa më i bilancuar ekuilibri mes forcave politike në parlament aq më i fortë zëri i francezëve.
Vota absolute, o pothuajse e tillë është e ndodh vetëm në një sistem autokratik.
Francia prej 2012 është një vend me tendecë qeverisje centriste e i spostuar djathtas, e cfarë ndodhi dje tregon se kur pushteti nuk qeveriset nga korrupsioni zgjedhjet e parakohshme janë një detyrim demokracie.