Në zgjedhjet e 11 majit 2025, do të votojnë edhe emigrantët, pas 34 viteve. Shqiptarët u apelojnë bijve dhe bijave, nipërve dhe mbesave kudo ndodhen nëpër botë; Le të marrim dhe të sjellin modelet e përparuara edhe nga vendet, e përparuara dhe të civilizuara, ku dhe janë vendosur dhe banojnë numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.
Të dhëna i përkasin viteve 2005-2006, por gjithsesi është ndryshuar, pra i rritur edhe më numri i emigrantëve në botë: Greqi 6000- 7000 mijë. Itali 250 mijë. SH. B. A 150 mijë. Anglia 50 mijë. Pas më se 3 dekadave edhe emigrantët shqiptarë, pas shumë premtimesh, rezultuar mashtrimesh nga qeverisjet e vendit të tyre, do të ushtrojnë të drejtën elementare të votës për; të zgjedhur qeverisjen e tyre, në zgjedhjet e zhvilluara më 11 maj të këtij viti! Partitë politike kanë nisur fushatë- ofensivën e tyre, për t’u lypur votën emigrantëve duke i quajtur madje këtë pjesë të shoqërisë edhe përcaktuesen, peshoren, votën e arsyes, por edhe mundësinë më të mirë për manipulim e deformim të verdiktit të tyre!
Statistikat e deritanishme kanë pozuar dhe shënojnë; rreth 3. 6 milionë qytetarë shqiptarë, dhe rezultojnë në statistika me të drejtën e votës rreth 1.7 deri në 1.8 milionë qytetarë marrin pjesë në votime.
Pjesa më e madhe, emigracioni, po edhe ajo pjesë e cila nuk bëhet pjesë e zgjidhjes, por mbetet pjesë e zgjedhës, emigracionit i është privuar e drejta e votës, ndërsa pjesa e mosmarrjes pjesë, dhe pjesa sehirxhinjve dhe e patronazhistëve; mbajnë ende peng vendin, duke mos kryer elementët bazik, thjeshtë qarkullimin, madje sa më të shpeshtë dhe të shpejtë të qeverisjes, transferimin, i cili sjell edhe transformimin e shoqërisë, politikës dhe qeverisë.
Afro 2 milionë shqiptarëve u privohet e drejta e votës, shqiptarëve që ndodhen në emigracion, për 34 vite të “alla demokracisë shqiptare”!
Apeli i ditës kumbon fort nga: nënat, baballarët, fëmijët, gjyshërit, motrat e vëllezërit, nipër e mbesave; u drejtohen emigracionit që kanë marrë rrugët e botës; “T’i dalin Zot vendit të tyre, të marrin në dorë fatet e vendit. Të shpëtojnë Atdheun e shenjtë nga pushtimi dhe shëmtimi i pusht-pushtetit të abuzimit”! Gjithkush me arsyen minimale përveç të verbërve nga trutë dhe qorrave nga sytë, nuk u bën përshtypje; as arsyetimi minimal, krahasimi me shtetin më të ri të Europës, me shqiptarët në Kosovë. Kur edhe atje gjithë votuesit me të drejtën e ushtrimit të votës kanë marrë pjesë dhe votojnë nga gjithë vendet e botës, ku ndodhen në emigrim dhe përcaktojnë, ndryshojnë dhe qarkullojnë qeverisjen e tyre!
Pra, ku jemi ne të shtetit AM, në krahasim edhe me vendin e ish-shtypur deri më dje, shtetin më të ri të Kosovës?!
Diaspora e re, dhe më e madhja e diasporës shqiptare, mbi një e treta e shqiptarëve, e vendosur kryesisht për mbi 30 vjet në Greqi, ka merita të pa kontestueshme, duke qenë së pari, investuesja më e madhe e vendit, por dhe kontribuesit më të pa vlerësuar të vlerave qytetare-evropiane, pjesa më e emancipuar dhe e civilizuar e vendit. E thonë edhe vetë krerët e politikës, rezulton: Fasadë-mashtrim.
Përveç këtyre kontributeve, emigracioni ka përfituar dhe ka shpalosur vlera të qytetërimit. Ka ruajtur dhe ka pasuruar edhe aty traditat, ka ruajtur e zhvilluar gjuhën amtare, ka demonstruar qytetërim dhe lëvizje, të cilat edhe brenda vendit mungojnë, sa dhe admirohen dhe duhen të lakmohen.
Emigracioni është pjesa më e emancipuar e shoqërisë sonë. Për këtë nuk ndihemi keq, por nuk duhet të ndihemi as mirë, nga përçmimi që i bëhet nga politika e zgjatur e stanjaciontranzicionit dhe fyerja që u bën kësaj pjese, më të emancipuar të shoqërisë…
Shqiptarët ende ndodhen në udhëkryq, duke kërkuar me pishë shtetin e qytetarëve, shtetin e munguar, dhe të ëndërruar!
Politika busull thyer e turinj ndotur, nuk realizojnë, por premtojnë dhe mashtrojnë për këtë të drejtë universale të emigracionit, sepse e kanë frikë votën e arsyes, votën përcaktuese të emigrantëve, përballë votës qorre në shumicë, që i mashtrojnë me një garuzhde trahana… apo me rritje të pensioneve me kothere buke 200 deri dhe 400 lekë! Emigrantët shqiptarë nuk janë votë qorre! Ata janë vota e arsyes, vota përcaktuese, që e tmerron edhe qeverinë e “Rilindjes”. Arsyetimi i shprehur me Votën e emigrantëve është varri i qeverisjes së radhës, që i ka bërë e thelluar varrin Shqipërisë!
SHËRNDARJA E EMIGRANTËVE SHQIPTAR NË BOTË
Të dhëna i përkasin viteve 2005-2006, por gjithsesi është i ndryshuar, pra i rritur numri:
Greqi 6000- 7000 mijë
Itali 250 mijë
SH.B. A 150 mijë
Angli 50 mijë
Gjermani 15 mijë
Kanada 5 mijë
Belgjikë 5 mijë
Turqi 5 mijë
Francë 2 mijë
Austri 2 mijë
Zvicër 1.5 mijë
Emigrantët shqiptarë të shpërndarë në gjithë hartën e botës kanë të drejtën e votës së tyre për herë të parë edhe nga vendqëndrimi, prej shoqërive më të zhvilluara, emancipuara dhe të civilizuara, nga shoqëritë civile dhe jo shoqëria servile.
Ju bijë e bija të Atdheut që ju dhimbset Atdheu dhe e vuani mungesën e gjumit, ta bëni në shtëpitë e vatanit, të të parëve, etërve, nënave, gjyshërve tuaj, ku ju ka bërë koka dëng, jepni kontributin tuaj, me votën e arsyes dhe braktisni votën qorre që po mban në ferr dhe terr Atdheun tonë të shenjtë dhe të shtrenjtë!
Kemi mësuar, madje dhe kemi përfituar, dhe kini mësuar dhe jemi frymëzuar edhe nga modelet e vendeve, ku kemi jetuar, punuar dhe ende jetoni.
Dhe priteni të sillni në këtë fushatë zgjedhore edhe modelin e atyre vendeve dhe qeverisjeve, duke nisur nga më të thjeshtat, sa dhe të domosdoshme: Qarkullimin, transferimin e votës, e cila sjell edhe qarkullimin transferimin e pushtetit, por edhe transformimin e pushtetit. Edhe nga modeli që kanë mësuar gjatë zgjedhjeve të *Përgjithshme si në Greqi, modelin e “Pasok”, por dhe nga dorëheqja e ishkryeministrit Alekxis Tsipras, i cili dha dorëheqjen si kryeministër dhe thirri zgjedhje të jashtëzakonshme.
Humbi pushtetin, por nuk humbi vendi.
Dhe qytetarët grek, votuesit, ndryshuan pushtetin, qarkulluan Votën dhe qeverisjen! Dhe këtë përvojë të përparuar e marrin për referim edhe emigrantët shqiptarë, numri më i madh i ndodhur në Greqi!
*Le të marrim, të sillni edhe modelin- model të amerikanëve, të cilët thjeshtë se si e qarkullojnë votën edhe pas 4 viteve, një legjislature, e ç’mbetet pas 3 legjislaturave të pushtetit të pështirosur të shqiptareve (kur para 4 viteve zbritën nga pushteti presidentin Donald Trump dhe e ringjitën në pushtet pas 4 viteve! Peshuan, qarkulluan votën dhe risollën në pushtet Trump, 78 vjeç!
A mos vallë kanë gabuar edhe amerikanët? Të mos marrim për referim, modelin, elementar të qarkullimit, transferimit dhe transformimit të votës, për rrjedhojë dhe të pushtetit?!
A mos vota qorre e patronazhistëve të verbër edhe pa bukë dhe pa b… në b…, votojnë pa arsye partiçkën e tyre, që ka vithisur vendin dhe shëmtuar racën?!
Ja modelet e përparuara të qytetërimeve!
*Modelin e qeverisë italianë, e kemi te porta: Dorëheqjen dhe qarkullimin e votës dhe të qeverisjeve e bëjnë edhe qytetarët italianë, vendi fqinj, ku është dhe numri i dytë, pas Greqisë i emigrantëve shqiptar!
Dhe qarkullimin e votës dhe ndryshimin e qeverisë e kemi mësuar dhe përfituar edhe nga modeli italian, dorëheqja e kryeministrit dhe qarkullimi, ndryshim i qytetarëve italian i votës së qytetarëve, për rrjedhojë edhe ndryshim dhe përgjegjësimin e qeverisë vijuese.
Edhe kryeministri i Italisë fqinje dha dorëheqjen në mëngjesin e 21 korrikut 2022.
Mario Draghi 74 vjeç, u kish bërë thirrje partnerëve qeverisës që ta mbështesnin deri në fund të mandatit qeverisës, në mënyrë që të sigurohej zbatimi i programit të rimëkëmbjes nga pandemia, i financuar nga Bashkimi Europian
Në tetor të vitit 2022 edhe ish-kryeministria e Britanisë dha dorëheqjen, duke qëndruar vetëm 44 ditë në krye të qeverisë, ku janë edhe rreth 50 mijë emigrantë shqiptarë.
Pozita e saj nuk e vlen kurrë para pozitës së vendit!
Dhe emigrantët shqiptarë, si misionarë, të vendosur në këto vende të zhvilluara le të sjellin më 11 prill; Pranverën e Vonuar Shqiptare, modelin e votës së arsyes, të vendeve ku janë bërë pjesë e tyre si: Greqia, me afro 11 milionë qytetarë, ku është dhe numri më i madh i emigrantëve me afro 600 deri 700 mijë emigrantë, modelin e Italisë me mbi 60 milionë qytetarë dhe me rreth 250 mijë emigrantë shqiptarë!
Dhe sidomos modelin e SH.B.A me 306 milionë qytetarë, dhe 150 mijë emigrantë shqiptar, vendit më miqësor të shqiptarëve, aleatit strategjik, votës së arsyes të amerikanëve, të cilët qarkulluan, transferuan dhe transformuan qeverisjen e tyre, duke rikthyer në krye të shtetit; Doanal Trump, të cilin e zbritën nga pushteti para 4 vitesh dhe e Ringritën në pushet pas 4 vjetësh.
Këto modele i ëndërrojnë, meritojnë dhe apelojnë edhe shqiptarët nga emigracioni shqiptar, të sjellin me votën e tyre qarkullimin e pushtetit, si domosdoshmëri e pa tjetërsueshme, e apeluar me modelin edhe nga vendet më të zhvilluara dhe shoqëritë me të emancipuara në botë!
Ndryshimin si domosdoshmëri (sa më shpesh, të pastrohet edhe pusi për të pasur ujin e pastër) e kërkojnë dhe e bëjnë sa të vonuar dhe të domosdoshëm: Abuzivizmi i pa shoq, kriminalizimi i politikës, zbrazja e vendit, shthurja e shoqërisë, mungesa dhe vrasja e shpresës, etj., etj.!
Në vendet e BE së; qeveritë kanë të punësuar në administratën e shtetit 15 % të numrit të popullsisë, ndërsa qeveria e sotme ka mbushur administratën, pa marrë asnjë shërbim qytetaria), me patronazhistë të punësuar dhe graduar 25 % të popullsisë!
Propaganda false e qeverisjes së sotme, përpara kamerave, (vet flet e vet dëgjon), krekoset me numrin e lartë të turistëve që vizitojnë vendin dhe nuk ua zë goja numrin e madh të shqiptarëve që largohen përditë nga vendi i tyre!
Shqipëria është për në librin “GINNES” për numrin e madh të deputetëve dhe ministrusheve, në krahasim me numrin e vockël të popullsisë, Për pagat marramendëse të tyre, për ofiqet dhe çifligjet e tyre, për pensionet qesharake, as për kotheren e bukës të qytetarët!
Ky abuzivizëm, sundim i pa shoq, nga njerëz pa shpirt e gjak njerëzorësh, duhet të prek aq më shumë mendjen e kthjelltë dhe shpirtin e vrarë të emigrantëve, për të kontribuar për fundin e këtij sundimi dhe përçmimi.
Le të bëjnë krahasimet edhe me çmimet e karburanteve që i prodhon nëntoka shqiptare dhe janë me çmimet në qiell në mbitokën shqiptare për shqiptarët e Shqipërisë.
Le të flasin me arsye e jo me dëngla për: çmimet e produkteve dhe pensionet në krahasim me shqiptarët e Kosovës, të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e lë më tej!
Vetëm të verbrit nga sytë dhe qorrat nga trutë, nuk e shikojnë këtë realitet sa të hidhur dhe apelues, për t’i venë fre, e dhënë fund; marrëzisë e të marrëve!
Bijtë dhe bijat e Shqipërisë, nipërit dhe mbesat, emigrantë le të sjellin në vendin e tyre me 11 maj, Pranverën e Vonuar Shqiptare, me modelet e këtyre qytetarëve që dinë të zgjedhin për prijësit e tyre, me votën e arsyes, modelet e udhëheqësve të vendeve të huaja, ku jetojnë dhe janë bërë si vendet e tyre edhe për udhëhumbësit e vendit të tyre, që u kanë kthyer vendin të huajve, duke i përzënë nga vendi i shenjtë, vendin e mrekullive natyrore dhe i marrëzive njerëzore!
Vërtetë vota është personale, por misioni dhe përgjegjësia është përtej personales, si maturim, aksion dhe përgjegjësim në: familjare, qytetare dhe shoqërore, duke menduar e kontribuar për të nesërmen, qysh nga familja, për të synuar, punësim për shoqërinë, mirëqenie dhe lumturi për shoqërinë dhe jo për grupacionet- hakeret e pushtim- pushtetit!
Për të ruajtur ato pjesë të vlerave të djeshme dhe për t’i pasuruar edhe më me vlerat e sotme!
Për t’u dhënë shpresë shpresëdhënësve kundër shpresëvrarëve…
/Gazeta Panorama