Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ballukut ka kerkuar 3 jave kohe te njihet me dosjen, por prokuroret e SPAK ka thënë se mund të marrë 5 ditë kohë maksimumi. Ndërkohë, PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar./Dosja.al



Une qe po shkruaj jam nje sdutent i dhjetorit bashke me Ju.Me vjen shume keq per kete demokraci dhe shtet ligjor qe kemi ndertuar tash e 29 vite. Nuk e meriton ky popull kaq fisnik dhe i shume i vuajtur kete gjndje te mjeruar qe i ka sjelle politika 29-vjecare. Uroj qe politi kanet te tregohen nje here ne jeten e tyre lidershipe perpara popullit te vet per te mos perseritur nje ’97 te dyte.