Ky është sulmi më mizor kundër hebrejve që nga koha e Holokaustit dhe ne mendonim se nuk mund të ndodhte më, por ja që ndodhi, deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
”Përballë kësaj tragjedie të papërshkrueshme, ka vetëm një përgjigje të mundshme, ajo që Evropa qëndron përkrah Izraelit. Dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në të vërtetë, ai ka për detyrë të mbrojë popullin e tij”, shtoi ajo.
“Parlamenti Evropian ka shprehur solidaritetin e tij më të fortë me popullin e Izraelit. Ne duhet dhe mund ta ndalojmë Hamasin dhe mund të punojmë së bashku për pasojat humanitare me të cilat po përballemi”, shtoi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë takimit me Von der Leyen dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
“Ne ishim në Kfar Azza, nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Unë pajtohem plotësisht me thirrjen e Izraelit drejtuar Hamasit për të liruar menjëherë pengjet dhe për të ndaluar përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore, siç ka bërë shpesh”, shpjegoi Von der Leyen.
“Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë me popullin izraelit pas sulmit të tmerrshëm terrorist nga Hamas”, shkruan ajo në X.
“Terrori nuk do të mbizotërojë… Ne mund dhe duhet ta ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë gjithçka është e mundur për të zbutur pasojat humanitare”, shtoi Metsola.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ishin në kibucin Kfar Azza, skenë e një prej masakrave më brutale midis atyre të kryera nga Hamasi të shtunën e kaluar.
“Ne ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është i papërshkrueshëm. Ne vajtojmë bashkë me familjet e viktimave”, shkroi edhe Von der Leyen.
Të dyja postuan imazhin e tyre në kibuc, të veshur me jelek antiplumb dhe të rrethuar nga ushtarë.
Ato dhe presidenti izraelit u detyruan të ndërpresin takimin e tyre në Tel Aviv për t’u strehuar në një bunker gjatë alarmit për një sulm ajror.bw