Erblira Bici e përfundoi sezonin si nënkampione e Italisë me Novara.
Skuadra e volejbollistes shqiptare nuk arriti të kalojë dot pengesën Conegliano që fitoi 3 ndeshjet e finale, duke mbrojtur titullin.
Bici dha kontributin e saj gjatë këtij sezoni të parë me Novara për të shpresuar deri në fund për trofeun, por sfida e fundit e zhvilluar mbrëmjen e së hënës u mbyll me suksesin 3 – 2 me sete të Conegliano.
Novara e Erblira Bicit që këtë sezon e ka fituar Kupën e Italisë, pikërisht në finale me Conegliano ka ende shansin të fitojë një trofe tjetër.
Skuadra nga krahina e Piemontes synon titullin kampione e Europës. Finalja do të luhet sërish ndaj Conegliano më 18 Maj në Berlin, një shans për revansh.
Komentet