Deputetja e PD, Albana Vokshi, u është drejtuar me një mesazh nga Kuvendi i PD të gjithë demokratëve të cilët janë ende me zemër të thyer.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se ky “Kuvend mund të mos jetë ai që ju do të donit të ishte, por ky Kuvend e dëgjon zërin tuaj! Ky Kuvend, Partia Demokratike ka nevojë për ju! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë!”.
Më tej Vokshi tha se është mirënjohjen që Sali Berisha u rikthye në “misionin zgjodhëm bashkimin për mbrojtjen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, që na frymëzoi, na mbushi plot shpresë e besim!”.
“Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur! Do të jetë me pengesa të vërteta dhe artificiale, por ne kemi forcën, kurajon dhe besimin e palëkundur se do t’ia dalim! Ne do t’ia dalim, sepse ne zgjodhëm shpresën në vend të frikës dhe nënshtrimit, ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve! Asgjë nuk do të ndalë për të kthyer Partinë Demokratike në vendin që meriton në politikën shqiptare, në krye të qeverisë e shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë!”, u shpreh më tej ajo.
FJALA E DEPUTETES ALBANA VOKSHI NE KUVEND:
Të dashura zonja demokrate delegate,
Te nderuar zotërinj delegatë,
Të nderuar deputetë, ish deputetë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD,
E dashur Lili,
E dashur Jozefina,
I nderuat lideri historik i PD Prof. Dr. Sali Berisha,
Të dashur demokratë dhe demokrate!
Kjo është një nga ditët më të bukura të historisë së Partisë Demokratike! Është dita e triumfit të vullnetit të lirë.
ËSHTË DITA E TRIUMFIT TË VOTËS SË LIRË.!!Kush ka patur dyshime se Partia Demokratike është forca ku gjithçka është e mundur, kush ka akoma pikëpyetje për fuqinë e demokracisë, ky Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike është përgjigja më e mirë.
Unë jam rritur me Partinë Demokratike, jam gëzuar me të, jam dëshpëruar me të, kam fituar dhe kam humbur me Partinë Demokratike. Por kurrë, në asnjë moment nuk kam vënë në dyshim forcën tonë për t’u ringritur. Nuk kam vënë kurrë në dyshim vullnetin tonë për t’u përballur me të keqen dhe për të fituar!
Sot, ky Kuvend Kombëtar është dëshmi e mrekullueshme e fuqisë së demokratëve! Ne ia dolëm të ringremë vetëveten dhe si Anteu që merr fuqinë nga Toka, ne e morëm fuqinë nga Vota.
Prandaj sot kam 40 mijë falenderime për 40 mijë demokratët që morën pjesë në një ushtrim të jashtëzakonshëm demokratik për të zgjedhur me votë direkte përfaqësuesit e tyre.
Si kryetare e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale më duhet të pohoj me krenari se asnjëherë më parë në këto vitët e fundit demokratët nuk kanë patur më shumë entuziazëm, më shumë energji dhe më shumë besim.
Kam qenë aty edhe herë të tjera, i kam parë demokratët duke votuar si të thuash për hir të zakonit. I kam parë kur i kundërvunë në një fushatë negativiste për kandidatët për deputete.Si asnjë herë më parë, ishte anëtarësia që propozoi, përzgjodhi, zgjodhi drejtuesit në cdi nivel të strukturave të një dege. Asnjë imponin, asnjë ndërhyrje, nga Komisioni i Rithemelimit të PD, edhe pse e kishte tagër.Për herë të parë, me parimi “1 anëtar 1 votë”, u zgjodhën 70 kyetarë degësh. I pari proces në historinë e pluralizmit shqiptar. Ka qenë procesi më transparent.
Pjesëmarrje masive, interes i lartë, konkurrueshmëri e lartë. 192 kandidatë 27 (14%) prej të cilëve zonja. 70 kryetarë të zgjedhur nga anëtarësia, ndër të cilët 11% zonja. A jemi të kënaqur? Ende jo! Ende shumë për të bërë. Por shumë më mirë se më parë ku ishte vezëm një zonjë kryetare, vetëm 1%.
Falenderim për cdo demokrate apo demokrat që besoi votën e tyre për gratë, disa prej të cilave fituan thellë, edhe mes 3-4 kandidaturave.
A pati probleme? Sigurisht që po! Në referendum ishin 114 qendra votimi. Në këzo zgjedhje vetëm 71, që solli edhe fluks në votime.
A pati probleme me listat e trashëguara? Sigurisht që po!
I tërë procesi nxori disa detyra imediate:
- Saktësimi i listave të anëtarësisë;
- Hartimi i një rregulloreje të detajuar për procesin zgjedhor në cdo nivel në PD;
- Krijimi i Gjykatës së Partisë.
Pra, këtë herë ishte ndryshe. Këto 2-3 muaj te fushatës në bazë për riorganizimin e partisë në çdo degë, kam parë demokratët që, më në fund, besonin se Partia Demokratike mund të ringrihej! Se vota e tyre vlen! Kam parë demokratët të mbushur me shpresë nga lidershipi i prof dr Sali Berishës, me te cilin Partia Demokratike mund dhe do të rikthehet në forcë qeverisëse!
Mes 40 mijë falenderimeve kam një mirënjohje të veçantë për gratë dhe vajzat që u bënë zemra e këtij ushtrimi të jashtëzakonshëm të demokracisë në partinë tonë. Të pakursyera, të guximshme, të forta, me integritet mijëra gra iu bashkuan transforminit të vrullshëm të Partisë Demokratike.
Për ne gratë, të merresh me politikë nuk është e lehtë. Kemi provuar shumë sulme të padrejta, shumë fyerje banale, na kanë rënë në qafë pse kemi mbrojtur lirinë tonë, idetë tona, fjalën tonë të lirë, besimin tonë politik. Na kanë akuzuar pse i kemi besuar votës së lirë dhe jo preferencave të kryetarit.
Jam shumë krenare sot që kemi qendruar përballë një propagande të pamëshirshme, përballë kërcënimeve, presioneve, shantazheve, veçanërisht kundër grave dhe vajzave! Jam krenare sot që për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike ka më shumë gra dhe vajza kryetare në cso hallkl të strujturave në degë të ndryshme të vendit.
Sic jam krenare që LDGSH, 80% e kryetareve u bashkuan të parat me lëvizjen e foltores së Z. Sali Berisha.
Pjesëmarrja e lartë e grave e vajzavr është një hop i jashtëzakonshëm, të cilin ne duhet ta konsolidojmë! Tek forca e gruas qendron forca e fitores së Partisë Demokratike! Sot në opozitë dhe nesër në qeveri gratë do të jenë shtylla jonë kurrizore, pjesa më besnike e më e mirl e më elegante e saj.
Kam një mesazh edhe për ata demokratë që janë akoma me zemër të thyer. Ky Kuvend mund të mos jetë ai që ju do të donit të ishte, por ky Kuvend e dëgjon zërin tuaj! Ky Kuvend, Partia Demokratike ka nevojë për ju! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë!
Ne nuk jemi këtu për disa poste dhe privilegje politike. Ne jemi këtu për të bërë Partinë Demokratike të madhe. Ne jemi këtu për të nisur punën për fitoren e Partisë Demokratike.
Ne do të punojmë së bashku!
Ne do të sakrifikojmë së bashku!
Ne do të ecim përpara së bashku!
Ne do të fitojmë të gjithë bashkë!
Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur! Do të jetë me pengesa të vërteta dhe artificiale, por ne kemi forcën, kurajon dhe besimin e palëkundur se do t’ia dalim!
Ne do t’ia dalim, sepse ne zgjodhëm shpresën në vend të frikës dhe nënshtrimit, ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve!
Asgjë nuk do të ndalë për të kthyer Partinë Demokratike në vendin që meriton në politikën shqiptare, në krye të qeverisë e shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë!
Të gjithë së bashku do ta bëjmë Partinë Demokratike forcën politike moderne, që frymëzon të rinjtë, u gjendet në krah grave dhe vajzave, që mbështet më të mirët dhe ecën përpara drejt fitores!
Kjo Parti Demokratike do të udhëheqë shumë shpejt Shqipërinë!
Kur të vijë dita, ne do të jemi krenarë që u bëmë pjesë e historisë së vrullshme për transforminin e Partisë Demokratike. Që besuam për të! Që luftuam për të! Që fituam për demokratët, për shqiptarët, për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë!
E në fund, dua të shpreh mirënjohjen e thellë timen, të cdo zonje demokrate e cdo demokrati, për liderin historik të PD z. Sali Berisha, që u rikthye në misionin për mbrojtjen e pluralizmit dhe demonracisë në Shqipëri, që na frymezoi, na mbushi plot shpresë e besim!
Rroftë Partia Demokratike!
Rrofshin demokratët!
Suksese zonjave dhe zotërinjve ka sidatë për Këshillin Kombëtar të PD!
Suksese Kuvendit Kombëtar të PD!
Faleminderit
bw
Komentet