VOAL – Urimet tona për besimtarët myslimanë: ME FAT BAJRAMI!
Dashtë Zoti që sa më lumtur të festojmë në Shqipërinë tonë të dashur, në Kosovën tonë të dashur, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës e kudo në hapësirën tonë kombëtare dhe në Diasporë.
Urimet tona për të gjithë vëllezërit shqiptarë: kjo festë të na gjejë përherë sa më të të lumtur dhe me dëshira sa më mirë të realizuara.
Dashtë Zoti që kjo festë t’i gjejë shqiptarët përherë e më të bashkuar. Paçim gjithmonë besimin dhe shpresën tek Zoti, paçim gjithmonë bekimin e Zotit!
Dashtë Zoti që myslimanët kudo në botë të jenë faktor ekuilibri dhe tolerance për bashkekzistencë, sepse Zoti është Një dhe është për të gjithë!
Komentet