VOAL uron: Me fat Bajramin! Gëzuar Bajramin! Nga zemra ju urojmë të gjithë vëllezërve shqiptarë, të gjitha motrave shqiptare të besimit mysliman dhe të besimeve e të bindjeve të tjera që kjo festë e Bajramit të Madh dhe të gjitha festat tona të na gjejnë përherë e më të bashkuar për hir të ardhmërisë e përparimit tonë kombëtar, për hir të misionit që kombi ynë ka në të mirë të paqes dhe të harmonisë njerëzore!
Paçim gjithmonë bekimin e Zotit brez pas brezi dhe qofshim përherë e më të lartësuar si individë, si shoqëri, si komb dhe si pjesë e së tërës krijuar nga i Mëshirshmi!
Gjuha e shqiptarit qoftë përherë toleranca, solidariteti, mëshira dhe humanizmi!
Zoti i bekoftë shqiptarët!

Komentet