VOAL – Besimtarët ortodoksë shqiptarë po kremtojnë Festën e shenjtë, Pashkët. Është kjo një festë edhe për të gjithë vëllezërit e tyre shqiptarë kudo që janë. Kjo festë simbolizon kremtimin e ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar në shenjë të përkryerjes sonë si individë, si shoqëri dhe si popull e komb, në dashuri me njëri tjetrin, në solidaritet dhe përkrahje, duke shpalosur më së miri vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve.
Festa e Pashkëve është dita e madhërishme e ringjalljes së Krishtit, dita e ripërtëritjes së përdëllimit dhe e rifreskimit të besimit të palëkundur tek i Plotfuqishmi.
VOAL uron besimtarët ortodoksë shqiptarë: ‘Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët’! Sa më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni jo vetëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, por edhe një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për të gjithë shqiptarët!
Komentet