Voal – Voal ju uron: Për shumë mot gëzuar Krishtlindjet besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shqiptarëve!
Vëllezër e motra të dashur:
Paqja dhe harmonia, bashkimi dhe përparimi të mbretërojnë përherë për Atdheun tonë dhe për Kombin tonë, për shqiptarët kudo që janë!
Le të jemi të gjithë ne shqiptarët të bashkuar në falënderimin ndaj Zotit për gjithçka që gëzojmë sot, në këto Krishtlindje që po kremtojmë, dhe ta lutim së bashku Zotin që Krishtlindjet e ardhshme të na gjejnë me përmbushje edhe më të mëdha në të gjitha vatrat tona dhe për mbarë kombin tonë!
Le t’i lutemi Zotit bashkarisht në këto Krishtlindje, pa dallim feje apo bindje politike, që të na japë harmoni e dashuri përherë e më të madhe për njëri-tjetrin, duke qenë të bashkuar në përpjekjet tona për përparimin tonë të gjithanshëm, ne duke qenë humanë e solidarë me njëri tjetrin, do të ndihmojmë njëri-tjetrin e do të faktorizojmë kombin si një komb humanist, tolerant që jep kontributin e tij për paqen dhe prosperitetin në rajon, Europë dhe botë.
Le t’i lutemi Zotit, këto Krishtlindje t’i mbrojë Shqiptarët dhe qytetarët e Globit nga e liga, nga luftrat, nga varfëria, nga korrupsioni, nga keqqeverisja, nga politikanët e korruptuar që e mashtrojnë Sovranin!
Le t’i lutemi Zotit këto Krishtlindje që të na e shtojë dashurinë në zemrat tona.
Të na e largojë hipokrizinë, arrogancën, egoizmin, shtirjen dhe të na e mbushë zemrën me ngrohtësi, butësi e dhimbshuri për njëri-tjetrin.
Le t’i lutemi Zotit që të na japë paqe, mirësi e mbarësi në familjet tona, emër për emër!
Kombi është shumësia e familjeve tona.
Bota është shumësia e shumësive!
Sepse dashuri do të thotë Zot e Zot do të thotë dashuri!
Dhe me dashuri nuk ka plagë që nuk shërohet!
AMIN

Komentet