VOAL botoi lajmin se ligji Anti-SLAPP merr vulën e miratimit përfundimtar nga Parlamenti Evropian, një direktivë që i udhëzon vendet anëtare të ngarkojnë sistemet e tyre të drejtësisë me detyrën për të vlerësuar paraprakisht paditë ndaj gazetarëve dhe aktivistëve nëse janë apo jo të bazuara si dhe për t’iu ngarkuar kosto shtesë paditësve abuzivë.
Miratimi i këtij ligji vjen në një kohë kur regjimi i Tiranës është gjithnjë e më agresiv ndaj gazetarëve dhe mediave, në një kohë kur regjimi i Tiranës me ngulm dhe në stil të gjerë keqpërdor drejtësinë për të frikësuar gazetarët dhe mediat, për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe mediave (në Shqipëri dhe Diasporë) që duan të thonë të vërtetën.
Kur liria e fjalës është më e rrezikuar se kurrë dhe kur censura dhe shkelja e mendimit të lirë ka arritur deri tek Vatra, që ka ndryshuar identitet dhe tek gazeta Dielli, pasi aty nuk mund të shprehin më mendimet e tyre as Vatranët dhe as bashkëpunëtorët e vjetër të gazetës, VOAL ka hapur këtë rubrikë, marrë shkas nga reagimi i Prof. Thanas Gjika dhe pastaj komunikimi me të i Elida Buçpapajt në rrjetin social të Facebook-ut.
Veç me komunikim duke i shkuar së vërtetës deri në fund do të shërojmë plagët e trashëguara nga diktatura dhe do të ndërtojmë demokracinë e vërtetë, ku fjala e lirë dhe mediumet e saj përbëjnë pushtetin e katërt, sot më i nëpërkëmbur se kurrë.
Thanas Gjika:
Gezohem qe u miratua ky ligj ne Palamentin Europian. Eshte mbushur shtypi shqiptar me sharje e fyerje te pabaza drejtuar gazetareve dhe gazetave.
Uroj qe edhe ligji per mbrojtjen e te drejtave te individit te rimarre force me kete rast, sepse sharjet dhe shpifjet pa argumente nuk po pushojne ne jeten tone,
sikur jemi njerez primitive.
Ndonje kundershtar i Federates Panshqiptare Vatra te Amerikes, ne vend qe te gezohej se i Perndershmi Peshkop Theofan Koja, Doktor ne Teologji,
ka me se dy vjet qe iu bashkua kesaj federate dhe tani Keshilli i saj e zgjodhi Anetar te Keshillit te Federates Vatra, filloi ta sulmoje Peshkopin e nderuar duke e quajtur agjent te kishes Greke, ia deformoi emrin ne Ate Theofanis Koja dhe guxon te shpifi sikur Federata Vatra ka rreshqitur ne prehrin e kishes Greke.
E keshilloj z. V. L. qe ta mbylli gojen, ta thyeje tastjeren e kompjuterit e te mos vijoje te genjeje edhe te tjere.
Eshte me mire per te dhe shoket e tij qe t’ju luten edhe prifterinjve te tjere shqiptare te kishave ortodokse e katolike qe te behen anetare te Federates Panshqiptare Vatra te Amerikes, si ka qene ne kohen e Hiresise se Tij Peshkopit Fan Noli.
*****
Elida Buçpapaj:
I nderuar Prof. Thanas Gjika, po është shumë i rëndësishëm në mbrojtje të gazetareve dhe jo te shkelesve të ligjit. Shkeles i ligjit dhe i Kanunores se Vatres eshte pikerisht ai i thënçin kryetar, bashke me kryesine ilegjitime të emeruar prej tij.
Botuesit e Voal.ch, që kanë bashkëpunuar me Vatren e Diellin prej 1992, – jane te censuruar nga ai i thënçin kryetar i Vatres, qe ka shkelur Amendamentin e pare te Kushtetutes Amerikane dhe, per çudi, kjo ka renë në vesh te shurdher.
Ju ngrini shqetesimin tuaj, po per shkeljen e Amendamentit te pare te Kushtetutes Amerikane a jeni i shqetesuar,
po per gjyqin kunder fraksionit te Dr.Gjon Buçaj a jeni i shqetesuar?
Ne na censuruan me pretekstin se botonim qendrimin e ketij fraksioni, kur ne kryenim veçse detyren.
Po per perjashtimet e stilit stalinisto-enverist a jeni i shqetesuar, me etiketime si tradhtare, emra te shquar qe identifikohen me Vatren;
po për katapultimet ne kryesi pa asnje kontribut ne Vater;
po për mbylljen e deres Vatraneve të shtëpisë së tyre kjo a ju ka shqetësuar;
po mosmbajtja e Kuvendit ne shkurt;
po ndryshimi i Kanunores, ku kryetari ilegjitim ia ka zgjatur mandatin vetes ne 4 vjet pa u votuar;
po delegatja nga Miami, nje dege me tre muaj e themeluar, a ju ka shqetësuar;
po kush e ka votuar kryesine, pra eshte e pa votuar –
pikerisht me gjyqe jemi ne botues te kercenuar nga ata sepse denoncojme shkeljet ne Vater, po kjo a ju ka shqetesuar?
– Federata Panshqiptare ishte – sepse keshtu siç eshte, nuk eshte më – prandaj duhet te rilinde mbi parimet e Themeltareve, te atyre qe ishin Eterit e saj.
Federata Panshqiptare ne themel eshte antikomuniste, sepse emra te ndritur te saj jane torturuar e vrare nga diktatura. Jemi vendi i vetem ku nuk jane denuar krimet monstruoze te regjimit komunist.
Nje shqetesim i madh per çdo shqiptar te ndershem duhet te jete apo jo?
Kujtoj Bahri Omarin, kujtoj Kristo Kirkën, kujtoj Motrat Qiriazi, Kristo Dakon e me rradhe, emer per emer, Arshi Pipen, Ing.Karagjozin, Dr.Buçajn, Niko Kirkën e te gjithe Vatranet Veterane qe jane ndare nga jeta kete dhjetevjeçar, karakteristika te tyre ishin antikomunizmi, patriotizmi, proamerikanizmi.
Ne Kanunore Eterit kane shkruar shkoqur se ligjet e SHBA duhet te respektohen.
Po censurën e ushtrojne banditet, po Amendamentin e pare e shkelin banditet!
Por veshi i shurdher eshte i papranueshem.
Shtepine e Vatres e kane blere Vatranet, drynat i mbajne kopukët.
Me respekt e shume te fala per ju dhe Julian.
Elida