Me ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme një vështrim ose analizë e thellë tunduese dhe tepër sfiduese e Zonjes Elida Buçpapaj me titull ” Tirana, metropoli i shqiptarëve nuk ka elitë”!
Ndërkaq, si përkufizim i njohur shkencor ose metodologjik, sipas Znj. Elida: ” Elita është një gup ose kategori e njohur sociale ose sociopolitike që ka vendin më të lartë në hierarkinë e shtetit. Gjë që e shprehur metaforikisht, kjo gjithnjë sipas Znj. Buçpapaj, do thotë se elita është ajka e shoqërisë, aristokracia, fisnikëria, bujaria etj. Ndaj, gjithë sipas zonjes Bucpapaj, në Tiranë nuk ka elitë, ka pseudoelitë që përfiton privilegje jo për shkak të arritjeve ose rezulateve të saj në të mirën e vendit, por për shkak të simbiozës së saj me politikën e krimbur nga korrupsioni dhe të qelbur nga cinizmi dhe injoranca, e cila gjithënjë sipas Elida Buçpapajt dhe teorive të njohura elitare, burimin ose gjenezën e tyre e kanë nga latinishtja e vjetër që nënkupton shtresën ose kategorinë me të ulët të shtetit dhe shoqërisë, apo të robit (skllavit) në shërbim të bindur dhe të vërber ndaj padronit ose skllavopronarit. Absolutisht e vërtetë kjo si ide dhe teori, e cila origjinën e vet e ka nga “shteti” (polisi) i Athinës dhe Roma së Lashtë -Antike kur romakët dhe athinase; ishin të fokusuar shumë tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. Asokohe me tepër se 80 % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. Kështu që “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër energjik të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale.
Edhe mbreti ose perandori i njoh romak, Polibie ( viti 150.-para Krishtit) bën fjalë lidhur me nocionin, kuptimin dhe teorinë e njohur të elitës e cila në Romën Antike quhej pushtet mbi pushtetin dhe autoritetin e shtetit, autokraci dhe aristokraci intelektuale, kulturore dhe politike.
Aty e kemi edhe Shkollën e njohur italiane të Elitës ose Elitarizmit të përfaqsuar nga Vilfrido Pareto (1843-1923), Geatano Mosca (1855-1941), Roberto Michelis ( 1876-1936) etj
Geatano Mosca, i ndan elitat në klasa ose kategori të larta politike dhe jopolitike.
Robert Michelis ndërkaq, në kuadër të je “ligjit të hekurt të elitës dhe oligarkisë së lartë shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike” i nënvizon ose potencon fuqinë dhe rëndësinë e madhe të teorisë së njohur mbi karakteristikat, afinitetët dhe përparësitë intelektuale, profesionale dhe intelegjente të elitës.
Erich Schattschnieder, në kuadër të studimeve dhe analiza të tij i shquan ose fokuson elitizmin, deficitin demokratik, elitën liberale dhe demokratike, teorinë e dominimit në kuadër të veprave të tij “Regional City” dhe “Global Statte” etj…
Pa i harruar këtu edhe teoriticientët tjerë elitarë ose prominentë si Flloyd Hunter, G. William Domhoff, Jammes Burnhan, Robert Putman, George Gonsales, Thomas Ferguson, Martin Gilens etj.
Aty i keni edhe teoritë ose hipotezat gjenerale, idetë, teoritë dhe hipotezat e posaçme ose specifike, idetë, teoritë dhe hipotezat personale ose individuale, teoritë e njohura menaxhuese dhe konkuruse si elemente dhe instrumente të fuqishme elitare të mbrojtjes dhe sigurisë-përballë kanosjes (rrezikut), befasisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive, e kështu me radhë.
Në fund të fundit, sipas Bodlerit dhe Servantesit, e keqja mund të bëhet edhe pa u lodhur fare, në mënyrë fatale ose ordinare, duke i pranuar memesisin dhe katarsinin ( fatin që nuk ndryshohet fare dhe nuk leviz dot nga vendi) në menyrë të pandryshuar natyre ose ordinare.
Dhe, mëqe George Wilhelm Freidrich Hegelit: ” Historia e përgjithshme e kulturës dhe civilizimit njerëzorë, nuk është asgjë tjetër, përvecse përparim ose avansim i vetëdijes, edukatës, kulturës dhe intelektit të lartë njerëzorë.” : Atëherë po t´i përmbahësh dhe referohesh vështrimit ose analizës elitare të Znj. Elida Bucpapaj, , del se vullneti për të jetuar, mbijetuar dhe dominuar, mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara personale ose individuale, dhe jo atyre globale ose universale.
Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë, ku qeniet ose speciet njerëzore, intelektuale, kulturore dhe politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual ose personal, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, karieriste ose ekzistencialiste.
Ndonëse, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i nënkuptuar këtu edhe anën teorike dhe anën praktike..për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj. U mor vesh se nga thesari ose nga ‘kopshi i madh’ intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe “res publica” (republika ose realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut (liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, traditès luftarake ose patriotike,si dhe elitës së njohur shkencore, kulturore, intelektuale dhe politik, të cilës i përkasin ose takojnë Elida dhe Skënder Buçpapaj.
“Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´I ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)
Aty janë edhe psikometria së bashku me mekanizmat dhe instrumentët e matjes së madhësisë dhe fuqisë së përgjithshme morale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të përfaqsuesve të elitës së kombit dhe atdheut, e sidomos fuqia, roli dhe misioni i gjinise se bukur ose polit te bute.
“Arti lindë ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Eduard Bulver Liton)
Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente, kane rendesi dhe karakter kolateral dhe multilateral.
Se këndejmi, kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t’i thoshte edhe këto fjalë: “Lumë si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mëshkullore.”,fund i citatit.
U mor vesh se e drejta, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetrore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me levizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimëve, analizave dhe interpretimëve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose levizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose humanist në menyrë praktike dhe teorike.
Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin, inkorporimin dhe insubordinimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit dhe politikës, diplomcisë etj. Sidomos në Angli, Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.
Ndaj, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe: “Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj.
Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.
Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :”janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit”: Atëherë, gjithënjë sipas tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.
Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale-logjike ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë dhe fitojnë.
Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.
Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparent, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose “polit të butë” i bëjnë mirë edhe popullit, edhe shtetit, edhe pushtetit, edhe arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë shqiptare etj.
Une mendoj se PD do te ndahet dhe shkaktari eshte S.Berisha.