Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, u ka dorëzuar krerëve të shtetit raportin e rekomandimeve të KE për çeljen e negociatave.
Presidenti i vendit Ilir Meta i pranishëm në këtë takim, u shpreh se ky raport është një akt inkurajues për Shqipërinë dhe e detyron atë që të punojë më fortë në vazhdim.
Meta thekso gjithashtu se vendimi i KE ka bërë bashkë aktorët politik dhe qytetarët shqiptarë, pasi rekomandimet për çeljen e negociatave ishte diçka e shumëpritur për të gjithë.
Sipas tij, ky raporti i KE duhet të jetë moment reflektimi dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt BE.
“Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Komentet