Fshatrat e komunës Novoselë, që përshkohen nga lumit Vjosë, vijojnë të jenë të rrezikuara nga përmbytjet, nëse rajoni përfshihet nga reshjet intensive të shiut.
Mësohet se ende nuk kanë mbaruar punimet për argjinaturat e Mifolit dhe Selavecit dhe puna për thellimin dhe zgjerimin e grykëderdhjes së lumit Vjosa akoma nuk ka filluar. Kanan Shakaj, administrator i komunës së Novoselës, bën me dije se këto projekte do finalizohen brenda muajt tetor.
Fshatrat e komunës së Novoselë dimrin që lamë pas pësuan dëme të konsiderueshme nga përmbytjet. Uji i lumit Vjosë, si pasojë e reshjeve intensive, doli nga shtrati dhe vërshoi nëpër banesa dhe toka bujqësore.
Komentet