David Goodall dha lamtumirën përfundimtare përpara se të nisej në klinikën zvicerane për Eutanazi.
Akademiku i njohur David Goodall po udhëton në Zvicër për t’i dhënë fund jetës së tij. Dr Goodall ka lindur në Londër më 4 prill 1914, por u shpërngul në Australi në vitin 1948. Botanisti dhe ekologjisti i famshëm ka thënë se ‘ndjen shumë keqardhje’ që po jeton për kaq gjatë. Duke kërkuar eutanazinë vullnetare për arsye se cilësia e tij e jetës është përkeqësuar. Ai u nis me aeroplan nga Perth të mërkurën vonë, i rrethuar nga miqtë dhe familja.
Shkencëtari më i vjetër australian, me një pllakatë të quajtur “Plakja e turpshme”, ka lënë vendin e tij për që Zvicër që t’i japë fund jetës së tij në moshën 104 vjeçare, duke thënë se ai është i zemëruar që ai duhet të shkojë jashtë shtetit për të vdekur.
David Goodall, i lindur në Britani, nuk ka një sëmundje terminale, por me arsyetimin se cilësia e tij e jetës është përkeqësuar, ai kontaktoi me agjencinë e Eutanazisë, Life Circle, në Basel të Zvicrës.
Ai mori një aeroplan në Perth të mërkurën vonë, i rrethuar nga miqtë dhe familja duke u thënë u thënë lamtumirën e fundit, midis tyre edhe me nipin e tij, thanë avokatët e eutanazisë për AFP.
“Jam i lumtur që po marr avionin,” tha ai për mediat.
“Unë kam këtu disa nga familja ime, kam tre nipër këtu, kam dhe vajzën time Karen … Është shumë mirë që ata janë këtu për t’u ndarë”.
Ai nuk do të shkojë direkt në Bazel. Në fillim do të kalojë disa ditë me pjesën tjetër të familjes që e ka në Bordo të Francës.
Më 10 maj do t’i japë fund jetës së tij.
“Nuk desha të shkoja në Zvicër, megjithëse është një vend i këndshëm,” i tha transmetuesit ABC përpara nisjes.
“Por kjo ishte zgjidhja e vetme të cilën sistemi australian nuk e lejon. Ndihem shumë i zemëruar “.
Exit International, që ndihmoi Goodall të bënte udhëtimin, me një biletë të klasit biznes që kushtoi 15 mijë dollarë, tha se ishte e padrejtë që një nga “shtetasit më të vjetër dhe më të shquar të Australisë duhet të detyrohej të udhëtonte në anën tjetër të botës për të vdekur me dinjitet”.
Exit International filloi një fushatë GoFundMe për të blerë bileta avioni për Goodall dhe ndihmësen e tij.
Goodall, një bashkëpunëtor hulumtues i nderit në Edith Cowan University në Perth, me tre doktoratura dhe me tituj ndërkombëtarë në vitin 2016 nuk u lejua më që të vazhdonte punën shkencore në kampus.
Goodall tha për ABC se ai vlerësoi interesin e publikut për gjendjen e tij dhe shpresonte se do të nxiste më shumë diskutime rreth eutanazisë vullnetare.
“Unë do të doja që ata ta kuptojnë atë,” tha ai.
“Unë jam 104 vjeç dhe kështu nuk kam mbetur shumë kohë jetë. Unë gjithashtu nuk dua që shëndeti im të vazhdojë të përkeqësohet dhe prandaj po i jap fund.
David Goodall është shkencëtari më i vjetër i Australisë. Ai është botanist dhe ekologjist.
Ai erdhi në Australi për në vitin 1948, duke marrë një pozicion ligjërues në Universitetin e Melburnit. Doli në pension në moshën 65 vjeç në vitin 1979, po deri një vit më parë ai shkonte 4 ditë në javë në punë, merrte dy herë busin dhe trenin
Dr Goodall festoi ditëlindjen e 104 të tij në 4 prill dhe që atëherë ka vendosur se ishte koha për eutanazinë në Zvicër.
Jeta aktive
Akademiku i lindur në Londër kishte jetuar më vete në një banesë të vogël në Perth, Australinë Perëndimore, deri vetëm disa javë më parë.
Ai u tërhoq nga punësimi me kohë të plotë në vitin 1979, por mbeti i përfshirë shumë në fushën e tij të punës.
Ndër arritjet e tij në vitet e fundit, janë 30 vëllimet quajtur Ekosistemet e Botës. Ai u bë Anëtar i Urdhrit të Australisë për punën e tij shkencore.
Në vitin 2016, në moshën 102 vjeç, ai fitoi një betejë për të vazhduar të punonte në kampusin në Edith Cowan University në Perth, ku ai ishte një bashkëpunëtor hulumtues i papaguar.
Duke shoqëruar Dr Goodall në udhëtimin e tij jashtë Australisë të mërkurën ishte kolegia e tij, Carol O’Neill. Ajo tha se mosmarrëveshja në vitin 2016 mbi hapësirën e punës së Dr Goodall kishte ndikuar shumë tek ai, kur universiteti ngriti shqetësime në lidhje me sigurinë e tij, duke përfshirë aftësinë e tij për të lëvizur.
Edhe pse Dr Goodall në fund të fundit fitoi të drejtën, ai u detyrua të punonte në një vend më afër shtëpisë. Erdhi në një kohë kur gjithashtu ai u detyrua të hiqte dorë nga makina dhe të mos performonte në teatër, tha znj. O’Neill.
“Ishte vetëm fillimi i fundit,” i tha ajo BBC.
“Ai nuk mundej më të takohej me kolegët dhe shokët e tij në zyrën e vjetër. Ai thjesht nuk kishte të njëjtën frymë dhe po i paketonte të gjitha librat e tij.
Vendimi i Dr Goodall për t’i dhënë fund jetës së tij u nxit nga një rrëzim serioz në apartamentin e tij muajin e kaluar. Ai nuk u gjet për dy ditë. Më vonë, mjekët thanë se ai duhej të asistohej 24 orë në ditë ose të transferohej në një shtëpi pleqsh.
“Ai është një njeri i pavarur. Ai nuk dëshiron që njerëzit të sillen përreth tij gjatë gjithë kohës, aq më tepër një të huaj kujdestar. Ai nuk e dëshironte këtë gjë,” tha zonja O’Neill.
“Ai dëshironte të komunikonte, të ishte në gjendje të bënte të njëjtat gjëra si kapja e autobusit në qytet”.
Zvicra ka lejuar eutanazinë e asistuar që nga viti 1942. Vende dhe juridiksione të tjera kanë miratuar ligje që u lejojnë njerëzve të përfundojnë vullnetarisht jetën e tyre.
Shoqata Mjekësore Australiane (AMA) mbetet fort kundër për vdekjen e asistuar, të cilën e sheh si një praktikë joetike të mjekësisë.
“Mjekët nuk janë të trajnuar për të vrarë njerëz. Është thellë brenda etikës sonë, thellë brenda trajnimit tonë se kjo nuk është e përshtatshme,” tha presidenti Dr Michael Gannon gjatë debatit legjislativ të vitit të kaluar në shtetin e Viktorias.
“Tani, jo çdo mjek pajtohet me këtë,” shtoi ai. Në të vërtetë, një studim i AMA-s – Shoqata mjekësore më me influencë e Australisë – gjeti se katër në 10 anëtarë mbështetën politika të drejta për të vdekur.
Zonja O’Neill tha se dëshira kryesore e Dr Goodall ishte të vdiste në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.
“Ai nuk është as në depresion dhe as në gjendje të mjerueshme, por ai nuk e ka më atë shkëndijën që e kishte pasur para disa vitesh”, tha ajo.
David Goodall i ri
I theu me dashurinë e jetës sime pas një lufte të madhe. Ai tha se ishte e gjatë midis nesh dhe se ai kurrë nuk do të më kthejë mbrapa pasi i përfundoja gjërat me të disa herë.
Vetëm kuptova se ai ishte dashuria e jetës sime pasi e humba.
Unë e dua atë, por unë gjithashtu nuk dua ta lëndoj përsëri. Nuk jam i sigurt se si mund të kthehem prapa, duket sikur po ecën me jetën e tij.
Unë kam ardhur përmes një komente online, një lexuar një post nga një grua nga Suedia quajtur Katie Mburgs, ajo dha një dëshmi se si ish e saj kthehen përsëri pas saj 2years e ndarjes, ajo la pas një adresë e-mail {[email protected] } ajo dëshmoi se Një Shëruese Shpirtërore e quajtur Oduduwa gjeti një magji në emër të saj.
i dërgoj një mesazh postë në të njëjtën adresë e-mail dhe i shpjegoj çdo problem të martesës, Oduduwa premtoj të kthej burrin tim brenda 2 ditëve, i dha në një përpjekje dhe për befasinë time më të madhe ajo ndodh pikërisht siç ka premtuar. burri më thirri në telefon me numër të padiskutueshëm, ai kërkoi falje dhe rregullonte një datë për t’u takuar.
ne e bëmë dhe sot po jetojmë me lumturi së bashku si një familje. Unë jam i uritur. falë këtij njeriu të madh.
Unë kam qenë në fillim duke pasur frikë nga dyshimi, por i jap atë një provoni dhe ajo punon për të mirën time. Unë jam i sigurt se kjo do të punojë edhe për ju, 100% i sigurt.
Tel: +13019658857