Në në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Departamenti i Punëve të Jashtme i Konfederatës Helvetike (EDA) bën të ditur se në rendin e ditës do të përfshihen: politika e BE-së – në veçanti në lidhje me diskutimet e vazhdueshme për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian – si dhe çështjet bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe Gjermanisë në fushën e politikës së energjisë e transportit.
Kancelarja gjermane dhe anëtarët e Këshillit Federal do të diskutojnë tema të tjera me interes ndërkombëtar të tilla si politikat e emigracionit dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare. Bisedimet zyrtare do të mbahen me pjesëmarrjen e Presidentes të Konfederatës Simonetta Sommaruga, zëvendës President i Këshillit Federal Johann Schneider-Ammann, Këshilltares Federale Doris Leuthard dhe Këshilltarit Federal Didier Burkhalter.
Pas pjesës zyrtare të vizitës së tij, Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Universitetin e Bernës ku do të mbajë një fjalim dhe do ta falënderojë institucionin për titullin Honoris Causa që iu dha asaj më 2009, vit i përvjetorit të 175-të të Universitetit.
Komentet