Më mirë i rrethuar me heshtje
Se sa me flluska sapuni,
Gjersa në këtë botë plot psera
Me heshtje flet dhe guri.
.
Flet dallga dhe jo shkuma,
Gjuhë e trupit me drithërima emocioni,
Pafka që luanim në fëmijëri
Flet më shumë nga një pllakë gramafoni.
.
Shenjat e gishtit pse i duhen zhgarravitësit,
Sikurse xhinglat në një shpirt djerr,
Kur nga kockë e zogjve orakujt
Zbërthenin kodin e mistertë?!
.
Vizatime naive në shpella,
Botës i përcjellin mesazhe brez pas brezi,
Veçse damkën e skllavit mos e përzje
Me tatuazhin që mban nga qejfi.
.
Shënim: peisazhe nga Arjan Hasanlliu
.