Lëvizja paqësore e LDK-së e trasoj rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Liria u arrit kur u bën bashkë penda dhe pushka, kur u bën bashkë dashuria për atdhe dhe urrejtja daj pushtuesit, kur u bën bashkë solidariteti dhe humanizmi qytetar, kur u bë pajtimi kombëtar dhe u arrit partneritetit ndërkombëtar.
Rilindja shpirtërore e shqiptarëve të Kosovës
Shfaqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për më tepër se parti politike, nga qyetarët e vendit ishte kuptuar si lëvizje gjithëpopullore, që më vonë e merr karakterin e një Rilindje shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës.
Formimi i LDK-së nga një grup intelektualësh shqiptarë të kohës, në krye me Ibrahim Rugovën në fund të vitit 1989 (23 dhjetor 1989 shënon një etapë kthese historike për shqiptarët e Kosovës.
LDK-ja, si partia e parë politike në hapësirat mbarëkombëtare, shënon fillimin e pluralizmit politik në Evropën Juglindore. Brenda një kohe relativisht të shkurtër, kjo parti politike e merr karakterin e një lëvizje gjithëpopullore dhe fillimin e një etape të re për shqiptarët e robëruar.
Kësisoji me LDK-në, lindi një epokë e re, lindi një shpresë e re për një popull të robëruar dhe shumëvuajtur, i cili tashmë e shihte dritën jeshile në fund të tunelit, që një ditë shumë shpejtë do t’iu vie fundi të gjitha vuajtjeve e torturave nga një regjim barabar e fashizoid, siq ishte regjimi okupues i Millosheviqit në Kosovë.
LDK nën udhëhqjen e liderit historik Ibrahim Rugova, si lëvizje paqësore që ishte, ishte përkrahur dhe ndihmuar fuqishëm edhe nga subjektet tjera minore politike dhe apolitike të kohës, të cilat ishin vënë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe Kosovës në përgjithësi.
Deri në formimin e LDK-së, problemi i Kosovës, për të mos thën hiq, fare pak ishte i njohur në botë. Për bashkësinë ndërkombëtare çështja e Kosovës pothuajse ishte krejtësisht e panjohur. Edhe pse regjimi pushtues i Millosheviqit kryente dhunë sistematike ndaj shqiptarëve, opinioni ndërkombëtar nuk dinte çfarë ishte duke ndodhur me një popullatë të pambrojtur në zemër të Ballkanit.
Për më tepër se kaq, edhe vetë nocioni Kosovë për shumë shtete të botës ishte i panjohur, e të mos flasim për pozicionin gjeo-politik, që nuk figuronte fare në regjistrin botëror
Lëvizja paqësore e LDK-së, gurthemel i shtetit të Kosovës
Asnjëherë gjatë historisë nuk ka ndodhur mobilizim më i lartë qytetar sesa në vitet e 90-ta, respektivisht 90-99, që ta përballojmë dhunën sistematike dhe varfërinë, përmes të cilave u kalitëm dhe u përgatitem edhe për rezistencën e armatosur që ta fitojmë lirinë, e cila erdhi si produkt i bashkrendimit të forcave kombëtare në njërën anë dhe partneritetit me aleatët perëndimor, respektivisht NATO-n dhe SHBA-të, pa të cilat, për të mos thënë të pamundur, do ta kishim të vështirë të arrinim deri tek liria, tek shpallja e pavarësisë dhe njohja ndërkombëtare e Republikës së Kosovës.
Lëvizja paqësore e LDK-së me në krye Ibrahim Rugovën kishte rol të rëndësishëm në rrugëtim të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Lëvizja paqësore e LDK-së dhe politika e urtë dhe largëpamëse e Ibrahim Rugovës e bëri hapin më të madh në histori me unifikimin biblik të shqiptarëve dhe krijimin e miqësisë me SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.
Lëvizja paqësore e LDK-së bëri që bota demokratike ta kuptojë rezistencën paqesore si përpjekje e drejt për liri, e cila kulmoj me rezistencën e armatosur në vitete 1998-99, për çka e kishim edhe mbështetjen e botës së civilizuar dhe demokratike.
Fillimi i njohjes së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare
Lajmet e para për ngjarjet në Kosovë, buronin nga një zyrë e vogël në Prishtinë, përkatësisht përmes konferencave javore të shtypit që kryetari Rugova zhvillonte çdo të premte me gazetarët, të cilët njoftonin opinionin e brendshëm dhe përhapnin të vërtetën për opinionin ndërkombëtar mbi zhvillimet në Kosovë.
Depërtimi i së vërtetës jashtë kufijve të Kosovës ishte mëse i nevojshëm në atë kohë, për shkak se propaganda antishqiptare e Serbisë millosheviqiane ishte aq e fuqishme, saqë përceptimi i disa shteteve dhe popujve të botës ndaj shqiptarëve ishte tepër negativ.
Paraqitja e shqiptarëve si nacionalist dhe popull luftënxitës e të prapambetur nga ana e Serbisë fashiste bëhej më qëllim të mbullimit të dhunës dhe represionit sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Por, me presidentin Ibrahim Rugova bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, i urtë dhe paqësor, i përkushtuar ndaj vlerave civilizuese, me besim të fuqishëm në Zot dhe Atdhe.
Propaganda anti-rugoviane e Serbisë
Duke e pasë të pamundur kontrollin rreth veprimtarisë politike dhe aktiviteteve të popullatës shqiptare, regjimi pushtues i Millosheviqit e fillon një fushatë të paparë të përçarjes së shqiptarëve përmes propagandës anti-rugoviane.
Për fat të keq, në këtë segment pushtuesi serb i gjenë disa individ që përhapnin gënjeshtra dhe trillime ndaj udhëheqësit të urtë të lëvizjes paqësore dhe liderit shpirtërorë të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, e që për qëllim të fundit e kishin sabotimin e lëvizjes paqësore në Kosovë.
Sikurse profetët e kohërave më të vjetra që kishin kundërshtarët e vet, ashtu edhe lideri ynë shpirtëror, Ibrahim Rugova, kishte kundërshtarët e vet politikë e ideorë, para të cilëve nuk u gjunjëzua asnjëherë dhe nuk iu përgjigj në asnjë rrethanë shpirtligjve dhe fatzinjve të kombit shqiptar.
Këta shpirtëzinjë që përhapnin të pavërteta kundër Ibrahim Rugovës, ishin frikacak dhe qyqarë që nuk e kishin guximin të dilin hapur, shkaku që nuk gëzonin përkrahje në popull, por vepronin në prapaskenë, duke e kundërshtuar kursin e politikës paqësore të Ibrahim Rugovës.
Ne që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe, na mban gjallë ndjenja e krenarisë kombëtare që jetuam dhe vepruam në epokën e lëvizjes paqësore të Ibrahim Rugovës. Ndjehem me fat dhe i privilegjuar që isha pjesë aktive e lëvizjes paqësore në në vitet e krenarisë kombëtare.