Vitamina K ndikon në procesin e koagulimit të gjakut. Ajo është e domosdoshme në rastet e plagëve në lëkurë për të parandaluar gjakderdhjen e tepërt.
Vitamina K mbron kockat nga frakturat. Kush vuan nga mungesa e vitaminës K është i rrezikuar nga fraktura e kockave, veçanërisht gratë në moshën e menopauzës.
Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore.
Vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm dhe mbron trurin dhe sistemin nervor në tërësi.
Në mesin e ushqimeve më të pasura me vitaminë K janë perimet e gjelbra, si: spinaqi, sallata jeshile dhe lakrat.
Komentet