VOAL -Viti 2018 është vit që të harrohet për lojtarin më të talentuar që futbolli zviceran ka pasur vitet e fundit. Një talent i ndodhur në mes dritave, hijeve të dëmtimeve dhe ndërprerjeve. Tashmë i privuar nga Kupa Botërore, për një problem serioz në këmbë, Admir Mehmedi më në fund dukej se ishte shëruar. Por jo. Këtë herë pulpa do ta bllokojë djalin e ngritur në Bellinzona, e cila për këtë arsye nuk do të jetë, përveç nëse ndodh mrekullia, javën e ardhshme kur Zvicra do të përballet me Katarin në miqësore dhe me Belgjikën në sfidën që është me vlerë për vendin e parë të grupit në Ligën e Kombeve.
Pra, lista e mungesave zgjatet në shtëpi kuqkryquarve: Fabian Schär është skualifikuar, Nico Elvedi është në dyshim, Haris Seferovic ka një problem muskulor, ndërsa Admir Memhedi duhet të përballet me një tjetër ndërprerje.
Komentet