I dashur Taulant Balla!
Meqë të kam shok të ngushtë po të tregoj pse kam dosje me pecedent në Gjermani. Ishte një kohë që si emigrant nuk po më ecte sepse më mori me sy të keq pronari ku punoja. Një e dy më thoshte: “Nuk i ke marrë mirë pluhurat”.
Rashë në depresion atë periudhë dhe nuk dija ku të fusja kokën, pastaj ka qenë një fazë trazincioni e cila më sillte vërdallë dhe nuk gjeja dot veten për qamet në asnjë cep.
Por e gjeta një cep pas disa javësh. Ishin ca çuna në pubertet, rreth 13-14 vjeç të cilët po pinin një cigare. U afrova dhe donin të më qerasnin edhe mua me cigare. U thashë se nuk e pi. Si të duash më thanë.
U largova për t’u rikthyer sërish të nesërmen pasi diçka më shtynte të rikthehesha te ai cep. Çunat nuk i gjej por gjej një çift që po bënin sekës.
Rikthehem prapë të pasnesërmen dhe cepi ishte bosh.
Prita ca dhe çunat papritur e papandehur pas 4 orësh vijnë te cepi. U gëzova. Dua edhe unë cigare u thashë. Që prej asaj dite unë fillova të gjeja veten. Gjetja e vetes më bëri mirë por kjo nuk zgjati shumë kohë. Pasi shumë ngjarje të rënda ndodhën më pas.
Sapo kisha pirë një cigare nga ajo e çunave, nisem i lumtur dhe i gëzuar drejt shtëpisë duke medituar për Korrado Katanin dhe Bob Marleyn.
Papritur më ndalon një polic e më pyet përse i kisha sytë e kuq.
U habita dhe e pyeta: Vërtet i paskam sytë e skuqur? E direkt pas kësaj fillova t’i flisja policit gjerman, e t’i shpjegoja se sytë janë pasqyra e shpirtit dhe se e gjitha kjo lidhej me paqen në botë.
Polici tha se duhet të më bënte kontroll. Unë nuk kundërshtova dhe mezi prisja të më fuste duart. Cigarja më bënte të ndihesha si princeshë.
M’i futi duart në xhep dhe më gjeti cigaren e çunave, së bashku me një qese ku mund të bëheshin gjithë ato çuna prej cigareje.
Unë kam dashur të gjeja vetveten por kjo është e pamundur pasi ka shumë konkurencë, gjithë bota është në kërkim të vetvetes. Pastaj është shumë vështirë të të lënë të gjesh veten në Gjermani, aty njerëzit janë të ftohtë dhe të ashpër, nuk të lënë radhë.
Më degdisën vetëm pse desha të ndjek ëndrrat e të gjej vetveten duke thithur nga ajo cigarja e çunave.
Madje mund të them pa frikë se dhe kënga “Aman aman Gjermani, e shkreta Zvicër ti” më bën dhe sot e kësaj dite të përlotem sa herë e dëgjoj me kufje kur kemi mbledhje me Këshillin Bashkiak.
Jam i sigurt se do më kuptosh Taulant, të shkrova ty sepse askush tjetër nuk do më kuptonte vlla, t’i je me botë dhe i ke sytë e skuqur prej natyre, pa pasur nevojë për duhan çunash.
Të përqafoj Tao. Me respekt Visi i Kavajës
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet