Kam dëgjuar se njerëzit jetojnë me simbole, por jo vetëm njerëzit, edhe kombet jetojnë me simbole. I tillë është
Visar Zhiti, simboli shqiptar i vuajtjes, duresës dhe qëndresës, i dijes, poezisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë. Nga çdo periudhë e vështirë lufte dhe përplasjesh, popujt nxjerrin njerëz të mëdhenj, visare të paçmuara, që bëhen dritë për të tjerët. Një i tillë është edhe Visari ynë dhe i tillë mbetet, i cili tashmë nuk i përket më veç vehtes së tij, familjes, miqve apo lexuesve, por kombit.
Dhe natyrshëm lindin pyetjet, si ka mundësi që Visari ynë, qëndrestari ynë kërkon fonde për një film, bën edhe foto me kryeministrin, të birin i komunistit që vari poetin disident më të fundit të Evropës Lindore, Havzi Nelën?
Sigurisht që nuk ka qenë një rastësi e as një veprim i pamenduar.
Visari ka qenë i bindur se shumë njerëz do ta gjykojnë dhe kryqëzojnë, dhe ashtu po ndodh. Por Visari ka menduar më thellë dhe shikon më larg…ska gajle, veç filmi të realizohet, që ta shohin shqiptarët, ta shohë bota. Qëllimi në këtë rast e justifikon mjetin, destinacioni është me i rëndësishëm sesa rruga, një film si një film holokausti. E sa filma janë bërë për Holokaustin, vetëm “Holokausti shqiptar” s’e ka një të vetëm. Visari kërkon që atë që ka përjetuar dhe shkruar, sa të jetë gjallë të punojë dhe ta memorizojë në film, si trashëgimi ndaj brezave. Se artistët kanë lindur që të krijojnë dhe të realizojnë art.
Por Visari duket se ka edhe një mërzi tjetër, ai nuk është aspak i kënaqur me shoqërinë shqiptare, ai e sheh Kryeministrin kushdoqoftë, si mundësinë e fundit për të mbështetur projektin e tij kombëtar, pra është edhe si një revoltë, e ngjashme me revoltën e aktorit Hektor, ndaj një shoqërie që nuk prodhon më art, që nuk suporton, që nuk shkruan, nuk lexon, një shoqërie të dhënë vetëm mbas botës materiale dhe zotave të rrejshëm.
Mirë se për të realizuar filmin duhen para, por fotot me kryeministrin çfarë i duhen?
Asgjë nuk i duhen fotot Visarit, ai nuk shkoi për të bërë foto, por për të kërkuar fonde, sikurse çdo qytetar mund ta bëjë, edhe për të shytëzuar një njoje të vogël personale që kanë dhe diplomacine që e njeh mirë, në shërbim të një vepër të madhe. Kaq.
Fotografitë i nevojiten Ramës, ai ka nevojë për një shpërlarje, një qetim të shpirtit. Fotot me një njeri të madh si Visari e ngijnë kryeministrin, se para ka kryeministri “sa të hajë qoftëlargu”, nga të tijat dhe të qytetarëve. Në fund të fundit, nuk krahasohen një foto me një film, një film që nëse realizohet nën kujdesin e Visrit do të jetë filmi i pavdeksisë së vuajtjes, persekutimit, torturave dhe gjakut të derdhur, filmi i pavdekësisë së Havzi Nelës, filmi i mbruajtjes së ndërgjegjes kombëtare të një Shqipërie post komuniste. Mbas 100 vitesh për këtë foto do të thonë: “kush është ky mjekroshi në krah të Visarit te madh”.
Sigurisht që këto janë vepra të rralla, të një dimensioni të rrallë, “Made by Visar”, jo çdokush mund ti bëjë…
Visar Zhiti është një njeri me qualitete te larta njerezore, zemërbutë dhe i pervuejt, falës deri në ekstrem, edhe atje kur nuk ka pendesë, vizionar i paqes. Visari ka të forcuar shumë lidhjen me Zotin, ngado e ndjek Fjala e Tij dhe Asaj i bindet.
Ja dy-tre shembuj shoqërues:
Kur dishepujt i thanë Krishtit: “…pse po rri me ata të paudhë, hajde rri me ne”, Krishti ju përgjigj: “I shëndoshi nuk ka nevojë për doktor”.
Nënë Tereza nuk pati lënë derë pa trokitur për të kerkuar para për të varfërit, për të bërë vepra bamirësie. Një herë, kur Nënë Tereza i shtriu dorën një të pasuri për lëmoshë për të semurit e saj, ai ja pështyu dorën. Nënë Tereza i qe përgjgjur, “faleminderit, atë po e mbaj per vehte, po për të gerbulurit çfarë do të më japësh”. Edhe filmi që deshiron të bëjë Visari është një vepër bamirësie, ajo shëron shpirtra, mban gjallë kujtesën kombëtare, që historia të mos harrohet, që historia të mos përsëritet.
Diktarori Hoxha e pati dënuar dhe përçmuar Nënë Terezen, nuk e lejoi të shihte të jëmën për së gjalli. Por, kur erdhi demokracia, Nënë Tereza e kishte falur, madje i shkoi te varri Enverit, u lut për shpirtin e tij, ia largoi edhe xhindët që ia dundnin varrin netëve. Edhe atherë kishte shumë që thanë me zemërim: “Si mund të lutesh për diktatorin, ai na ka vrarë dhe persekutuar”. Ungjilli sipas Mateut 5:15 thotë: Duani armiqtë tuaj, lutuni për persekutorët tuaj…”. Sot Nënë Tereza është shenjtëreshë, Enveri mbeti diktator.
Mendoj se koha do t’i japë të drejtë edhe Visarit.
Po Rama sa njerëzor dhe i përshpirtshëm është? Përse nuk ka shfaqur pendesë e as keqardhje për aktet e të atit komunist?
Ahhh Lavdi Zotit që u rrëzua diktatura, se me pushtet që ka Rama sot, po të ishte akoma diktaturë, Edi do ta kishte varur Visarin në mes të Tiranës, po qe se Visari veç të mendonte të realizonte filmin e burgut të Spaçit
Atherë ku është përtëritja e shpirtit, evolucioni, metamorfoza, ndryshimi i të birit nga i ati komunist?! Zoti pastë mëshirë për të dy!