“Lajmi i hidhur për shuarjen e Poetit tonë VEHBI SKENDERI është një tronditje, jo vetëm për familjaret dhe miqtë e Tij kudo, por dhe për botën e letrave,” u shpreh poeti Visar Zhiti sapo mori vesh lajmin e hidhur se poeti Vehbi Skënderi është ndarë nga jeta.
“Ikja e Tij krijon një bosh në poezinë e re shqipe, të cilin e mbush vetëm AI me këngën që na la, të sinqertë dhe emocionuese.
E kam njohur, na donte kur nuk na donin, e donim dhe kur Ai ishte i ndaluar nga diktatura bashkë me të papërkulurit e tjerë.
Zëri i Tij i dashur, antalogjik tashmë, rikthehet, duke sjellë jetën e Tij, jetë poeti dhe si e tillë ajo është e pambarimtë.
Ndajmë dhembjen me ju, pranoni ngushëllimet tona, në vend të një tufe me lule nga AtDheu,” përfundon poeti Visar Zhiti në ngushëllimin e tij drejtuar familjes së poetit Vehbi Skënderi.
*14 qershor 2011
Dhe te mendosh se edhe sot vazhdon ende kjo patologji komuniste, eshte e tmerrshme!!! Po shkaterrohen jete njerezish nga kjo mole e keqe!!!