Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, “i cili po përçmon Mustafën, do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte”.
Sipas tij, sjellja e kryeministrit serb tregon se e ka futur në xhep Isa Mustafën.
“Vuçiç, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon Mustafën. Kjo sjellje tregon që ai e ka futur Mustafën në xhep. Dialogu që po ia tretë Kosovës shtetësinë e dinjitetin e që po ua zhbënë institucioneve integritetin, po vazhdohet dhe udhëhiqet nga një njeri që nuk ka as dinjitet, as integritet dhe as legjitimitet demokratik. Edhe po të kishte qenë ky dialog parimor, i barabartë, i drejtë dhe reciprok, prapë nuk do të duhej të udhëhiqej nga një njeri i tillë i nënshtrueshëm. Por një dialog çfarë është ky me Serbinë në Bruksel, pranohet vetëm nga njerëz të tillë, të nënshtruar politikisht e personalisht”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Komentet