Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se Prishtina s’po mund të marrë asnjë vendim sovran, pa miratimin e Beogradit.
“Me rregullimet institucionale e territoriale që dalin nga Plani i Ahtisaarit Republika e Kosovës është sjellë buzë pamundësisë reale edhepse e realizuar formalisht. Asnjë vendim sovranizues nuk po mund ta marrin institucionet e Kosovës pa miratimin edhe të Beogradit. Kështu edhe pas mbikëqyrjes mbetemi të kushtëzuar”, ka thënë Ymeri në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, decentralizimi etnik e ç‘integroi edhe formalisht territorin.
“Jo që nuk u shtrinë në veri, por institucionet e Kosovës gradualisht u tërhoqën nga të gjitha komunat e reja me shumicë serbe”, ka thënë Ymeri. “Republika me (republikë brenda) Zajednicë pamundësohet edhe formalisht. Rrjedhimisht pamundësohet shtetndërtimi e zhvillimi. Ndërkohë që Serbisë i mundësohet kontrolli i vazhdueshëm politik (fuqizimi i faktorit politik të kontrolluar nga Beogradi e të shtrirë edhe në institucionet tona) e faktik (kontroll mbi resurset natyrore, ekonomike e financiare, mbi çështjet sociale, e të sigurisë) po përmes Zajednicës”, ka shtuar ai.
Prandaj Vuçiqi e Daçiqi e presin me padurim takimin e së martës, ka thënë Ymeri. Prandaj Mustafa e Thaçi do të duhej ta refuzonin kategorikisht këtë takim dhe këtë “Zajednicë”, ka shtuar më pas.
“Këta në asnjë mënyrë nuk lejohen ta mendojnë Kosovën sikur Vuçiqi e Daçiqi, e aq më pak të veprojnë ashtu siç kërkojnë ata”.
Komentet