Zyrtarët në katër shtete të Amerikës Latine dhe në Karaibe kanë paralajmëruar gratë që të shamngin shtatzaninë, për shkak të shqetësimeve për një sëmundje që shkakton defekte të rënda të lindjes.
Kolumbia, Ekuadori, El Salvadori dhe Xhamajka kanë rekomanduar shtyrjen e shtatzënisë derisa të dihet më shumë për virusin Zika, që lind nga mushkonja.
E gjithë kjo ka pasuar një shpërthim në Brazil.
Brazili ka thënë se numri i foshnjave të lindura me mikrocefali të dyshuar, apo koka jonormale të vogla, ka arritur në afro 4,000 qysh në muajin tetor.
Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar gratë shtatzëna që të shmangin udhëtimin në më shumë se 20 shtete të Amerikave, ku është regjistruar virusi Zika.
Virusi nuk është ngjitës dhe zakonisht ka simptoma si të gripit.
Komentet