“Rilindja” ka vetem dy rrugë: Në socializem e.., në diktaturë?
Mos merrni malet… Nuk jeni per atë rrugë.., shkoni kah dera e zbritni!..
Ajo asht rruga e juej… Ajo asht rruga e Rilindjes…Poshtë e sa ma poshtë !
Delegati Apostolik i Vatikanit Imzot Ivan Dias, në vitin 1992 e pyeti At Konrrad Gjolaj: “Po sikur, të shkojsh në Parriz dhe, tek dera Shën Pjetri, me të tregue se aty asht edhe Ever Hoxha, shka ban Ti At Konrrad?” – “Unë, i tham ju falemnderës, Shen Pjetrit që më diftove se ai asht këtu, dhe kthehem mbrapsht e shkoj në fund të ferrit…” (Dishmi e At K.Gjolaj)
Nuk asht aspak me u çuditë per pyetjen e Imz. Dias… Ai e njeh “hero”!..
Disa ishin që mendonin ditë e natë per Popullin… Ditët e fundit ishte në TV-Albspirit skilja Ramiz Alia… Po, tregonte si kishte nisë per në Bankat e Zvicrres 10 kv. Lingota e monedha ari, per me “permirsue”’ ekonominë e shtetit shqiptar në vitin 1990, e cila ishte shumë keq drejtë falimentimit perfundimtar… E Ramizi i “shkreti” prej kapitalit vet, po u mundonte me shpetue ekonominë me rezerva të fundit që i ishin nën tunele t’Skraparit.
Me siguri ishte ajo koha kur thonte: “Edhe bar do t’ hajmë e, parimet…”
E kur e ndigjon njeriu Ramizin tue mendue per “Popull”, të bahet me u ulë me të vertetë e me hanger “bar”, se deri ku ka mërrijtë paftyrsia e atij hajduti pa cipë, që per 47 vjetë rjepen një Popull, tue burgosë mija e mija të rinjë, tue interrnue mija familje dhe mundin e djersen e tyne, tue futë në bankat Lindore e Perëndimore, me sigurue sternipat që do të lindin në Shekullin XXII e XXIII, kur gjithë Bota, do të ushqehet me kelkaza…
Drejtuesit e shqiptarve sot, dijnë se baballarët e tyne vrastarë e hajdutë vodhën e u siguruen pushtetin, e po kerkojnë me t’gjitha mjetet me shitë Atdheun. Rilindja nuk njeh rrugen Europjane! Ajo mendon e punon per Beogradin, Athinen, Stambollin e Mosken… Prishtina s’ ja prishë asaj…
Forca, ju pastë Everi e Millosheviqi…Se, nuk po i leni gja mangut tiranve!
Melbourne, 30 Korrik 2020
Komentet