Florian Vlashi, violinist
VOAL – Ka lindur ne Durres me 8 Nentor 1963.
Fillon studimet e violines ne moshen 6 vjeçare. I jati i tij Gjergj Vlashi, shkrimtar dhe regjizor teatri mjaft i njohur, luajti nje rol deçiziv ne te ardhmen e te birit.
Studion me V.Papa, R. Stefi, I Madhi dhe fiton vendin e pare me unanimitet te zhurise ne Akademine e Arteve te Bukura te Tiranes.
Ne 1989 fiton Çmimin e Pare ne Konkursin e Solistave dhe Orkestrave Sinfonike te Shqiperise. Ne kete vit krijon Orkestren e Harqeve “Jan Kukuzeli”me te cilen luan per here te pare veprat e autoreve te vjeter shqiptare Jan Kukuzeli (Sh. XIII) dhe Nikete Dardani (Sh. IV).
Qe nga 1992, pas fitimit te Konkusrit ne Shtutgart eshte anetar i Orkestres Sinfonike te Galicise e cilesuar kritika e specializuar si me e mira ne Spanje, perfeksionohet me G. Egger ( Bachakademi Stuttgart ) dhe me L. Müller ( koncertmaester i Orkestres se Dhomes se Vienes ). Aktivitetet e tij shtrihen dhe ne pedagogji, konferenca ne Universitetet e Spasjes si dhe shume publikime.
Eshte ftuar te luaj si solist ne inagurimin e sezonit te koncerteve ne Centro de Arte Moderno REINA SOFIA, Fundación JUAN MARCH, Aditario Nacional de Musica ne Madrid, Salamanca, Bilbao, ne Akademine e Spanjes ne Rome, Instituti Cervantes ne Napoli, ne Festivalin e Verones, ne Zvicer, ne Ameriken Latine si Brazil e Uruguaj, Remusica (Prishtine), en 2d2n Odessa, Universitetin e Muzikes Bukuresht, Oporto etj. si dhe ne Festivalet kryesore te Muzikes ne Spanje.
15 kompozitore spanjolle dhe shqiptare i kane dedikuar vepra te tyre.
Asociación Gallega de Compositores e ka zgjedhur “Socio protector”; Universitet G. Cristea i Bukureshtit i ka dhene Çmimin e Muzikes, Albania Exellence titullin “Anetar nderi” ndersa qyteti i Durresit e ka nderuar me “Mirenjohja e Qytetit”.
Qe nga viti 1996 eshte solist dhe drejtues i Grupo Instrumental SIGLO XX i perbere nga solistet e Orkestres Sinfonike te Galicise nga me se 10 vende te ndryshme te botes, duke luajtur 145 “permiera boterore” te autoreve kryesisht spanjolle dhe shqiptare. Qe nga viti 2003 drejton Bienalen e Durresit Netet e Muzikes Klasike dhe Orkestren e te rinjve Camerata Brigantina..
Eshte quajtur nga kritika spanjolle si drejtuesi i nje nga grupet më me influence ne muziken spanjolle si dhe instrumentisti qe me shume autore shqiptare ka prezantuar jashte Shqiperise. Koncertet e tij jane transmetuar nga Radio Nacional de España, nga TVE 2 dhe nga Kanali Nderkombetar Satelitor i Spanjes
Florian Vlashi luan me nje violine franceze te shekullit XVIII te J. Bocquay.
Kane shkruar per te :
“ Me talentin e kulturen e gjere qe zoteron, jep nje imazh te vertete te shpirtit te shqiptarit, qe mbijetoi permes diktatures e indiferences europiane. Me personalitetin e tij mundohet te zhbeje, te davarise sado pak ate perde erresire qe kane hedhur mbi Shqiperine”
Pirro Dollani
“ Ju jeni shqiptari i dyte qe kam takuar ne jeten time pas Nene Terezes”
Zubin Mehta, dirigjent
“ Vlashi luan me shume elegance, zhdervjelltesi teknike e musikalitet. Loja e tij eshte thjeshte mjeshtrore . Nje artist i shkelqyer” Ramiro Cartelle , kritik muzikor
“ Florian Vlashi , nje tjeter shqiptar qe i ben nder kombit “ Gezim Kabashi, gazetar
“ Peneli i arte ishte koncerti i Florian Vlashit, interpretim i shkelqyeshem, plot virtuozize, dominim e asimilim te muzikes moderne”.
Carlos Blanco Ruiz , Kritik muzike
“ Muzika klasike e re triumfon ne duart e Vlashit” O. Castro, kritik muzike
“ Vlashi eshte nje muzikant i kategorise se larte. Ishte nje koncert vertet i mahnitshem “
Enrique Sacou , kritik
“ Vlashi ka te rralla jo vetem cilesite si instrumentist por dhe ato njerezore. Eshte kenaqesi ta keshe prane edhe si muzikant edhe si njeri”
Juan Duran , compositor
“ Pa te muzika moderne ne Galici nuk do te ishte ajo qe eshte. Nje person qe beson ne muziken e re e ne kompozitoren e vendit tone”
Paulino Pereiro , compositor nga dedikimi i sonates “ Vlashiana”
“Nje violinist i jashtezakonshem” Miguel Anxo Fernan Vello, poet
“ Bagazhi artistik e ben Vlashin nje nga protagonistet me te medhenj te muzikes se re ne Galici – Spanje ne keto dekadat e fundit. …Ka ne interpretimin e tij nje ekzekutim teknik te larte me nje ekspresivitet e ndjenje teper te pershtatshme. Gishtat e tij jane te perkryer ne pasazhet me virtuoze qe i perballon me nje natyrshmeri te habitshme. Teknikisht loja e Vlashit me duket verbuese.”
Paco Yánez , muzikolog
“Shpirti i tij i kultivuar dhe drejtpeshimi i brendshem, zbuloi nje talent te forte, te afte per te kuptuar boten e muzikes se re, si dhe rrugen e domosdoshme ne artin interpretativ modern. Gjithe edukimi violinistik dhe estetik qe ai shprehu shfaqi nje univers muzikor te fresket…Nje thesar i vyer njerezor”
Luminica Virginia Burca, violiniste muzikologe
“Me muzikën, violinisti Florian Vlashi, është qiell dhe dritë, frymë dhe dehje, ngjizje dhe krijim, është ai që ribëhet në çdo rast kur interpreton muzkën klasike dhe atë moderne, jo si një moderator shërbyes në rëfenjë, por si një eskplorator magmash muzikore që për ti shkoduar duhet talent, mendje, kulturë, genuinitet muzikor, mjeshtri gati magjike për të hapur portat sekrete të këtij arti që gjithnjë nuk e tregon sekretin e fundit.(…)
“Për ata që e kuptojnë dhe e duan me thellësi, muzika nuk është një qejf; është një fe.” Kështu shprehej një mendje e ndritur e kombit shqiptar Faik Koncia. Dishepull i këtij besimi e rituali lutjesh, pra i muzikës si një religjion arti dhe fryme, është violinisti Florian Vlashi. Tempulli është instrumenti dhe psallmi është tingulli tij ekzistencial…e dëgjoj në ajër dhe i them mirënjohje. (…)
Magjia vazhdon me pengje enigmash ndaj vijojmë ta dëgjojmë violinën e Florian Vlashit!.
Perparim Kabo, filozof
“Kur Florian Vlashi organizon nje koncert, duke drejtuar Camerata Brigantina apo Grupo Instrumental Siglo XX, kemi bindjen se po asistojmë në një ngjarje muzikore të kategorisë më të lartë”
Julio Andrade Malde, kritik muzike
“… /koncerti/ që trajton në formë qarkore ekzistencës e një jete, me artikulimin e jashtëzakonshëm e plot vitalitet në violinën e Florian Vlashit, nënshkruan plot nerv e shkëlqim, këtë besimin absolut – si në Majin 68 ashtu dhe në atë të 2018 – në fuqinë revolucionare, utopike dhe transformuese të muzikës. “
Paco Yañez, muzikolog, kritik muzike
Familja
Virtuozi Florian Vlashi, bir Arti i martuar me violinçelisten e njohur Rediana Lukaçi bashkë me dy djemtë e tyre kanë krijuar një kuartet brilant artistësh.
Shkrimtari, poeti, dramaturgu dhe politikani shumë i njohur në Spanjë Miguel Anxo Fernán Vello ja se çfarë shkruan për Familjen Vlashi/Lukaçi¨:
“Kuarteti i shkëlqyer familjar: Familja Vlashi / Llukaçi.
Muzikantë të jashtëzakonshëm dhe njerëz të jashtëzakonshëm.
Florian Vlashi është një mjeshtër virtuoz i shkëlqyer i violinës dhe “Grupit Instrumental OSG i Shekullit Njëzetë” i njohur në të gjithë Evropën, si dhe një person me kulturë të madhe humane dhe formim intelektual.
Daniel Vlashi Lukaçi, i biri (A Coruña, 1997) po kryen një garë ndërkombëtare meteorike si violinist.
Martin Vlashi Lukaçi i biri, filloi me violonçel me nënën e tij, Rediana, dhe tashmë merr pjesë në koncerte publike me një të ardhme të madhe.
Rediana Lukaçi, një violonçeliste dhe mësuese i shkëlqyer, e plotëson këtë familje “të harmonizuar” aq të dashur .
Është një kënaqësi e madhe t’i kemi ato si miq.”
Koncerti recital i rradhës i violinistit virtuoz Florian Vlashi mbahet në Ateneo de Madrid më 24 shkurt 2019 dhe titullohet “Signs, Games and Messages”
Koncerti i ardhshëm i vilonistit të shquar shqiptar do të jetë në një vend emblematik: Ateneo de Madrid, epiqendër në kryeqytetin spanjoll e shkencës, letërsisë dhe artit krijuar në 1835.
Është drejtuar ndër të tjerë dhe nga Valle-Inclán apo Unamuno dhe nga ku kanë kaluar thuajse të gjithë Çmimet Nobel spanjollë.
Aty kanë luajtur violonçelisti Pablo Casals, violinisti Enrique Fernández Arbós, kompozitori e pianisti Isaac Albéniz.etj.
Ateneo ndodhet në “Lagjen e Letrave” ku është shtëpia e Cervantes-it, e Lope de Vegas, shtypshkronja që botoi Don Kishotin në 1604, teatri spanjoll i “Siglo de Oro” (Shekullit të Artë) …
Këtë ftesë e ka marrë Artisti shqiptar si një takim me “arin” e këtij vendi.
Koncerti është pjesë e një seri koncertesh të realizuara në disa Universitete e Festivale në Spanjë dedikuar Majit te 1968, si memorie e revoltave qytetare në Francë me një impakt shumë të madh në ndërgjegjen e Europës Perëndimore.
Kritiku Paco Yañez i revistës Mundoclasico shkruan per koncertin “”… /koncerti/ që trajton në formë qarkore ekzistencës e një jete, me artikulimin e jashtëzakonshëm e plot vitalitet në violinën e Florian Vlashit, nënshkruan plot nerv e shkëlqim, këtë besimin absolut – si në Majin 68 ashtu dhe në atë të 2018 – në fuqinë revolucionare, utopike dhe transformuese të muzikës. “
Koncerti i violinistit shqiptar në kryeqytetin spanjoll e mbyll këtë seri.
Titulli i recitalit është marrë nga vepra e fundit e programit dhe lidhet simbolikisht edhe me temën e koncertit: Gjate revoltës së studentëve në Majin 68 – një revoltë që aq shumë influencoi në Art e në Muzikë – grafitët e qyteteve u kthyen në një formë mjaft efikase për shpërndarjen e ideve të reja si mesazhe nepër mure, “mure që flisnin”.
Ato ishin “Signs, Games and Messages”. Kompozitorët si Xenakis, Lachenmann, Halfter o Kurtag janë aktorë mjaft aktivë në atë “maj dizonant”.
Ateneo de Madrid
Domigo 24 de Febrero 2019
19:00 h
“Signs, Games and Messages”
(Mayo 68)
Florian VLASHI, violín
Cristobal Halffter – Sonata para violín solo
Igor Stravinsky – Élégie
Iannis Xenakis – Mikka
Helmut Lachenmann – Toccatina
György Kurtag – Signs, Games and Messages
Pasioni i dytë i violinistit virtuoz jane verat
( Per me shume vizitoni www.grupoinstrumentalsigloxx.com )
voal.ch
Florian Vlashi he familja e tij jane nder per ne Shqipetaret kudo ne bote.Edukata familjare dhe pjekuria artistike rrezatojne kudo.Suksese.