Ndryshe nga konfliktet e rëndomta, nuk ka marrëveshje të vërtetë me një psikopat, as pajtimi nuk është i mundur. Njëri mohon të gjitha fajet, tjetri ka një prirje të natyrshme për të fajësuar veten.
***
Të gjithë ju në thelb mund të përfundoni si viktima të një psikopati. Psikologët dhe psikiatrit mund po aq lehtë të përfundojnë si viktima. Psikopati është një mjeshtër në gjetjen e pikave të dobëta të individit dhe në një mënyrë inteligjente zotëron presionin në këto pika në manipulimin dhe shtypjen e viktimës së tyre. Për fat të keq, nuk është paqja dhe qetësia ajo që psikopati dëshiron. Psikopati lulëzon në “betejë”. Psikopati asnjëherë nuk është i kënaqur. Viktimat janë të ekspozuar vazhdimisht pritjeve të reja që duhet të plotësohen. Jo për hir të pritjeve, por për të parandaluar viktimën për të liruar veten dhe për të marrë energji për të parë se ai është duke u mbajtur poshtë. Psikopati nuk është i interesuar në zgjidhjet. Ata janë të interesuar në okupimin e ndërgjegjësimit të viktimës me një ndjenjë të vazhdueshme të pasigurisë për vetë-mjaftueshmërinë.
Është e habitshme për të parë se si viktimat e psikopatit ngadalë-ngadalë e ndryshojnë sjelljen. Nga të qenit plot energji, shndërrohen në indiferentë pa asnjë interesim në kërkimin e zgjidhjes, në depresion dhe ankth. E vetmja mënyrë për ta luftuar këtë të keqe është për të bërë diçka. Është naivitet të besohet se biseda dhe të kuptuarit ndihmon. Vetëm ata që e kuptojnë në detaje lojën narciste të psikopatëve i shmangen tragjedisë të mbeten viktima të dishepujve të errëta të një mendjeje njerëzore.
Lojtarët naiv ose me pagesë.
Këta janë njerëz që psikopati i merr në “anën e tij” në një lojë kundër viktimës. Ata mund të jenë mjekë, psikologët, mësuesit, politikanët, ndërmjetësuesit e palëve në konflikt, dhe të gjithë mund të përfundojë si lojtarët, shokët naiv të psikopatit! Dhe, sa më status të lartë që kanë naivët, aq më shumë gëzohen psikopatët! Sa më i lartë që të jetë statusi i personit naiv të cilin psikopati e mashtron, aq më tepër rritet vetëbesimi i psikopatit. Dhe ajo që është e veçantë është se këta naiv ose ndërmjetësues të paguar e korruptuar, “nuk e shohin” se janë duke u shfrytëzuar – si bashkëpunëtorë kundër viktimës!
Psikopatët zgjedhin viktimat e tyre mes njerëzve që janë plot energji (dhe histori të lavdishme) dhe që e shijojnë jetën. Përpiqen të merrnin pak nga forcat (pronat) e tyre. Nëse ziliqari nuk do të verbohej nga urrejtja, ai mund të kishte mësuar pak se si të fitonte cilësi të tilla. Njerëzore.
Problemi për të huajt (me konflikt interesi) është shpesh se viktima është në konflikt me psikopatin dhe kështu pretendimet e viktimës priren të mos merren seriozisht. Njerëzit që jetojnë në fqinjësi (afërsi) me psikopatë shpesh i nënshtrohen kritikave dhe mosrespektimit. Kjo mund ta bëjë viktimën të trishtuar dhe të dëshpëruar shumë herë. Njerëzit që janë dukur të fortë dhe të sigurt, gradualisht mund të duken më të pasigurt dhe të ngatërruar. Është e zakonshme që njerëzit që kanë jetuar afër një psikopati të mos besohen kur tregojnë historinë e tyre të ngatërresave që krijon psikopati. Kjo shpesh përjetohet si një abuzim i ri. Të gjithë e kanë të vështirë ta marrin seriozisht.
“Një zonjë kaq e bukur që i përket kombit hyjnor dhe e suksesshme, nuk mund të jetë e tillë!” Dyfishimi i sjelljes së psikopatit e bën të vështirë për të huajt që t’i ekspozojnë ato.
Nëse dikush është i vendosur ekskluzivisht në një betejë të vazhdueshme për të thyer vetëvlerësimin tuaj, atëherë mos u përfshini në bisedime e muhabete pazari. Psikopatët kanë pak kënaqësi për të torturuar njerëzit që nuk e gjejnë veten të kërcejnë (vallëzojnë) sipas muzikës së tyre. Atëherë ata kërkojnë mënyra të reja.
Është e rëndësishme që ata që kanë qenë viktima të psikopatit të kuptojnë faktin se shumë nga pritshmëritë (favoret) që u janë bërë, kanë qenë krejtësisht të paarsyeshme. Kuptueshmëria mund të jetë kur pacientit (viktimës) i shfaqet papritur se është ai që i ka interpretuar gabimisht vëzhgimet e tij.
Nëse pacienti (viktima) ka qenë për një kohë të gjatë nën ndikimin e një psikopati (agresori) në familje, në fqinjësi, në vendin e punës ose në një organizatë, është krejtësisht normale të ketë një krizë nervore. Modeli i leximit të viktimës ishte i pasaktë. Një sërë informacionesh ishin regjistruar, por nuk kishin asnjë kuptim kur u shfaqën, sepse ishin shkëputur nga konteksti dhe bëheshin të kuptueshme vetëm në një logjikë psikopatike. Konflikti bëhet e vetmja gjë për të cilën mendoni, veçanërisht nëse nuk jeni dëgjuar (nga ndërmjetësit) dhe jeni vetëm.
Njeriu normal (nëse nuk bashkëpunon me të afërmit e tij) kurrë nuk e fiton betejën kundër një psikopati.
Një sulm psikopatik ka për qëllim kryesisht elemente lënduese te personi tjetër, ku ka një pikë të dobët ose diçka të sëmurë. Të gjithë njerëzit kanë një pikë të dobët që mund të bëhet një spirancë për një psikopat. Ata kanë intuitë të mirë kur bëhet fjalë për dobësitë e njerëzve të tjerë, vende ku një person tjetër mund të lëndohet. Për shembull, kur feja e viktimës është ndryshe nga ajo e psikopatit dhe rrethit më të gjerë.
Viktima ideale është një person (komb) i ndërgjegjshëm me një prirje të natyrshme për të qortuar veten. Viktimat duken naive dhe sylesh (që nuk kupton se çfarë bëhet rreth tij, që mashtrohet lehtë). Ata nuk mund ta bëjnë veten të besojnë se tjetri (fqinji) është në thelb shkatërrues dhe përpiqen të gjejnë shpjegime logjike se është një keqkuptim. Për dikë që nuk është psikopat, është e pamundur të kuptojë se dikush mund të jetë kaq manipulues dhe plot vullnet të keq.
Ballë për ballë me sulmin psikopatik, viktimat fillimisht tregojnë mirëkuptim dhe përpiqen të përshtaten. Ata kuptojnë dhe falin edhe gjëra që nuk falen (torturat, masakrat, gjenocidet).Viktima është e bindur se zgjidhjen do ta gjejnë me bisedime. Por duke bërë këtë, ata bëjnë të mundur që psikopatët, të cilët refuzojnë çdo dialog, t’u shkaktojnë disfatat më të mëdha. Viktima nuk e sheh se është manipuluar, vetëm kur dhuna bëhet shumë e dukshme që misteri i lind me ndihmën e jashtme. Marrëdhënia fillon me sharmin dhe joshjen dhe përfundon me sjellje të tmerrshme psikopatike. Megjithatë, psikopatët lënë gjurmë tmerruese që interpretohen vetëm më pas, kur viktima është pjesërisht jashtë fuqisë së tjetrit dhe fillon të kuptojë manipulimin.
Viktimat shpesh thonë se ajo që duket kaq e frikshme nuk janë domosdoshmërish sulmet e hapura, por situatat ku ata vetë nuk janë të sigurt nëse janë pjesërisht fajtorë.
Shpesh dëgjon se nëse një person është bërë viktimë, kjo ndodhi sepse ai person kishte dobësi dhe mangësi. Ne do të shohim që është e kundërta, viktimat zakonisht zgjidhen sepse kanë diçka shtesë që sulmuesi do të donte ta kapte, për ta marrë prej tij. Personi bëhet objekt urrejtjeje sapo refuzon ose nuk ka asgjë më shumë për të dhënë.
Viktima është viktimë sepse personi në fjalë është caktuar nga psikopati. Personi i pafajshëm bëhet qengji kurban, është “fajtor” për gjithçka që është e gabuar. Tani e tutje ai është objektivi i sulmeve, sepse në këtë mënyrë sulmuesi i shmanget përgjegjësisë apo depresionit që i shkakton viktimës. Viktima është vetë i pafajshëm për krimin për të cilin duhet të paguajë. Por edhe ata që janë dëshmitarë të sulmeve (të kryera nga psikopati) dyshojnë për viktimën. Gjithçka ndodh sikur nuk mund të kishte viktima të pafajshme.
Edhe nëse viktima e di pjesën e saj të përgjegjësisë për vendosjen e dhunës, ajo gjithashtu sheh se mjafton që të jenë aty në bisedime (marrëveshje ) me “ndërmjetësues” për të nisur procesin shkatërrues, fajin e mbajnë vetëm ata, e vërteta kthehet përmbys, sulmuesi (fajtori i pistë) gjithmonë del i pastër (lirohet nga akuzat-krimet e bëra) dhe përfiton favore.
Aktet e vogla psikopatike janë aq të zakonshme sa duken normale. Fillon me pak mungesë respekti, gënjeshtra apo manipulimi. Kur shihni çdo detaj veç e veç, ato duken të padëmshme, por së bashku krijojnë një proces shkatërrues. Viktima rrëmbehet në këtë lojë poshtëruese dhe mund të reagojë edhe me një akt hakmarrjeje agresive, sepse të gjithë ne mund të përdorim metoda të tilla për t’u mbrojtur. Kjo është ajo që e bën të gabuar të flitet për pjesëmarrjen e viktimës.
Përmbysjet, sulmet poshtë zonës së brezit janë famëkeqe. Një proces i tillë është i mundur vetëm kur pala tjetër (viktima) është shumë tolerant. Viktima bën përpjekje të mëdha për ta bërë jetën e përditshme sa më normale. Pavarësisht se çfarë bën viktima, ai nuk dëgjohet. Fuqia e dikujt zakonisht nuk është e dukshme për vëzhguesit e jashtëm. Ata rreth tyre nuk kuptojnë asgjë (ose bëjnë sikur nuk kuptojnë) dhe shtyhen ta gjykojnë viktimën negativisht.
Mbi viktimën, sulmuesi është i tensionuar, trupi i tij është i ngurtë dhe vështrimi i tij dridhet. Mesazhi i psikopatit është qëllimisht i pasaktë dhe i paqartë për të ruajtur konfuzionin. Ai mund të thotë: Unë kurrë nuk e kam bërë këtë, dhe në këtë mënyrë shmang të gjitha akuzat. Duke përdorur aludime, ai (terroristi-psikopati-nazisti-agresori-pushtuesi-primitivi-jonjerëzori) e përcjell mesazhin pa e kompromentuar veten. Duke u shprehur pa vija logjike lidhëse, ai mban pohime të ndryshme dhe kontradiktore.
Vërejtjet keqdashëse ose shpifjet (mashtrimet-manipulimet) shpesh lindin nga zilia dhe etja për të përvetësuar pronat e tjetrit. Nuk është e pazakontë që viktima të marrë fjalë për fjalë kritikat dhe shpifjet e psikopatit ndaj mjedisit dhe që viktima të përfundojë duke besuar se kritika është e bazuar.
Nëse viktima reagon me pakujdesje dhe bie në kurth, dhe përfundon duke ngritur zërin, është viktima ajo që shfaqet agresive dhe sulmuesi merr pozicionin e viktimës. Jo rrallëherë, gjyqtarët që duhet të gjykojnë në çështje të ndërlikuara janë vetë të hutuar dhe kështu të manipuluar, sado skeptikë dhe të kujdesshëm të jenë. Çdo shenjë emocioni ose dhimbje tek viktima çon në më shumë dhunë nga sulmuesi ose në një manovër diversioni (indiferencë, befasi e rreme, etj.)
Pasi psikopati ka zgjedhur një pre, ai nuk e lë kurrë të shkojë. Psikopati bëhet gjithnjë e më abuziv dhe i dhunshëm, viktima bëhet gjithnjë e më e pafuqishme dhe e dhunuar. Psikopati përpiqet ta shtyjë personin tjetër që të marrë masa kundër tij, në mënyrë që më pas të mund ta akuzojë atë për të keqen. E rëndësishme është që viktima të duket se është përgjegjëse për atë që po ndodh. Ai që reagon ndaj provokimit është ai që shfaqet agresiv dhe përgjegjës për krizën. Për të huajt dashakeq të zhytur në konflikt interesi, viktima duket se është “agresori”. Pra, shqiptarët (viktimë) na qenkan agresor, ndërkaq agresori i vërtetë, serbët e egër, që kanë kryer shumë pushtime pronash, masakra dhe gjenocide ndaj tyre na qenkan viktimë, prandaj edhe duhet të shpërblehet edhe më tej me pronën e viktimës.
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike