Mirëmbrëma të gjithëve tëëëëë dashur miiiiq.
Pas 3 milionë statuseve në Facebook e di që keni pritur me padurim komentin nga unë ShakoHoxha të videove të dhunës ndaj grave që kanë qarkulluar këto ditë nëpër dynja.
Dhe kudo që hyjnë gjuajtje të fuqishme aty hyj edhe unë për të komentuar dhe për të dhënë një verdikt për të gjithë ata që janë të interesuar.
Në videon e parë të gruas e cila u rrah në Vlorë, ajo u xhirua nga disa persona të cilët dinin të mbanin vetëm përpjetë telefonin dhe nuk bënin asnjë koment të dashur miq, por nga padija e tyre dhe mungesa e eksperiencës thoshin gjatë gjithë kohës që xhirinon “merr në telefon policinë”.
E pra të dashur miq, video fillon me kapje nga kaçurelat që në verdiktin tonë quhet pozicion jashtë loje.
Sulmi është i ashpër të dashur miq, lojtari e sjell vërdallë kokën e gruas njësoj si dredhitë e Lionel Mesit. Më pas e lëshon dhe kjo ngjason e gjitha si goditje këndi.
Mbrojtja është shumë e dobët të dashur miq, çunat që xhirojnë vazhdojnë të thonë “lajmëro policinë mo ejjjj”, ndërsa nga burrat që ndodhen në shesh dikush duket të shprehet “lëre mo lëre”.
Vetëm një burrë e kap butësisht nga krahu të shoqin që godet të dashur miq ,me frikë se mos shkaktojë ndonjë faull.
Nga frika e faullit kapja sa vjen dhe bëhet më e butë të dashur miq.
Kujdesi i tij e çon burrin të ketë goditje këndi. I shoqi kthehet, merr vrulll si Mavraj kur i kujtohet ajo bluza me stampën e birrës dhe godet me të djathtën e tij e fuqishme .
Synimi i tij janë veshkat të dashur miq, pozicioni është i rregullt dhe arrin qëllon mu në veshkën e djathtë. Çfarëëëëëëëë goditjeee. Çfarë goliiii do thosha unë në rastin e ndeshjes së futbollit.
Kështu përfundon ky xhirim, kjo ndeshje do kisha thënë unë të dashur miq.
Në videon e dytë edhe pse goditja është e fuqishme kemi të bëjmë me një pozicion tërësisht jashtë loje të dashur miq.
Në radhët e tifozëve nuk ka asnjë tifoz futbolli por vetëm boksi. Kjo duket nga goditja e tij e fortë ku qëllim ka trurin e vogël. Pozicioni është jashtë loje të dashur miq. Kështu ndeshja mbyllet, domethënë xhirimi.
Zhgënjyese të dashur miq , një ndeshje pa gola kjo e dyta, në të cilën mbrojtja vjen me e fortë se në videon e parë, me një britmë më kuptimplotë: “Ku do shkosh ti pa mua moooojjjj”.
Më këtë britmë pra të dashur miq e mbyllim dhe këtë koment.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Dritan Shakohoxha
Komentet