Deputeti i Bundestagut Michael Brand nga CDU/CSU në fjalën e tij në parlamentin gjerman ve gishtin tek shkaktarët e destabilitetit në Ballkan. Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe ministri i jashtëm i Serbisë Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të Milosheviçit në vitet ’90 nuk janë penduar aspak, përkundrazi. Ndiqeni më poshtë fjalën e deputetit gjerman:
“Në analizën përse KFOR duhet të qendrojë në Kosovë është situatë e qartë për republikën e Kosovës. Shumica e ekspertëce e kanë një mendje se nëse nacionalizmin agresiv të ushëheqjes serbe e heq nga ekuacioni politik, 80% e tensioneve në të gjithë Ballkanin shumë shpejt do të zgjidhen.
Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe ministri i jashtëm Daçiq, bashkëpunëtorët më të ngushtë të kriminelit të luftës Millosheviq gjatë viteve ’90 nuk janë penduar aspak, por e kundërta.
Sot këta kriminelë të luftës i shpallin heronj mohojnë gjenocidet e kryera dhe flasin për vepra heroike.
Mediat e tyre nxisin urrejtje sikur ato të Putinit në Rusi dhe pohojnë kundër të vërtetës që serbët janë të rrezikuar. Këta dy persona e rrezikojnë lirinë dhe drejtësinë në Serbi. dhe rrezikojnë paqen në Ballkan dhe krejt kjo deri më tani nuk ka asnjë pasojë nga BE.
Bashkimi Evropian dhe qeveria Gjermane e nderuara ministre e jashtme Baerbock, verojnë ende ashtu sikur nuk ka asgjë dhe sikur nuk ka nevojë të ndërhyjë askush, por nuk është ashtu.
Udhëheqësit e serbisë kanë ideologji raciste e cila është bërë udhëzues shtetëror që për Putinin është ajo bota Ruse “Ruskimir” e cila sot e kësaj dite është baza për luftën kundër Ukrainës “Serbski sweet” është kopje e botës serbe “Serbski sweet” e cila është krijuar për qeverisjen e presidentit Vuçiq.
Shefi i shërbimit sekret Vulin, po ashtu bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit shprehet se bashkimi i serbëve në Ballkan duhet të bëhet nën udhëheqjen e Vuçiqit.
Opozita serbe paralajmëron që këto ideologji bartin rrezik për luftë.
Mbrojtjen nga kjo luftë e bën NATO-ja dhe SHBA-ja jo BE-ja që është si tigër prej letre.
Pavarësisht të gjitha miliardave BE-ja po e humb besimin dhe ndikimin.
Ndikimi i Rusisë paradoksalisht edhe pas gjenocidit në Ukrainë po rritet në Ballkanin Perëndimor.
Udhëheqja serbe është problemi kyç. Ajo punon aktivisht kundër Perëndimit në bashkëpunim me Putinin.
Prej Vuçiqit vjen ky citim: “Zemra ime është në Moskë”.
Daçiqin e quajnë në Beograd me emrin “Zoti Moskë”.
Edhe pas sulmit në Ukrainë, Serbia ka bërë marrëveshje me Rusinë për t’u koordinuar me politikat e jashtme.
Kjo është shkelje e rëndë e marrëveshjeve me BE.”