Prokurori Elez Blakaj, i cili kishte drejtuar hetimet mbi keqpërdorimet e mundshme në listën e veteranëve të UÇK-së, sqaroi të hënën arsyet e dorëheqjes së tij. Ai tha se kishte punuar në një ambient skajshmërisht të politizuar në mes të kërcënimeve e shantazheve të shumta.
Ish-prokurori special, Elez Blakaj, është lajmëruar më në fund nga Amerika, ai ka postuar një foto të re në llogarinë e tij në facebook, kështu duke nisur një punë të re sipas komentuesve që janë familjarë dhe miq të tij.
Blakaj i cili ishte padyshim pratogonisti i javës, dha dorëheqje nga pozita e tij,po qendron në Amerikë. Ai përderisa po qëndron në Amerikë, këti në Kosovë po vazhdon debati për tërheqjen e njeriut që përgatiti aktakuzën ndaj atyre që dyshohet se frynë listat e veteranëve deri në 60 mijë veta, shkruan gazetametro.net.
Dorëheqja e ish-prokurorit Elez Blakaj bëri shumë bujë të madhe gjatë kësaj jave, ai la një letër të dorëheqjes dhe pa iu përgjgijur asnjë reagimi.
Para se të jepte dorëheqje, Blakaj kishte lënë të gatshme aktakuzën për Komisionin qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit, ani pse ajo është gati dhe e dorëzuar te kryeprokurori Aleksander Lumezi, ky i fundit nuk është ngritur akoma asnjë aktakuzë.
Të akuzuar në këtë aktakuzë nga Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, shkruan gazetametro.net.
Menjëherë pas dorëheqjes së tij, ambasadori Delawie e konsideronte ditë të kobshme për sistemin e drejtësisë në Kosovë tërheqjen e ish-prokurorit.
“Ai kishte përkrahjen e Qeverisë amerikane të kryente studimet për master në fushën e drejtësisë dhe hulumtoi raste të rëndësishme në Kosovë. Kosova duhet të dëshmojë përpjekjen e vet në sistemin e drejtësisë, jo vetëm duke i përkrahur prokurorët, por edhe t’i mbrojë të gjithë ata që duan të shërbejnë në detyrën e tyre”, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane.
Komentet