Po t´i referohemi “Eneidës” dhe harkut të mitëve, eposëve dhe legjendave të njohura trojane: Del se edhe Artiemisa (Artemida) ose Perëndesha e njohur e Hënës, e lindjes. e gjuetisë dhe hakmarrjes, të cilën në Romën e Lashtë-Antike e qauajten Diana ose Selena, së bashku me vëlluan e saj, Apollonin (Zotin e Diellit), si dhe prindërit e tyre, Zeusiin dhe Letën e kështu me radhë: Kanë qenë me origjinë nga Sparta dhe Troja e Lashtë-Antike. Përse (pse) kjo? Sepse, Artemisa ( Artemida) dhe Apolloni, pos tjerash ishin edhe Zotëra (Perëndi) mbrojtës dhe dalëzotës të Trojës, të cilët e penguan (parandaluan) Agamenonin dhe ushtrinë e tij për të rrethuar, djegur dhe pushtuar Trojën, si dhe duke iu hakmarruar Agamemnonit në bijën ( vajzën) e tij, Ifigjeninë-për shkak të armiqsisë së tij kundër trojaneve.
Sipas analëve dhe kronikave të ndryshme të Eurupidit, Herodotit, Tukididit, Homerit etj…thuhet se Ifigjenia u vra ( me diskë nga vet dora e hekurt e Artemises (Artemides) së virgjër dhe tepër hakmarrëse, e cila dikur me vonë, thuhet se iu hakmorr edhe mbretëreshes së Tebës, Niobes dhe bashkëshortit të saj mbret, Amfinoit, të cilët i kishin 14 femijë: 7 djem dhe 7 vajza., duke ua vrarë të gjithë së bashku me vëllaun e saj, Apollonin në shënjë hakmarrjeje për lojalitetin e tyre ndaj Heres, Aresit, Hermesit, Otit, Efiatit etj.
Ndonëse, lindjen e Artemides nga martesa e të ëmës (nënës) së saj vigane dhe titanike ( Letes) me Zeusin: Asokohe e kishte urryer dhe xhelozuar aq shumë-Hera, gruaja tjetër e Zeusit, e cila nga inati, urrejtja dhe xhelozia e pafshehur ndaj saj, e kishte dërguar Leten e bukur dhe shtatëzënë për të lindur Artemisen (Artemiden) dhe Apollonin, dikund në një ishull (ujdhesë) të thatë, të rrethuar nga gjarpërinjtë “Kobra”; “Piton” etj.
Gjithënjë sipas mitologjisë greke, dikur Artemisa ( Artemisa) e bukur, vigane dhe titanike, kishte kërkuar të njIhej dhe takohej dikundi me babain e saj vigan dhe titanik-Zeusin, nga i cili kishte kërkuar qe të mbetej (ngelej) përjetsisht e virgjër, e pastër dhe e fuqishme si Zeusi dhe Zotërat ose Pereënditë tjerë. Bile, edhe grekërit t e lashtë atëbotë thuhët se i kishin çuar (dërguar) vajzat ose bijat e tyre me të zgjedhura dhe me të fuqishme e inteleggjente, për t i stërvitur dhe kalitur në tempullin e Artemises (Artemides) në Kaldea ose Kaledoni.
Ndërkaq, figura ose portreti orgjinal i perëndeshes Artemisë (Artemida) i gdhendur dhe skalitur në bronzë; për herë të parë thuhet se u gjetë ( u zbulua) nga Fisi i madh ilir i Dalmatëve në Vis të Kroacisë, ku edhe sot e kësaj dite ruhet ne Muzeun historik dhe arkeologjik të Splitit-krahas shumë eksponatëve dhe dokumentëve të tjera të Ilirisë-Antike.
Ndaj, për të mos u zgjatur me tepër në këtë tematikë sfiduese dhe tepër interesante: Në vazhdim ia vlen të përmendet ose cekët fakti tjetër mbi luftën e njohur të Eneut dhe birit (djalit) të tij, Maleagrit për Trojën-deri në largimin ose zbritjen e tij në Romën e Lashtë-Antike ndonja 4 ose 3 mijë vjetë më herët, gjegjësishtë në vitin l050 – para Epokës së Re, kur trimi ose heroi i njohur Trojan – Eneu ( i trungut ose fisit ilir te Dardanëve) – pas ngjitjes së pushtetit dhe martesës së tij me princezën e bukur latine – Lavinia (Rea Silvia) në “Lacio”, përkatësisht, në Castel Gandolfo së bashku me të birin e tij, do e themeloi “Qytetin e Diellit” (Romën Antike) të njohur në fillimet e shekujve dhe historisë si “Alba Longa”.
Eneu si birë i Dardanosit, birit ose djalit të Zeusit (Zeus në Antikë quheshin -Zotërat ose Perënditë) dhe Venerës ose Afërdites: Sipas legjendave të shumëta biblike dhe enciklopedike, në forma dhe mënyra të shumëta ishte i ndërlidhur dhe “kurorëzuar” me ligjet dhe botën e perëndive. Ndërkohë që Romuli dhe Remi, kishin qenë të bijtë e Marsit dhe “gruasë së lartë mbretërore” – Rea Silvia
Ndërkohë që sipas burimëve të shumta edhe Mbretëresha Teutë e Ilirisë duke mos i honepsuar ose njohur fare diktatët ose ultimatumet e ndryshme të Perandorisë Romake dhe perandorit të saj Polibie( i cili asokohe e kishte paditur a edhe në gjykatën ndërkombëtre Mbretëshen Teutë)-kishte dhënë urdhër për dërgimin dhed dislokimin (stacionimin) e trupave detare të Ilirisë gjithandej bregedetërave të Egjeut, Peloponezit, Jonit, kKorfuzit, Epirit, Mesdheut dhe Adriatikut, dukde iu gjegjur Polibiut dhe Perandorisë së asokohëshme romake se nuk guxonte askush t´ua ndalonte lundfrimin e lirë dhe kontrollin ose monopolin e plotë detar dhe tokësorë trupave ose forcave ilire buzë detërave të Egjeut, Jonit, Mesdheut dhe Adriatikut.
Qëndrat ose rezidencat me të rëndësishme të Ilirisë në kohën e Teutës ishin Durrësi (Epidamni), Korinti, Elida, Korfuzi, Peloponezi, Risani ose Boka e Kotorrit (Mal i Zi), Visi i Dalmacisë ( Kroaci) dhe kështu me radhë, për të mbrojtur dhe siguruar Mbretërinë e Ilirsë pas vdekjës së papritur të Agronit. kjo gjer me fillimin e luftërave të njohura të ilirëve kundër galëve dhe kundër romakëve nën sundimin dhe komandimin e Hanibalit etj.
Gjithashtu edhe Olimbia (Olimpia) e fisit të njohur ilir të Mirmidonëve ( të cilëve u tamonte edhe Akili i Trojës Antike) iu hakmorrë me vdekje Filipit II të Maqedonisë për shkak të flirtëve dhe komplotëve të tij me Euridiken dhe pjesëtarët e klanëve të ndryshme greke ose helene.
Ndërkaq, Donika Kastrioti, pas vdekjës së kryetrimit dhe kryeheroit tonë kombëtar-Gjergj Kastriotit, i kerkoi strehim ose azyl politik Alfonisit të Spanjës në Valensia së bashku me femijët e saj , për të përgatur vazhdimnin e kryengritjes dhe rezistencës shqiptare kundër perandorisë turko-otomane.
Ndërkohë që fakte, argumente, motive dhe fragmente të ndryshme të femrës ose guas së njohur shqiptare kundër armiqve dhe pushtuesve të ndryshëm shekullor ose gjakatar, mund të hasim në të gjitha etapat ose periudhat e ndryshme të historisë së lashtë shqiptare….Maringona, Shotë Galica, Ibe Palikuqi, Rozafa, Marie Shllaku, Mrika Sokoleshë, Nënlokja trime dhe heroike nga Tropoja që i ndihmoi dhe përgatiti për luftë luftëtarët e UCK-së etj.
Me fjalë tjera, femrat ose gratë shqiptare kanë lënë gjurmë dhe mbresa të fuqishme edhe në Greqi, Romën e Lashtë-Antike, Egjipt, Asiri, Babiloni, (Palestinë), Mesopotani dhe në vende e hapësira të tjera euro-aziatike.
Ndaj, mu për këtë, nuk është aspak e rastit që si Zotëra dhe themelues të parë e të vërtetë të Trojes së lashtë (Antike) – njihen Ilirët, rrjedhimishtë Dardanet.
Dardanosi – i Biri i Zeusit (Zotit) ishte i pari (kryeheroi dhe prijësi kryesor) në Trungun Familjar të Trojanëve.
Edhe Porta kryesore e Trojës atëbotë quhej Dardan ose Dardanos.
Ndërkaq, vetë fjala ose emri Troje – vjen nga leksiku dhe toponimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar që donë të thotë: truall, troje, treva ose vendbanime.
Thuhet se gjatë periudhës së Neolitit në Kosovë (Dardani) u ngritën dhe themeluan qendrat dhe vendbanimet e para urbane si Tjerrtorja (Prishtina), Vicianumi (Vushtria), Gladnica (Graçanica), Rakoshi (Istogu), Rreshtani (Suha Reka), Theranda (Prizreni); Separati (Peja), Besiana (Podujeva) dhe kështu me radhë. Gjatë kësaj periudhe Kosova (Dardania Antike) fale vitalitetit, fertilitetit dhe hderoizmit te femres ose gruas dardano-iliro-shqiptare, do të njoh një zhvillim dhe lulëzim të përgjithshëm shoqëror dhe kulturor. Përfshirë këtu edhe lulëzimin dhe shkëlqimin e përgjithshëm të qendrave (qyteteve) të njohura të Kosovës, respektivisht, Dardanisë Antike -siç ishin Scupi (Shkupi), Theranda (Prizreni), Vicianumi (Vushtria), Separati (Peja), Naisi (Nishi), Besiana (Podujeva) , Juniku dhe të tjera.
Në botën dhe civilizimin e atëreshem poashtu ishte i njohur fakti sipas të të cilit, fisi i madh pellazgo-ilir i Etruskëve, në periudhat e Lashta – Antike, ne Romë ( Itali )- pos përhapjes së letrës dhe shkrimit, e kishin bërë edhe prezantimin ose paraqitjen e grave (femrave), hyjnive, zotërave ose perëndive) në mënyrë skulpturore dhe antropologjike. Respektivisht, përmes gdhendjes dhe skalitjes së portretëve të femrave ose grave te tyre në formë kulti në gurët e Tempujve Hyjnorë. Si Fidia dikur me heret ne sheshin e njohur ” Aeropag” te Athines etj.
Të njohura janë gjithashtu shkrimet dhe legjendat e ndryshme mbi gjeografin dhe leksikografin e shquar antik-Eratostenin (me prejardhje ilire), matematicientin dhe arkitektin e njohur – Heronin, ato mbi poetin dhe shkrimtarin e lashtë- Kalimahun që jetonin dhe vepronin në Aleksandri të Egjiptit e cila emrin e saj e kishte marrur në bazë të mbretit, gjegjësisht, perandorit të famshëm ilir- Aleksandrit (Lekës) të Madh. Ato mbi Arkimedin që jetonte dhe vepronte në Sirakuza, Shën Florin dhe Laurin, Shën Jeronimin, Niketë Dardanin, Sh.Albanin dhe kështu me radhë…
Pa i harruar kurrë mitet, eposet dhe legjendat e ndryshme mbi Perëndeshat e njohura Afërdita, Hera, Athina, Minerva etj., në Greqinë e Lashtë -Antike së bashku me eposet e njohura “Iliada” dhe “Odiseu” të Homerit etj.
Krejt në fund jo rastësisht thuhet se nderi, morali, karakteri, burrëria, heriozmi, sakrifica dhe krenaria e njohur e burrrave ose meshkujve shqiptarë, në të shumtën e rastëve burimin ose origjinën e tyre e kanë tek gruaja ose femra e njohur shaqiptare. Kjo për faktin se mbi 7O % femijët ose pasardhësit i trashegojnë gjenët e nënës ose ëmës së tyre. Femra ose gruaja e bukur, trime, fisnike, intelektuale dhe intelegjente shqiptare, si statuja ose permendore te shgkelqyera dhe madheshtore, sot na percjellin ose shoqerojne ne te gjitha postat ose hyrje-daljet e mundshme te jetes sone.
Komentet