Wladimir Klitschko i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë Ukrainën.
Ish-ylli i boksit Wladimir Klitschko i ka bërë një apel urgjent komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë Ukrainën, e cila ështëe nën agresionin e Rusisë.
“Pas një ore ose nesër do të jetë shumë vonë” thotë Wladimir Klitschko, legjenda e boksit dhe vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali, i cili i dërgon edhe një herë botës një thirrje emocionale për ndihmë.
Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmë në luftën kundër Rusisë.
“Kjo luftë do të vazhdojë në Evropë”
“Disa ditë pasi pushtoi zonat separatiste të Ukrainës lindore, Rusia tani po sulmon të gjithë Ukrainën. Wladimir Klitschko thotë se Putini nuk do të kënaqet me pushtimin e Ukrainës.”
Komentet