Një vizitë e fshehtë e Che Geavarës është realizuar në Shqipëri në Mars të vitit 1960, zbulohet në dokumentarin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Mema, transmetuar mbrëmjen e sotme në Top Channel.
Në aeroport për ta pritur u dërgua Zeqir Agolli, i cili asokohe mbante një post të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme.
Zeqir Agolli tregon se si e transportoi nga Rinasi në Kryeministri, aty ku zhvilloi një takim me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu. Me udhëheqësin Enver Hoxha, Che Geavara nuk u takuam zbulon ish-zyrtari i regjimit.
Zeqir Agolli
Në një prononcim në dokumentar, ai shprehet: “Unë kam qenë drejtor politik në Ministrinë e punëve të Jashtme për Evropën. Më merr në telefon Kryeministri i atëhershëm Mehmet Shehu, më thirri në zyrë. Më tha: Do të shkosh në aeroport të presësh dy ushtarakë kubanezë. Merre veturën dhe ik”.
“Shkova në aeroport, ishte linja ajrore hungareze, Tiranë – Budapest dhe viçeversa. Erdhi avioni me dy ushtarakët. I pari menjëherë më ra në sy: Bereta e famshme e Che Geavarës. U binda që ishte Che Geavara”, tregon ai, sot 96-vjeç.
“Nuk bëmë muhabet fare se unë spanjisht s’dija. Flas 5 gjuhë por jo spanjishten. Ata nuk folëm fare në makinë, i vumë prapa në makinë, unë te shoferi. Mbërritëm në kryeministri, në atë kryeministri që është edhe sot. Edhe shkuam takuam Mehmet Shehun. U përqafuan edhe u ulën. Filluan bisedën se çu bisedua se di se ata flisnin spanjisht, unë spanjisht nuk dija. Ndenjën dy orë”.
“Enver Hoxhën nuk e ka takuar për këtë jam i bindur. Vetëm Mehmet shehun. Asnjë njeri tjetër nga udhëheqja, Enver Hoxha s’merrej me gjëra të tilla, se unë Enver hoxhën e njoh më mirë nga të tjerët, Enver Hoxha ka ndenjur 9 muaj në shtëpinë time”…
Më tej, Zeqir Agolli tregon edhe dhuratën që i bëri Mehmet Shehu-Che Guevaras pas takimit dhe më tej strehimin në një shtëpi rezidencë që i ishte konfiskuar një familjeje të pasur dibrane.
“Në fund të kur u ngritën, shoku Memhet i dha një automatik special. U gëzua shumë Che Guevara, e përfaroi Mehmetin për automatikun. Edhe më tha Mehmeti ku ta çonja. Edhe i çova unë. Sa mbërrimë në shtëpi nga ai nga gëzimi i madh nuk priti fare dhe u shtri në qylym, jo në qylym por në avlli që ishte pasanik ai, ishte shtetëzuar shtëpia. Dhe filloi të bënte ‘të të të’ si automatik”.
“Che Guevara nuk ka dalë nga shtëpia, vetëm të nesërmen në mëngjes që shkova e morra unë dhe e përcolla deri në aeroport. Tani natën, është takuar gjë Mehmet Shehu prapë me ata apo jo, unë nuk e di. Në mëngjes prapë me urdhër të Mehmet Shehut, shkova i morra, mbetën shumë të kënaqur”.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet B . . .
Policët serbë fillimisht vranë Flaka Hoxhën (16) me të ëmën Shahinderen (56), mandej Rita Vejsën (2) me të ëmën Tringën (30), si dhe Valbona Cakën (34), e cila ra e vdekur mbi t . . .
Studiues të ndryshëm prej disa dekadash, duke analizuar me shumë kujdes “Dosjet e JFK” tregojnë me në fund saktësisht rezultatin e shumë pritur arkivor, se ato zbulojnë hapur se ishin . . .
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet B . . .
Kur njoftuan Bab Myslymin se u qëllua Mustafa, ai tha ‘do e bëj gjakun deri në gju’, por kur i treguan kush e vrau…
Në vitin 2003, shkoja në Peqin së bashku me ish të përndjekurin dhe . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2025
“Ilustrowana Republika” ka botuar, të dielën e 30 shtatorit 1934, në faqen n°3, një rrëfim mbi historinë e dashurisë së parë të Aleksandër Mois . . .
Vehbi Skënderi, një individualitet i shquar krijues i poezisë shqipe –
Memorie.al / Poeti Vehbi Skënderi ka lindur në Ersekë më 18 maj të vitit 1927, në familjen e një kleriku të lar . . .
Hyrje
Duke konsudëruar krimn mizor në kampin famëkeq të Tepelenës ku vdiqën 300 fëmijë, pa gjurmë varri e pa emër, veç numërit të tyre, në vendosëm të iu japim një identitet se kane ekz . . .
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën . . .
Amos Chapple
Në një pasdite të ftohtë të një të shtune marsi, dy burra hapën me kujdes një hangar të epokës sovjetike, teksa tentonin që të ngadalësonin lëvizjen e derës të cil . . .
Turneu Moisi i fotografuar për Dagbladet në Østbanen këtë mëngjes. Nga e majta në të djathtë në rreshtin e parë : Raul Lange, i cili luan Valentinin, Moisiu, Karin Ewans, Elsa Basserman . . .
Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2025
Gazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të hënën e 5 shtatori . . .
Komentet