Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk e ka gjetur as në Nju Jork, lumturinë që shfaqi me foto buzëqeshura nga takimet me zyrtarët e lartë të atjeshëm para një jave.
Plagët që ka hapur në vendin e tij, si në rastin e adoleshentit Ardit Gjoklajt, e kanë përndjekur edhe në “Nju Jorkun, qytetin ku kam jetuar dhe e dua fort dhe është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm”, të cilin e vizitoi një javë më parë.
Deputeti Belind Këlliçi ka publikuar pamje dhe foto se si qe në të vërtetë takimi i Veliajt me shqiptarët e Nju Jorkut.
“Kjo është pritja që i rezervuan në New York, ndotësit të Tiranës, Erion Veliaj! – shkroi Këlliçi. “Ti mund të shfaqesh me shumë fytyra, po kudo qofsh, emri i të vrarit Ardit Gjoklaj do të të ndjekë nga pas. Liria jote është padrejtësi për Arditin. Duhet të ishe prapa hekurave, jo në New York!” nënvizoi ai.


Komentet