Kombëtarja mposhtet përsëri. Katër ditë pas disfatës në Palermo, kuqezinjtë thyhen 2-1 nga Bosnjë-Hercegovina në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”.
Ndeshja që solli debutimin e Albi Allës nisi mbrapsht për ekipin tonë. Aliji shkaktoi një penallti në minutën e shtatë, që u shndërrua në gol nga kapiteni Edin Xheko pak sekonda më pas.
Tri minuta para pushimit miqtë ballkanas dyfishuan epërsinë me Senad Luliçin, i cili finalizoi një aksion model.
Në pjesën e dytë skuadra shqiptare u mundua të reagonte dhe përpjekjet u shpërblyen në të 68-n, me Balajn që ngushtoi disavantazhin pas një krosimi të Hykës.
Në fund Latifi ishte i pafat, pasi portieri Begoviç i mohoi golin e barazimit.
Kjo ishte disfata e katërt radhazi për kuqezinjtë, që kanë pësuar dhjetë gola dhe shënuar vetëm një.
Minutë pas minute
68′ GOL! Shënon Shqipëria. Krosim i bukur i Hykës nga e djathta dhe Bekim Balaj nuk fal me kokë duke ngushtuar diferencat. Goli i katërt në 21 ndeshje për sulmuesin shkodran.
65′ Minuta të qeta, me lojën e përqendruar në mesfushë. Asnjëaksion i rrezikshëm.
59′ De Biazi lëviz përsëri në stol duke futur Roshin në vend të Memushajt. Tani reshtimi ndryshon në 4-2-3-1, me Bashën dhe Kukelin para mbrojtjes e treshen Roshi-Hyka-LLullaku pas Balajt.
53′ Aksion i Hykës nga e majta, por shtatshkurtri kuqezi bllokohet menjëherë nga dy mbrojtës boshnjakë, që ia marrin topin në zonë.
52′ Bosnja tenton të marrë kontrollin e lojës përballë një SHqipërie që nuk arrin të organizohet dot siç duhet.
46′ Edhe boshnjakët bëjnë një tjetër lëvizje. Del Prçiç, në lojë Çimirot.
46′ Pjesa e dytë nis me dy ndërrime te Kombëtarja jonë. Strakosha dhe Alla u lënë vendin Hoxhës dhe Ajetit.
Pjesa e parë
45+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Bosnjës 2-0.
42′ GOL! Shënon sërish Bosnja. Aksion i bukur i miqve, me Senad Luliçin që, dy hapa larg vijës, nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin e marrë nga Kodro nga krahu i djathtë.
40′ Bosnja bën zëvendësimin e parë. Vranjes largohet pas një dëmtmi të pësuar disa minuta më parë dhe në vend të tij futet Stevanoviç.
39′ Bekim Balaj mundohet të përfitojë nga një top i kthyer drejt portierit nga një mbrojtës boshnjak, mirëpo Begoviç është i vëmendshëm dhe largon topin me këmbë.
31′ Kombëtarja jonë i vazhdon sulmet. Sërish Memushaj “peshkon” Hykën në zonë, ky fut një top horizontal, por mbrojtësit e Bosnjës janë të vëmendshëm dhe largojnë rrezikun.
31′ Kombëtarja jonë i vazhdon sulmet. Sërish Memushaj “peshkon” Hykën në zonë, ky fut një top horizontal, por mbrojtësit e Bosnjës janë të vëmendshëm dhe largojnë rrezikun.
27′ Ndërkohë, De Biazi ua ndërron vendet Hykës dhe Llullakut.
26′ Këmbëngul Shqipëria, me Memushajn që vertikalizon bukur për Hykën. Por topi është pak më i fortë se ç’duhet dhe portieri boshnjak e shoqëron jashtë vijës fundore.
23′ Tjetër dalje e kuqezinjve në të majtë. Aliji kroson në zonë,por portieri mik zotëron topin para se Llullaku të përfitonte.
14′ Shqipëria përpiqet të reagojë. Azdren Llullaku depërton bukur në zonë, por në momentin e fundit vonohet. Krosimi i tij ndalet nga portieri Begoviç.
7′ GOL! Shënon Bosnja. Aliji shkakton penallti dhe Edin Xheko mposht Strakoshën nga pika e bardhë. Goli i 50-të në Kombëtare për kapitenin boshnjak.
4′ Minutat e para janë për miqtë, që zbresin në krahun e djathtë me Vranjesin. Por Aliji mbyll saktë.
1′ Dëgjihet fishkëllima e gjyqtarit, që i jep udhë ndeshjes, Topin e parë e luajnë .
Shqipëri 0 – 0 Bosnjë-Hercegovinë
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Alla, Veseli, Aliji; Kukeli, Basha, Memushaj, Hyka, Llullaku; Balaj.
Trajner: Xhani De Biazi
Bosnjë-Hercegovina: Begoviç; Vranjes, Zukanoviç, Sunjiç, Djumiç, Luliç, Prçiç, Jajalo, Kruniç, Kodro, Xheko.
Trajner: Mehmed Bazhdareviç
Gjyqtar: Dimitar Meçkarovski (Maqedoni)
Komentet