Tensionet seanca në Kuvend pasi kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të largojë nga salla kryeministrin Rama.
Pas nje fjalimi te shkurter ku e vuri theksin te fakti se 11 kuksiane jane ende burg, lideri i opozites u shpreh se nuk mund te kete seance normale pa u larguar nga salla kreu i qeverise per fjalorin qe perdori dy jave me pare.
Fillimisht kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci i kerkoi gardes qe te largohej dhe te mos i dilte perballe opozites, nderkohe qe me pas vendosi per nje pushim pese mintuesh deri ne normalizimin e situates.
DEBATI
Lulzim Basha: Sot është dita e 13 që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda e Ramës. 11 njerëz të varfër, të rrëmbyer nga policia dhe prokuroria politike Rama- Marku janë në burg. Ky kryeministër që vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë e kryebashkiakë i do në pranga 11 kuksianët dhe shqiptarët e ndershëm.
I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos i harroni kuksinaët. Ata janë ende në burg, liria dhe dinjiteti i tyre janë të dhunuar. Nuk duhet ti harrojmë. Harresa dhe indiferenca e njerëzve janë ato që u mundësojnë autokratëve të plaçkisin popullin e tyre. Ne jemi të gjithë kuksianë se jemi të gjithë njerëz. Ata treguan se në këtë vend ka ende kurajo. ne nuk duhet të tolerojmë asnjë padrejtësi kudo që ajo ndodh. Dua tu bëj thirrje të gjithëve të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie. I bëj thirrje çdo shqiptari të mos presë që të bëhen qindra, mijëra e miliona, por të reagojë secili kundër padrejtësisë kudo që e sheh.
Ndale seancën menjëherë, përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca normalisht. Populli do ta tregojë prape. Nuk ka për të pasur procedim normal të seancës. Ai do largohet dhe do mbajë përgjegjësi para ligjit.
Gramoz Ruçi: Uluni në vend që të flasin deputetët e tjerë që kanë regjistruar emrin.
Taulant Balla: E mor Lul nuk të erdhi LSI nga mbrapa.
Monika Kryemadhi: Të largohet Edi Rama pastaj nis seanca.
Flamur Noka: Nuk mund ti drejtohet popullit të tij me të tilla terma.
Gramoz Ruci: Ndërpritet seanca dhe kërkoj të reflektoni për të vazhduar me normalitet seancën.
Komentet